Nënkryetari i KQZ paralajmëron kryebashkiakët e PD: Pengimi i përgatitjeve për zgjedhje, vepër penale. Do ketë kallëzime shumë shpejt

14 Qershor 2019, 17:23Politika TEMA

Nënkryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba paralajmëroi  kryebashkiakët e djathtë se pengimi i zgjedhjeve është vepër penale dhe shumë shpejt do të ketë kallëzime pasi këta kryebashkiakë nuk po njohin 30 qershorin si datë për zgjedhjet lokale.

Gjatë një intervistë në emisionin ‘Top Talk’, Biba foli edhe për vendimin e KQZ, ku të paktën 4 anëtarë të saj e kanë shpallur nul vendimin e Metës dhe kanë vazhduar punën, ndërsa kryetari i saj Klement Zguri përfaqësues i opozitës ka njohur vendimin e presidentit.

“Në se do kishim vendosur ta shpallnim antikushtetues ose të pavlefshëm do të kishim kaluar absolutisht kompetencat, por në fakt KQZ vetëm konstatoi në debatet e tij pavlefshmërinë absolutë të aktit dhe vendosi ta injorojë atë duke vazhduar me punën . Kam dëgjuar këto ditë shumë juristë në fakt nuk kanë faj. Lënda e së drejtës është një fushë shumë e madhe dhe siç ka civilist ka juristë të së drejtës penale, por ka dhe administrativist e kështu me radhë.

Kjo gjithëditja në Shqipëri tashmë është fenomen i njohur, gjithkush flet për gjithçka. Por më çfarë kam konstatuar është mos njohja, injoranca në lidhje me ndryshimet e fundit që ka bërë kodi i procedurave administrative, është një kod i ri relativisht, nga 2015, në 2016 hyri në fuqi. Kodi i procedurave administrative ka sjellë elementë krejt të rinj në lidhje me pavlefshmërinë absolute të aktit. 

Në kuptim të nenit 111 të kodit të procedurave administrative çdo organ publik ka detyrimin të konstatojë pavlefshmërinë e aktit. Presidenti i Republikës nuk është një organ superior ndaj KQZ. KQZ nuk është një organ inferior ndaj presidentit të Republikës, KQZ është një organ i pavarur i parashikuar nga ligji dhe që i jep llogari Kuvendit.

Kemi patur disa problematike me kryetarë bashkishë të së djathtës, të cilët duke mos njohur datën e zgjedhjeve nuk po bashkëpunojnë për përgatitjet. 

Ju kujtoj zotërinjve se pengimi i zgjedhjeve është vepër penale dhe shumë shpejt do të ketë kallëzim për ta”, u shpreh Biba. (TemA)

4 komente në “Nënkryetari i KQZ paralajmëron kryebashkiakët e PD: Pengimi i përgatitjeve për zgjedhje, vepër penale. Do ketë kallëzime shumë shpejt”

  1. Pershendetje Luarasi says:

    E kam pas profesor te kushtetuses prof Denarin. Absolutisht me i miri. Ne oren e tij nuk gjeje vend te klasa.
    Korrekt sa ska ku te veje. I shtrenguar me noten, po korekt

  2. Rambo says:

    Po ik mor te gotcha moment ene gjithe femrat e pularise mor biban pa pupla. E kthyen shqiperine ne ’45 , komisari politik me I rendesishem se komandanti. Fisin ne vrime te shures. Kaq.

  3. gjeramadhi says:

    joskane faj ,por jane pyka thuaj

  4. Murrizi official fan club says:

    Denar to do hash burgun per vete me kte kamikazllek politik qe po ben. Ti je 1 ushtar I bindur I rames.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje