Nga Mero Baze
E vetmja gjë që binte në sy pasi kaluan trazirat e vitit 1997, ishte përpjekja e protagonistëve të dhunës së asaj kohe, për të larë duart nga ato që kishin ndodhur. Për shkak se situata doli jashtë kontrollit dhe degjeneroi në dhunë dhe vrasje, ata që ishin në krye të Komiteteve të Shpëtimit (si këto Komitetet për Mbrojtjen e Demokracisë), përpiqeshin të hiqnin emrat nga gazetat, ata që e kishin nisur protestën, me idealizëm dhe me të drejtën e tyre për votën e lirë, apo humbjen e parave, shmangnin protagonizmin publik, politikanët kryesorë të vendit, bënin sikur nuk ishin ata që i kishin vënë flakën vendit, ndërsa shumë gazetarë sikur nuk ishin ata që ishin përdorur në këtë luftë.
Fatos Lubonja nuk kishte qejf t’ia kujtoje Forumin për Demokraci, Sali Berisha nuk kishte qejf t’ia kujtoje djegien e “Koha Jonë” dhe rrahjen e Edi Ramës, Ndre Legisit, Kastriot Islamit e Neritan Cekës, nuk kishin qejf t’ia kujtoje shoqërinë me Zani Çaushin, gazetarëve nuk kishin qejf t’ua kujtoje çfarë kishin shkruar, e kështu me radhë.
Tani ka nisur një histeri e re.
Disa kokoroçë të PD, bëjnë thirrje për vëllavrasje, betohen se janë gati të flijohen dhe se nuk i tremben plumbit a burgut, dhe shoh që palët janë ndarë pro dhe kundër tyre.
Një grup mbështetësish të PD, nga ata që mendojnë se Luli këtë herë nuk do t’i heqë nga lista, kanë filluar të imitojnë nismën #me too, e cila në fakt ka pasur në qendër të saj, denoncimet për dhunën seksuale mbi femrat vite më parë, dhe e kanë adaptuar atë si angazhim kundër zgjedhjeve.
Dyshja opozitare formale Basha- Kryemadhi dhe dyshja opozitare reale Berisha- Meta, janë në përpjekje për të dhënë mesazhe të paqarta, ndryshe për ndërkombëtarët dhe ndryshe për elektoratin, për të mbajtur ndezur zjarrin e protestave deri më 30 qershor.
Një duzinë njerëzish që japin opinionet e tyre në ekrane oligarkësh, kanë filluar klasifikohen si gazetarë dhe janë në garë me njëri- tjetrin kush të gradohet zëdhënësi i revolucionit.
Dhe natyrisht, një shumicë shqiptarësh, që e urren këtë që po ndodh, është e irrituar me ta.
Merreni më qetë këtë histori. E vetmja gjë që të bëni, është të botoni çdo thirrje, të mos i çensuroni, të mos i anatemoni për atë që bëjnë, se nuk ja vlen. Lerini të shfaqen, lerini të lënë gjurmët e tyre në atë turp që mund të ndodhë.
Ajo që ka rëndësi më 30 qershor, është që të provohet, që kjo histori nuk është më një teatër, që mund të mbyllet me një përplasje duarsh “qepalla”, siç bëjnë kalamajtë që pajtohen, pasi janë sharrë nga mami.
30 qershori është një ditë e rëndësishme për Shqipërinë, jo se do na japë zgjedhje, por se do na japë një humbës të kësaj historie të shëmtuar.
Shqipëria nuk mund të shkojë nga kriza në krizë, duke mos humbur askush.
Ndaj mos u zemëroni me këta që bëjnë thirrje për luftë, këta që krekosen se do vrasin njerëz, apo të tjerë se do djegin të gjallë njerëzit duke votuar. Vetëm botojuni emrat, fytyrat dhe lëreni me aq.
Pas disa muajsh do kemi plot kërkesa të fshijmë postimet e tyre në gazeta, dhe plot alibi se deklaratat janë nxjerrë jashtë kontekstit.
Pak a shumë janë i njëjti kontigjent që bënë dhe ’97-n. Dhe të njëjtët që pastaj të nxirrnin sytë kur ua kujtoje.
30 qershori është një ditë e madhe, jo se nuk do të ketë përplasje, siç qetëson Edi Rama, por se duhet të ketë një përplasje, për të prodhuar një humbës kjo histori.
Revolucion pa të mundur dhe rezistencë pa fitimtarë nuk mund të ketë. Ndryshe 30 qershori do të jetë vazhdimi i gjobave të humbësve ndaj fitimtarëve, dhe jo ditë zgjedhjesh.
Dhe nuk është dita që do të zgjedhim kryebashkiakët e historisë, se ata i dimë që sot. Është dita që do të zgjedhim dështakët e histerisë.
Të cilët, 30 qershori do t’i përzgjedhë si zjarrvënës.
Bravo Mero je nje nder analistet me te sakte te hane ate mikun ty pseudo analiste si lubonja bushati apo debila si Zheji e compani respekte
Faleminderit shume i nderuar MERO BAZE, kjo eshte analize, Ne patjeter do shkojme te votojme dhe ata qe do duan te na pengojne do ti leme ne idiotizimin e tyre, cdo gje do monitorohet, ata bejne thirrje per lufte e vrasje por nuk jane aq trima, Basha te tjera ju thote te huajve qe i shkojne ne zyre, dhe sapo del nga zyra te tjera ju thote njerezve dhe gazetareve , eshte njeroiu me i pabesueshem qe mund te na kete rastisur ndonjehere, krijojne panik qe te trembin ata qe duan te votojne, Por jo ne nuk kemi frike do shkojme te votojme per veten tone dhe per femijet tane,
Flm I nderuar.
Te lumte pena zoti BAZE
Si gjithmonë pak e saktë. Mjafton analiza që bëni. Mposhteni frikën e mos dëgjoni të trëmburit nga frika, shkoni votoni. Të them të drejtën pashë për biletë, por kthimi ishte në orën 4 të mëngjesit me datë 30 e nuk më interesonte, se duhet të kthehem po me 30 qershor. Por ju që mundeni dhe ju që jeni në Shqipëri shkoni votoni, tregoni se doni Shqipërinë e jo partitë, mos u frikësoni nga klithmat e ujkut që po jep shpirt. Hiqen sikur i mbështet njeri, por shtetet demokratike nuk mbështesin dhunën dhe bojkotin e zgjedhjeve. Voto, është e drejta jote universale, po nuk e përdore vetë votën tënde, do e përdorin të tjerët heshtjen tënde. 30 qershori do na qartësojë si funksionon demokracia.
Bravo ! Asnje presje.
Si gjithmon Mero bravo!
HEJ ÇUNA !
JA MBATHI BERISHA, NË VJENË ?!
KA SHPËRNDARË BENZINËN , DHE JA KA LENË SHKREPSEN ,KUJT ? ?????
KUJDES ! IKU TË RRUAJ KOKËN OSE TË KËRKOJ STREHIM POLITIK .!???
NUHAT GJAK DHE BURG !!
Njerez si lubonja shpirt zi e antishqiptar si mark marku apo ca bujar kapexhiu qe nuk kane fuqi te mbajne uturakun ,na hiqen si shvarzenegre dhe do bejne namin tek qendrat e votimit.
Eshte me te vertet turp per kete komb qe ka njerez te till qe ja kalojne edhe luftetareve te isisit me fjale dhe me vepra skane fuqi te shkojne ne hale…
Eshte kollaj te flasesh nga studiot dhe nga vilat me 12 hale
Ju lumte Mero!
E sakte analiza! Bravo !
Te lumte Mero Baze! Si gjithnje i sakte, objectiv, racional dhe i gjithanshem ne analizat qe ben. Mjafton te lexosh shkrimet e tua dhe kupton se cfare po ndodh ne ate vend. Per ne qe jetojne larg je burimi me i mire i informacionit dhe i analizes se situates poltike te vendit. Ata pseudo analiste qe shohim neper ekrane na kallin vec krupe.
Levizja” Me to” eperkthyer ne nje gjuhe rruge eshte -edhe mua me kane q… me zor. Pra Luli ka te drejte qe e mbeshtet ate levizje. E kane Q…me zor. Mos I kerkoni me shume gjynaf I shkreti ,qajini hallin se me zor ja kane bere….
Ne 97 ishe ne krahun e gabuar apo te duhurin o Mero ?? Komitetet e Shpetimit u futen ne administrade dhe ne parlament dhe drejtuan Shqiperine 8 vjet me rradhe .Me pak fjale sipas shkrimit tend dhe mendimit llumi drejtoi Shqiperine .
Jam kurioz cfare do shkruaje o Mero Baze …
….nese Berisha hynte ne zgjedhje pa opoziten ??
nese Berisha pervec Qeverise ,gllaberonte dhe 61 Bashki ??
nese Berisha e kthente Parlamentin me dy dhoma ,nje te mazhorances dhe tjetren sherbetoret e mazhorances ??
nese Berisha do kerkonte shkarkimin e Presidentit ??
nese Berisha vepronte ne fushen e ligjshmerise pa Gjykate Kushtetuese dhe pa Gjykate te Larte ??
Jam kurioz cfare do shkruaje ??
Do shkruaje ato qe shkruante Frrok Ćupi dhe Nikoll Lesi ne 97 ??
Me 30 Qershor nuk do kete dhune por farse ama plot
Jam me ty kur thua qe botojani emrat legenave qe bejne thirrje per vella vrasje por mos harro qe legenat e 97 jane te gjithe ne PS dhe adhurojne shkrimet e tua .Sigurisht pervec ketij te sotmit .
Mbase HUMBESI i rradhes do jene pala tjeter nqs nuk reflektone por populli nuk mund ta humbin shancin ta ndeshkoj nje humbes kaq te madh ne Historin e vendit tone me nje gure.
KRYEURGJENCA E SHQIPERISE SOT ESHTE SPAK BKH
– Jo nje hap para e dy apo kater mbrapa.
– Vraponi burra nuk ka me prite !
– Nga Alban Dega, Nju Jork
One step at the time, thone vellezerit tane amerikane ne momentet me kritike e me jetike per popullin e kombin shqiptar!
Nuk mbahen dy kunguj nen nje sqetull, thote populli yne i mencur e qyteteruar .
Armiqte me te medhenj te shqiptareve jane shqiptaret, ka thene Faik Konica i madh .
Politikanet tane sidomos keta te “ Bandes se Gangstereve” jane vene ne gare per te vertetuar shprehjet albanofobe te Beogradit, Athines, Moskes por edhe te Londres e Bismarkut “ shqiptaret jane njerez me bisht”, shqiptaret nuk kane aftesi vetqeverisese” “ shqiptaret duan cobane jo shqiptare”…” Shqiperia shprehje gjeografike”
Legjenda e Rozafes na shoqeron tash e mijera vjet
Cka punojme diten e cartim naten.
Cka ndertojme per nje vit e prishim per nje dite
Fillojme nje pune. Pa e mbaruar akoma haparavemi edhe ne tri te tjera!
I leme ne mes te rruges apo i bejme shkel e shko te katerta.
Shkurt: nje hap para e kater hapa mbrapa!
Pse edhe pas gati 107 vjetesh pavaresi akoma nuk kemi nje shtet te mirefillte funksional!?
Nje shtet ne populli, me popullin, per popullin!
Kinezet e lashte, greket e lashte, romaket e lashte thonin shteti e ka zemren prej gurí!
Revolucioni i pare demokratik ne Bote ai Francez dhe Pavaresia e Amerikes dhe Kushtetuta e saj me shtylle Ne Populli Me Popullin Per Popullin hapi epoken e re te demokracise bashkekohore:
Shteti e ka zemren prej Ligji!
Pra hapen epoken e Shtetit Ligjor qe per here te pare ne Shqiperi filloi me miratimin unanim te Reformes ne Drejtesi Vetingut, qe po zvarritet e zvarritet kryesisht per shkak te minave me sahat, komploteve, dhunes luftes per jete a vdekje jo vetem te “ Bandes se Gangstereve” politike, biologjike dhe oturako- mediatike te Saleh Like Floririt dhe “Mafias krejt jashte kontrollit” jo vetem te tyre, por edhe te subjekteve dhe objekteve te saj edhe nga e majta e nxjerre ne pension te natyrshem dhe te merituar per shkak te mamutho- korrupsionit dhe mega-shperdorimeve me parate e pasurite, me djersen dhe gjakun e shqiptareve .
Jo vetem ato por edhe oturako- media ne sherbim te xhepave te vet e te oligarkeve politike, biologjik e financiare.
Nese keni dyshim shkoni e shikoni vilat multimilioneshe, pallatet, sarajet, butikat… e Lalezit, Farkes, Kunes, Valbones, Dhermiut, Sarandes … dhe kerkoni i firmacion per pronaret e tyre!
Perkrah oligarkeve politike, ekonomike, financiare dhe biologjike te tyre do te gjeni edhe oligarket mediatike, njesoj si Gorillat e Amerikes Latine, Afrikes, sheiket e Arabise .
Po sjell dy shembull krejt te
– A e dini se paga mujore e Blendi Fevzi Koran Toptanit eshte me e larte se ajo e Presidentit te superfuqise boterore Donald Trump!?
Cfare kualifikimi aresimor, profesional, akademik, studimor ka ai ne lemine e massmedias!?
Cfare dobie, cfare vlerash demokratike, cfare informacioni e qytetarie pervec zallamahise, dizinformacionit, percarjes, cjerrjeve te laringut dhe shtjerrjeve te zerit, pervec aresyes se forces dhe te Garipit, qe ka me te gjate shkopin e dirigjentit se shtatin , te te fortit e jo forces e fuqise se aresyes sjellin “ Opinionet” e tij !?
Mbreme na solli edhe dy klloune: Bujar Kafexhiun dhe nje kukumjacke qe bente zhurmuesen e kryezhurmuesit Blendi Koran Toptani !
Nga vijne 36 mije euro ne muaj ne xhepat e tij ?
Sigurisht nga oligarket financiare e politike… nga taksat, mundi, djersa e shqiptareve !?
Vetem fizura e nje moderatorje tjeter mese e rendomte si Eni Vasili paguhej nga News 24 me shume se paga mujore e gazetarit me te mire investigativ shqiptar dhe heroit mediatik te 21 janarit, zezonave tropojane, Republikes se Lazaratit- shtetit politiko – narkotik te shtetit Salikratik…. Artan Hoxha !?
Shihni kush jane padronet e Oturako- medias shqiptare… 90 per qind oligarke financiare…
Nje simbioze, bashkejetese e shemtuar e oligarkise politike, biologjike, financiare, mediatike qe veprojne ne unison e si me komande kunder shtetit ligjor e Reformes ne Drejtesi.
Kam nje respekt te vecante per Ish- Presidentin me te mire te Shqiperise Z. Alfred Moisiu, por sot ndoqa ne ReportTV nje deklarate te tij ne emer te nje grupi intelektualesh dhe shoqerise qytetare me disa pika te aresyeshme, te drejta ne pergjithesi por per mendimin tim ne kohen e gabuar!
Pse ?!
Se pari, populli shqiptar ke nevoje jetike dhe kerkese urgjente ligj edhe drejtesi, shtetin ligjor si shtylla kryesore e tij, pa te cilat shteti kalon, sic ka kaluar tash e 106 vjet nga shtet Toptan- Haxhi Qamil ne shtet- Mbret absolut, ne Parti- Enver shtet, ne Sali ( 1 Njeri ) shtet, shkurt ne antishtet
Se dyti, aleatet tane strategjike Washingtoni dhe deri diku edhe Brukseli kerkojne dhe po luftojne me mish e me shpirt per pershpejtimin, jetesimin dhe kurorezimin nje minute e me pare te Reformes ne Drejtesi e Vetingut, SPAK-ut dhe Byrose Kombetare te Hetimit – BKH !
Para dy ditesh Departamenti amerikan i Shtetit dhe dje Ambasadori i Bashkimit Evropian Z. Soreca… kerkuan me urgjence jetesimin e SPAK-ut, Byrose Kombetare te Hetimit, Gjykates Kushtetuese dhe Gjykates se Larte !
Me pak fjale , jetesimi, kurorezimi i Reformes ne Drejtesi eshte nje urgjence kombetare
Te dalesh pa kaluar 24 ore nga keto deklarata e kerkesa urgjente te Washingtonit e Brukselit, te 95 per qind te shqiptareve, me kerkesa per Reforme Kushtetuese, per ndreqje te pazarit kushtetues te 2008-es, per zgjedhje te Presidentit nga populli … eshte nje hap para e kater hapa mbrapa, eshte te humbasish kohe te cmuar me kohen e humbur, eshte te prishesh diten e te cartesh naten kryereformen e te gjitha reformave Reformen ne Drejtesi.
Kur te kryhet kjo pune dhe te filloje funksionimi i ligjit e drejtesise, i SPAK-ut dhe BKH-se, i Gjykates Kushtetuese e Gjykates se Larte, i Prokurorise se Pergjithshme, i gjykatave dhe prokurorive ne rrethe, pra te gjitha ingranazheve te shtetit ligjor, atehere te fillojme me te tjerat.
Kur trupi, zemra, truri i nje pacienti eshte ne kolaps e vetmja rruge per shpetimin e tij eshte terapia e shokut dhe veprimi i menjehershem
Keshtu eshte edhe shteti shqiptar i kolapsur sot kryesisht e krejtesisht per shkak te mungeses permanente te shtetit ligjor funksional ligjor tash e gati 107 vjet !
Kryeurgjenca e shqiptareve dhe e Shqiperise sot ka vetem nje emer SPAK BKH.
Ajo ka vetem nje zgjidhje :
Vraponi burra nuk ka me prite!
Shqiptaret e Shqiperia kane nevoje urgjente per ligj e drejtesi si mushkerite per oksigjenin, si zemra per gjakun, si truri per te dyja, si trupi per ushqimin e ujin… !
– E duam Shqiperine si e gjithe Evropa!
– E duam Shqiperine si Amerika demokratike !
Pac jete te gjate me plot shendet,per te miren e njersve te urte dhe te drejte qe jetojne ne Shqiperi,o Mero Baze!
SYNIMI KRYESOR I OPOZITES ESHTE MINIMI I REFORMES NE DREJTESI !
JO PUSHIME VERORE ZOTI RAMA PA KUROREZUAR SPAK- BKH-NE !
Vraponi burra nuk ka me prite !
Vendimi e Komisionit Evropian per hapjen e negociatave eshte ne Tetor!
Shtatori te na gjeje me SPAK- BKH !
Kjo eshte emergjenca kombetare e shqiptareve, e Shqiperise dhe aleateve tane strategjike me SHBA ne krye !
Yes you can !
Sala ka ikur ne vjene pasi ka dhene urdhrat per vrasje dhe iken atje vetem per te krijuar alibi. Nese pas pak ditesh do themi me te drejten e zotit “ai eshte organizator i dhunes, nxites i vellavrasjes, sabotator i zgjedhjeve”, plaku i pergjakur e ka krijuar tashme legjenden e pafajesise per syte e botes. Do bejne be e rrufe pjeshkat e pd-se “nuk ishte ketu plaku, edi e vrau popullin”. Sala ka shkuar ne vjene vetem per te hedhur mesazhe gjakesore dhe helm nga nje distance e sigurt!
Nuk ju ka munguar kurajoja dhe ne 97 edhe tani, keshtu i duam gazetaret te paster e te drejteper drejte.Ju lumte zoti Baze.
Me habit fakti si mund te frymezoje njerez nje njeri kallp si Luli, te jene gati te japin jeten ?
Ne 97 nuk pati perplasje midis shqiptaresh, por thjesht shkerrmoqje te shtetit, dalje jashte kontrollit. Ne ate kohe u zbrazen institucionet, ne Ministrine e Rendit dera e jashtme ishte hapet…
Sot institucionet jane te forta dhe nuk ka mase te madhe njerezish neper rruge, por disa grupe kriminelesh per cdo qytet, te orkestruar dhe strukturuar nga Saliu dhe Iliri. Fajtoret dihen qe tani.
Edhe Mero nuk ka qef ti permendesh Temen e para 2005, atehere kur shiti kutite e votimit.
Mero:1.qe je inteligjent,nuk vihet ne dyshim.2.keto qe shkrun ne analizat e tua,neve i lexojme se jane te verteta prandaj te vlersojme si njeri.3.Mero te ka shkuar ne mendje qe duhet te futesh ne politike te formosh nje parti te re qe te shpetojme nga mizerja,kushtet i ke njerzit kane respekt ne vecanti per juve,dhe jam i garantuar qe do te perkrahin,(personalisht kam shume vota per ty Mero)4.Nuk njifemi fare por kur shkruajm email ti i ke me emer dhe mbiemer,dhe pres pergjigje,eshte momenti per ti dal balle ketij vendi qe ka habitur boten me keta politikan te shemtuar,egersira,dhe te pa bese kuptohet jo te gjithe.5.Mero tashti eshte momenti do kurajo guxim se nuk eshte e lehte se do te kundervihen,por eshte e domozdoshme flm.
..e bukura e gjithe kesaj historie eshte se te gjithe anti-vlerat jane mbledhur bashke…me shume se kurre…sebashku me saliun e meten do kulloje gjithe ai qelb i mbledhur per vite me rradhe..Nuk eshte rastesi ky lloj bashkimi..Nuk ka rendesi se cfare do thone neser…ata sdo jene me…vendi ka nevoje per fluks te ri aktiv..kush i qendron kohes kthehet ne vlere themelore e shoqerise..
BRAVO E MADHE MERO !!!
JE ANALISTI ME I SAKT DHE ME PATRIOT.
VENDI SOT ME SHUME SE KURRE KA NEVOJE PER TE TILLA SHKRIME .
Bravo Mero. Sikur te kishim dhe ca gazetare te tjere si ty sa mire do ishte. Po kemi langonjte si Lubonja, Shkullaku, Rakipi, Zheji, Meco, Krasta, A Bushati, Bejtja, E Vasili, B Fejvziu e ndonje tjeter qe s’me kujtohet per momentin qe jane jo kazan por llumi kazanit qe bejne thirrje per revolucion. Retorika e tyre eshte tmerresisht e ulet e peshtire vetem qe te kete perplasje midis popullit. Ato pas Metes, Bashes, Berishes e Kokmadhes jane katalizatoret keysore te shtimit te urrejtjes per permbysjen e rendit kushtetues. Duan patjeter qe ne Shqiperi te ndodhe hataja qe do zoyi u rente ne koke te vet dhe jo dhqiptareve. Prandaj o njerez votoni se vetem keshtu do hedhim ne koshin e historise keto plehra qe po i marrin frymen ketij vendi.
Pikerisht fraza e fundit eshte e sakte : “deshtaket e histerise….” ….para dy muajsh e quajta kete katraure te opozites dhe mbeshtetesve te saj si nje “histeri kolektive…” dhe me e bukura qe ne kete histeri futeshin persona qe pretendonin te kishin votuar Ramen…genjenin pa dyshim ….Rama ka gabuar me shume se nje here dhe ketyre ju ngjallen krimbat , por ne krahasim me banden antishqiptare Rama eshte me i miri….me vone i bejme llogarite me te
Bukur Mero ,Kur do shkruan per Shqiperine Se ajo ka nevoje me shume Se kurre .Harakiri i partise fashiste te Sali kermes nuk mund te na beje edhe ne pjeses tjeter te na diktoje rrugen e pashprese se pa ta Sali luli Meta apo Edhe Rama Shqiperia nuk ka jete .Si nuk foli asnje pilitikan Shqiptar per bashkim ,Se ne fund te fundit jemi te gjithe vellezer.Rruga e ndjekur nga opozita Shqiptare eshte teresisht kundra kushtetutes Shqiptare.Thirrjet per gjak dhune kunder institucioneve shteterore ,dhune kunder policise Shqiptare .Ka 30 vjet qe nje cmendur si naziskini Sali kerma shan ,shpif,vret, kercenon,vjedh,dhe mundohet te instaloje demokracine berishiane me dhune.Ka 30 vjet qe Ky I cmendur komunist sa here del ne opozite sulmon shtetin Shqiptar duke ngritur shtet paralel ,duke destabilizuar vendit dhe te gjithe kete e ben per vote te lire.Duke vendosur nje president kukull si ilir Meta,Edi Rama beri gabimin e radhes ,dhe hodhi poshte voten e 1 milion shqiptareve.Dikush thote qe u tregua I zgjuar Se e nxorri jashte loje ,por Shqiperia nuk ka kohe per eksperimente sikurse nuk ka kohe te prese partite opzitare tu ngrehet per te votuar.Plani I partise fashiste te Sali plehres eshte vec nje destabilizim nje 97 e dyte.Kush ka mend e kupton dhe e zgjedh vete rrugen nuk ka nevoje te na tregojne disa intelektuale plehra Se Shqiperia Po kthehet ne ditakture.Prandaj eshte vota te dhe shumica fiton por kjo sdo te thote Se fitojne vetem ata ,fiton Shqiperia,Une dua te votoj dhe askush nuk me ndalon dot.Lereni popullin te lire te votoje .
PRESIHORI I SHQIPERISE I SHPALL LUFTE DIPLOMATIK SHBA-SE DHE ITALISE !
– Shtetet e Bashkuara te Amerikes…
dhe leshi i Marikes ?
Kryemafiozi, Kryehajduti, presihori turp i Shqiperise Ilir Bllok Floriri perjashtoI sot nga mbledhja e Partise se tij, nga kuvendi i “Bandes se Gangstereve” dhe “ Mafias krejt jashte kontrollit “ dhe SaLike Ramollah Ajatollah Millosh Putaninit aleatin kryesor strategjik te Shqiperise Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe Italine shpetimtare nga uria dhe strehen bujare te dhjetera mijera shqiptareve ne 1990- 1993.
Pritet te nenshkruaje dekretin e luftes me pordhe Cepani e fende Vicidoli pasi te kthehet vellai i tij Siaméz Saleh Karaxhici nga Viena pas nje krize ankthi skizofrenik dhe stresi paratraumatik shkaktuar nga SPAK- BKH-JA .
A e dini rezultatin e kesaj lufte !?
Kush e kruan me Shtetet e Bekueme te Amerikes
E ha leshin e Marikes!