Një aksidenti tragjik që ndodhi mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, i mori jetën 3 anëtarëve të një familje ndërsa dy persona të tjerë janë rëndë në spital.
Mësohet se babai, nëna dhe dy vajzat e tyre kishin qenë duke festuar një ditëlindje në një lokal në Elbasan, para se të ndodhte aksidenti.
Pas festës, rrugës teksa ktheheshin në shtëpinë e tyre në Tiranë ata janë përfshirë në aksident.
Paraprakisht mësohet se afërmi i tyre, që drejtonte mjetin udhëtonte me shpejtësi tej normave të lejuara.
Fatkeqësisht humbën jetën në vend Bardhok Bibaj. 62 vjeç, Valentina Bibaj 54 vjeçe, Florida Bibaj e bija 22 vjeçe, nga Mirdita, ndërsa në gjendje kritike për jetën është vajza tjetër e çiftit, Xh. Bibaj, 26 vjeçe si dhe drejtuesi i mjetit Arlintin Alia, 32 vjeç nga Puka.
Njoftimi i dytë i policisë:
Dua t’u sqaroj në lidhje me aksidentin e ndodhur në orët në para të mëngjesit të sotëm.
Për shkak të konfuzionit të krijuar nga vetë natyra e aksidentit dhe pasojat që solli, edhe informacioni ka qenë jo i saktë.
Ne njoftimin paraprak është raportuar se kanë ndërruar jetë katër persona, por njëra prej vajzave ndodhur në gjendje kritike për jetën, pasi kur është raportuar se ndërroi jetë kishte kaluar në vdekje klinike.
Drejtues mjeti Arlintin Alia, 32 vjeç nga Puka, në gjendje të rëndë për jetën
Bardhok Bibaj. 62 vjeç.Mirditë, ka ndërruar jetë
Valentina Bibaj 54 vjeçe Mirditë, ka ndërruar jetë
Florida Bibaj e bija 22 vjece, ka ndërruar jetë
Xh. Bibaj e bija, 26 vjeçe, është në gjendje kritike për jetën.
U njoftua nga spitali se ndërroi jetë, por ka kaluar në vdekje klinike dhe tashmë ndodhet në gjendje kritike për jetën në Spitalin Ushtarak.
(TemA)
Cfare fatkeqesie, o zot. Nuk do te ndodhte ndoshta nese do kishin rripat dhe vajzat e vogla do ishin ne kolltuke te posacme. Kujdesuni per veten o shqipetare.
Fatkeqesi e madhe!
Me vjen keq per viktimat por jo per shoferin sepse ne ne pergjithesi, e per fat te keq, jemi kriminel edhe ne vozitje.
Ngushellime familjes viktime e kriminelit.
Mos pini dhe ti jepni makinës ore Shqiptare! Vendosja e rripit është ajo që të shpëton ndinjehere. Sa duhet të. vriten që populli injorant Shqiptar ta kuptojë që kjo nuk është lojë. Makina është arme kur nuk përdoret në rregull