11 fakte pse Berisha nuk e lejon Metën të dekretojë një datë tjetër zgjedhjesh

15 Qershor 2019, 14:47Blog TEMA

Nga Kreshnik Spahiu*                                

Edi Rama gabohet kur e quan bukëshkalë Ilir Metën. Ai nuk i ka borxh socialistëve as që e zgjodhēn President, as që e votuan si Kryetar Parlamenti, as që e bënë kryeministër 29 vjeç.

Rama ende s’e ka idenë çfarë nderi është me të shpëtu Berisha nga burgu 4 herë, dhe që të vras për Metën 4 protestues në bulevard.

E mira harrohet, burgu jo.

Për çdo jurist, madje edhe ata  që mbrojnë me fanatizëm legjitimitetin e dekretit të Presidentit Meta, kanë mbetur ende pa argument dhe me interpretim shterues analiza “Pse Ilir Meta nuk dekreton datë tjetër zgjedhjesh”

Në këto kushte vëzhgimin tim ligjor po e ngre mbi disa deduksione politike dhe juridike:

– Nëse zbatohet dekreti Presidentit Meta do e lëm Shqipërinë pa zgjedhje lokale dhe pa votuar?

– Do vazhdoj Erion Velia, Vangjushi, Leli, Voltana, etj në detyrë pa afat si kryebashkiak përtej mandatit?

– Nëse PS do bojkotoj zgjedhjet parlamentare në 2021 do e shtyj Presidenti Meta datën dhe do i lëri socialistët pa limit në pushtet apo do vazhdoj zgjedhjet të bëhen vetëm nga opozita?

Ilir Meta i cili u kujdes për çdo detaj patriotik deri në përbetimin me shqiponjë para dekretit të firmosur nuk po jep dot asnjë argument kushtetues që pse ende heziton të caktoj një datë tjetër zgjedhjesh.

Duke qenë se Ilir Meta fshihet pas gishtave të shqiponjës, po rendisim arsyet pse ai s’po vepron si Bujar Nishani apo Alfred Moisiu që ndonëse i shtyn zgjedhjet në 2017 apo 2003 patën caktuar një datë tjetër zgjedhjesh dhe jo ç’dekretim pa datë dhe pa afat:

1- Dekreti nuk synonte shtyrjen e zgjedhjeve por lënien e Shqipërisë pa zgjedhje dhe imunizimin e rebeluesve që do pengojnë votimet.

2- Meta dhe Berisha nuk duan shtyrje zgjedhjesh dhe as votime por rotacion me marrveshje në tavolinë. Thjesht pazarin e rradhës siç kanë vepruar 30 vjet.

3- Shtyrja nuk është zgjidhje sepse ndryshimet kushtetuese dhe ligjore nuk bëhen as për 3 javë dhe as për 3 muaj.

4- Shtyrja nuk zgjidh aspak krizën sepse shtyrja nuk nënkupton doreheqjen e Kryeministrit Rama,

5- Shtyrja nuk ishte plan dhe objektiv opozitar sepse opozita kërkon zgjedhje parlamentare të parakoshme dhe jo bashkiake,

6- Shtyrja nuk e shpëton Lul Bashën nga dorëheqja nëse ai do të humbasë ato qofshin në 30 qershor apo 30 tetor,

7- Shtyrja nuk ndalon efektet e funksionimit të SPAK dhe arrestimit të peshqve të mëdhenj,

8- Ky nuk është dekret i Ilir Metës por i Sali Berishës. Meta i është bashkuar hallit të përbashkët që ata kanë me amerikanët.

9- Shtyrja nuk zgjidh krizën e numërimit të votēs për partitë e vogla ndonse Meta shtiret sikur konsultohet sepse ato parti nuk fitojne asnje Bashki nëse hyn PD ne zgjedhje lokale,

10- Një datë tjetër nuk i shërben bashkshortes së tij Monika sepse i është shkërmoqur aq shumë partia dhe nuk fiton dot asnjë Bashki perballë PS.

Së fundmi Ilir Meta s’ka kēllqe të caktoj datë tjetër zgjedhjesh sepse nuk e lejon doktori, pasi në thelb do i shërbente Partisë Socialiste.

Edi Rama do vraponte në dialog me batutën e rradhës:

“Po jam gati t’ju rrah bashkë me doktoreshën dhe doktorin në datēn tuaj 30 korrik, 30 gusht, 30 shtator, boll të vazhdoj të jem kryeministër”

Jo jo Meta nuk do dekretoj asnjë datë tjetër zgjedhjesh. Shqipëria është pronë e tij dhe fundja populli s’ka çfarë zgjedh sepse Meta i bën të gjitha: President, Kryeministër, Kryetar Parlamenti, deputet, Ministër, zv/kryeministër…….

Thjesht i duhen 30 vjet të tjera të ri-filloj nga e para…

11 komente në “11 fakte pse Berisha nuk e lejon Metën të dekretojë një datë tjetër zgjedhjesh”

  1. J says:

    Meta nuk zgjedh nga frika sepse berisha i ka përgatitur dosjet që e diskretotojnë. Është mes 3 zjarresh. Berisha me dosje, America me fakte, donika me shpulla kur shko në shpi. I leverdis të vrasë veten.

  2. lalai says:

    Te Pika 3 ja ke fut kot!!!

  3. FORSTER says:

    Zoti Kreshnik mos I bjere rrotull e rrotull ,per te njgjallur friken ne popull ,se edhe ti je si pune e Ilir-Trapit ,por kur ja u shterngojne rripin te huajt , ju qe flisni me kete gjuhe i miratoni dhe i vini ne detyre ,ashtu si miratoi ministrin e jashtem ,Cakraj e c’fare I ngeli hajdutit te Skraparit ,sehan-lepiresit ,te Sali-Berishes ,ku keta dy figura jane pika strdegjike e neo demokracise ,ne SHqiperi por me ngritjen e S.P.A.K. dhe te B.K.H.keta 2-Zagare,do te largohen nga Shqiperia si dhelpra me bisht-ne-shale.

  4. Tonny says:

    Hera e pare qe the dicka te zgjuar o Niku Spahinjve

  5. Shvejku says:

    Ore,ky Spahiu eshte tjeter njeri apo ao krrici i AK-se?

  6. BRSS says:

    JA KE FUTUR KOT OR MIK ,METES KA PER TJU QIR NENA ME KALLEM

  7. Pirdh pirdh says:

    Saliu dhe Luli do te vij ne pushtet perseri ketu do te jemi deshmitare te kesaj gjeje nepermjet nje marreveshje SHBA-RUSI…me nje rotacion politik ne tavoline..Rusia kerkon pjesen e saj ne Ballkan dhe ky rotacion eshte edhe pjeasa e saj ne Shqiperi ndaje nga mendja shqiptare…Saliu e Luli nuk i fut njeri ne burg sa te jete Rusia ne krah….ky eshte realiteti te tjerat jane pordhe me rigon

    1. uhahahaaaaaa says:

      Pirdh pirdh se lirohesh ?

  8. Realisti says:

    NIKU I SPAHINJVE …I KE RENE PIKES…KORREKT SHKURT SAKT.
    VETEM KESHTU I SHERBEN KOMBIT.
    EDI RAMA MUND TE JET ARMIKU JOT …POR DIJE MIRE DHE TI.
    ESHTE FAT PERKOMBIN QE ESHTE TANI NE VENDINE DUHUR KA SUPORT POLITIK E SHTETEROR QE TE NDAL SHKATERRIMINE VENDIT NGA KRIMINELI SALI RAM BERISHA.
    TE GJITHE HAJDUTET JAN BERE NJE ME KRIMINELIN SALI.
    EDI RAMA ME MBESHTETJEN E MENCURISE POPULLORE DO I MUND TE GJITHE HIENAT .
    VENDI DO SHPETOJ
    30 QERSHORI PO VJEN.
    30 Qershori me sukses …vdes akti e shpresa e Saliut e lakenjve per rrezimine Shtetit … anarki qe te ndalin Reformen na Drejtesi.
    E drejta e popullit do troumfoj.

  9. Atdheu says:

    meta di te dekretoi CIZMEN NE PARLAMENT familje vari trapin pa karakter

  10. ¬ says:

    Grida Duma zgjidhet Presidente Republike dhe në popull.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje