FATOS MALAJ, kandidat për deputet në A’ Athinë me Lëvizjen për Ndryshim (Kinima Allagis), u bën thirrje gjithë bashkatdhetarëve që kanë të drejtë vote, të votojnë në zgjedhjet e 7 korrikut.
Pjesëmarrja në votime është Fuqi.
Duke votuar në zgjedhjet kombëtare ti përcakton të ardhmen tënde.
Ngrije zërin tënd, sepse:
-Vota jote ka ndikim në mënyrën se si Parlamenti vendos për çështje që influencojnë jetën tënde të përditshme. Ke të drejtën për të shprehur mendimin tënd në ato vendime.
-Vota jote mbron ty dhe familjen tënde. Mos lejo të tjerët të vendosin për ty.
-Vota jote mbron Demokracinë. Demokracia varet nga pjesëmarrja jote dhe mundësia që të jepet për t’u dëgjuar fjala jote.
PËRSE VOTOJ PËR FATOS MALAJN
-Duke i hapur dyert kandidatëve me origjinë emigrante, Greqia i përgjigjet me vepra elementëve racistë dhe ksenofobë, duke dhënë leksione demokracie, progresi, barazie dhe barazvlefshmërie dhe duke u mbetur besnike vlerave tradicionale greke.
-Qytetarët grekë me origjinë emigrante shtojnë zërin e tyre në parlamentin grek për sanksionimin e të drejtave të tyre. Problemet e integrimit dhe emigracioni mbeten të hapura në Greqi dhe kërkojnë zgjidhje të menjëhershme. Fatos Malaj disponon përvojën dhe kapacitetet që të shndërrohet në një urë të vërtetë komunikimi ndërmjet emigrantëve dhe grekëve.
-Lëvizja për Ndryshim, me alternativat e veta politike ka dëshmuar se përbën forcën politike që mbron më shumë se çdo forcë tjetër të drejtat e emigrantëve.
FATOS MALAJ, kandidat për deputet në A’ Athinë me Lëvizjen për Ndryshim (Kinima Allagis).
Një zë ndryshe në parlamentin Grek.
Marnis 59, 10437, Athinë
Tel. 2114147928 / 6907631591
E-mail: [email protected]
facebook: @fatosmalai
Instagram: @malajfatos
Twitter: @FatosMalai
NUk te votojne shqiptaret se partia qe ke zgjedhur ti eshte inegzistenete. Vetem Cipras votojne shqiptaret qe u dha per here te pare gjithe te drejtat demokratike te Europes perndimore pas 28 vjetesh. Eshte partia qe mbeshteti gjithe popullsine greke e te huaj nga miljarderet e Micotaqis qe e vodhen e ropen dhe e duan perseri ta çojne atje ku ishte. Cipra e shpetoi Greqine nga shkaterrimi total dhe i erdhi perseri fytyra. Kush nuk ja di, le ta provoje se me keq do perfundoje. E baterdisi Simitis, e vodhi totalisht Karamanlisi makaronave, ra viktime papndreu vogel dhe shpetimtar ju gjete Greqise nje djale i ri plot dinamizem e shprese qe dhe e shpetoi. Votoni Cipras te siguroni te ardhme!
Ka zgjedhur nje parti qe mbledh gjithe bishtat e Pashokut qe presin nje kocke nga Micotaqi, kreu liberal qe ka si devize ” teteoreshi eshte nje gje e tejkaluar”. Si mund te sjellin ndryshim ata qe jane shtylla vertebrore e keq_qeverisjes shumevjecare qe solli falimentin e Greqise? Emigrantet shqiptare jane aleatet e natyrshem te Sirizes qe ju dha te drejtat atyre. Pashoku dhe ne ditet e tij te lavdishme kishte minister rendi Papathemeli qe i sillte shqiptaret verdalle qe as nuk e mendonte tu jepte atyre shtetesine. Prandaj nje kandidim i tille eshte deshtuar, ai nuk i merr votat tona.
o laro,ndalohet me ligj propaganda ”votoni moua”,po ti trupin ke ne greqi se koken e ke m’istamboul………..cok gyzel!
SIRIZA
Bravo komentusit me lart ,mendje hapur e respekte ! Nuk kam cfar shtoj ma dhe cuditem me kte popull qe ndjek belan !Zaten mir thon qe popujt harojn e behen si miz e kalit ! Cipra ,ky i ri qe doli nga gjiri popullit, beri shum shum qe te dal nga llumi i borxheve qe e futen paraardhesit qe trashegojn mbiemrat e “stafetes” politike te dhjamur prej saj , qe diten qe lindin ! Nuk kuptoj pse ky Malaj ka zgjedhur kte Parti dhe jo Sirizen, ku e ka hallall voten e shqiptareve …Vota e shqiptareve i takon Sirizes ,se shqiptaret jan mienjohes e nuk harojn ….
mision i pamundur per tu bere deputet nje shqiptar ne vendin me shovinist ne europe
Yasu mutofagos