Talenti Kastrati rrëfen kohën te Shqipëria: Qëndrova 10 ditë dhe më hoqën nga ekipi, isha i dëshpëruar

18 Qershor 2019, 11:41Sport TEMA

Lirim Kastrati është një nga talentet e shumtë të përfaqësueses së Kosovës, teksa futbollisti është edhe pjese e Lokomotivës së Zagrebit në Kroaci, skuadër ku aktivizohet edhe lojtari i Kombëtares së Shqipërisë, Myrto Uzuni.

Ndërkohë, Kastrati, i cili më parë ka veshur edhe fanellën e kuqezinjve të moshave U17 ka treguar në një intervistë për emisionin ‘Interaktiv’ se te Shqipëria kishte probleme dhe pasi qëndroi 10 ditë më pas e larguan.

“Para se të vendos për Kosovën kam pasur kontakte dhe me shtetin kroat e Shqipërinë. Isha te Shqipëria U17, por kisha disa probleme e më hoqën.

Kam qëndruar 10 ditë e në ditën e ndeshjes më hoqën nga ekipi. Ka qenë trajner Alban Bushi. Kishim dy miqësore, më ka ftuar e nuk më ka futur në lojë, por s’ka gjë.

Kishin ardhur edhe familjarë të mi për të më parë në Durrës. Pesë minuta para ndeshjes më tha se nuk jam në 18-she dhe e kam parë ndeshjen nga tribuna.

Isha i dëshpëruar. Më pas Shqipëria më kontaktoi, por vendosa të luaj për Kosovën sepse ndihem më mirë”, tha Kastrati, duke zbuluar prapaskenën.

3 komente në “Talenti Kastrati rrëfen kohën te Shqipëria: Qëndrova 10 ditë dhe më hoqën nga ekipi, isha i dëshpëruar”

  1. Deda says:

    Brravo rrespekte djalosh je i nerum. Suksese ne karrier.

  2. bimi says:

    Tani futja kot ne fushe 11do luajn dhe ne kombetare si puna e ketij Kastratit dhe mbase me te mire se ai jane . Ju e beni sikur ka ikur ndonje lojtar klasi ,per mendimintim i vetmi qe vertet eshte futbollist qe ben diferencen eshte Rashica , por dhe ai prape me Kosoven luan pra me gjysmen tjeter te kombit.

  3. Blater says:

    Investigoni kush ka qen qokka dhe kujd ja ka bere DonDuka

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje