Protestat që frymëzohen nga Berisha, por ngjajnë me Bashën

22 Qershor 2019, 20:04Editorial TEMA

Nga Mero Baze

I vetmi që nuk u dorëzua ditën e djeshme ishte Sali Berisha. Duke ditur atë që Lulzim Basha po përgatiste qysh në drekë, ai filloi sokëllimat për përmbysje, uragan dhe cunamin e mbrëmjes, e cila në fakt përfundoi një puhizë qershori, që shërbeu për një shëtitje në Tiranë.

I izoluar nga ndërkombëtarët, i rrethuar nga një opinion armiqësor rreth rolit të tij për interesa tërësisht familjare në krizën e fundit, dhe i rrezikuar që raporti i tij negative me SHBA-në t’i thellohet në disfavor, ai ishte dje një i burgosur mes turmës së PD-së, e cila nuk ishte e sigurt, ndërsa shëtiste në bulevard, nëse fitore ishte ajo sokëllima e Berishës paradite, apo shëtitja e Bashës mbasdite.

Si një ujk i rënë në çarkun që ka ngritur vetë, ai dukej se dje kafshonte kthetrat e veta, kur shikonte se njeriu me të cilën kërkon të nxjerrë gështenjat nga zjarri, Lulzim Basha, shikonte hallin e vet dhe jo hallin e tij.

Ky është edhe problemi që ka identiteti i këtyre protestave.

Në protestat e PD-së, nuk është se linja e Berishës është dhuna dhe linja e Bashës është paqja.

Problemi i këtyre protestave, është se objektivi i tyre është dhuna, përveç  rasteve kur Basha nuk ka mundur ta marrë dot përsipër.

Pra ato janë një vendim i Berishës, një linjë e Berishës, një urdhër i Berishës, i zbatuar në rreth 70% të rasteve si të tilla dhe 30% të rasteve si paqësore për shkak të kërcënimeve ndërkombëtare që ka marrë Basha dhe që me këtë rast ka menduar të shpëtojë veten.

Ndaj dhe ka humbur kuptimin e të qenurit protesta të dhunshme apo paqësore.

Në të dyja tipat e protestave, Partia Demokratike ka bërtitur “fitore” pas përfundimit të tyre.

“Fitore” ka bërtitur kur ka hedhur molotov, “fitore” kur ka plagosur policë, “fitore” kur ka qenë paqësore, “fitore” kur u ka dhënë lule policëve, “fitore” kur ka dalë Basha me vajzat në protestë, “fitore” kur ka dalë i shoqëruar nga 50 maska, “fitore” kur ka thyer KZAZ-të, “fitore” kur ka thënë s’kemi punë me KZAZ-të, “fitore” kur ka dhunuar policë në komisariate, “fitore” kur ka bërë thirrje të mos preken policë…

Nën presionin e Sali Berishës dhe Ilir Metës, për një përmbysje të dhunshme të sistemit, duke përdorur dhunën fizike nga Berisha dhe dhunimin institucional nga Meta, Lulzim Basha nuk ka mundur t’i japë asnjë tipar kësaj beteje, përveçse ka reflektuar tek ajo edhe urdhrat e Berishës, edhe kërcënimet e Perëndimit.

Sa herë e kanë tepruar në ekstrem dhe ka marrë mesazhe të qarta personalisht kundër tij, ai ka ndryshuar tipin e protestës, duke i gënjyer demokratët se kjo është një taktikë dhe duke u thënë të huajve, kaq fuqi kam përballë Berishës.

Rasti i djeshëm ishte më ekstremi. Në kulmin e ekstazës për dhunën mbi KZAZ-të, në kulmin e përpjekjeve për një përplasje fizike në Shkodër mes qytetarëve që mbështesin PS-në dhe disa rrogëtarëve të Bashkisë, dhe mbi të gjitha në kulmin e retorikës për përmbysje me dhunë, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi zgjodhën të shikojnë hallin e tyre, duke injoruar atë që kishin thënë disa orë më parë, pasi diplomatët perëndimorë trokitën në zyrën e tyre.

Deri tani një gjë është e qartë: Protestat u projektuan si një dhunë për përmbysjen e shtetit, por deri tani të vetmit që i kanë rrezikuar karrigen, është Lulzim Basha, pasi kanë bërë të qartë se ai e do dhe dëgjon Sali Berishën, derisa nuk rrezikohet e ardhmja e tij.

Mes presionit ndërkombëtar dhe presionit të Berishës, ai duket si një lavjerrës që herë i dorëzohet njërit dhe herë tjetrit.

Dje la në baltë Berishën, por s’di sa i sigurt ndjehet që të bërtas “fitore”. Fytyra reale e protestave, është në fakt karakteri i Lulzim Bashës, një qenie pa identitet politik, edhe i dhunshëm, edhe paqësor, edhe pro-perëndimor dhe anti-perëndimor, dhe hajdut edhe anti-korrupsion, edhe vjedhës votash, edhe luftëtar për votën e lirë, edhe simbol i nepotizmit familjar, edhe premtues i një shteti ligjor, edhe pastrues paresh ruse në Uashington, edhe luftëtar kundër pareve të pista në Shqipëri, edhe frymëzues molotovësh, edhe adhurues trëndafilash…

Si t’i duhet për momentin!

Kjo është dhe drama reale e këtyre protestave. Edhe pse ato frymëzohen nga Sali Berisha, në fund kanë marrë formën e Lulzim Bashës. D.m.th një gjë pa formë!

26 komente në “Protestat që frymëzohen nga Berisha, por ngjajnë me Bashën”

  1. NQS says:

    Basha nuk eshte nje gje pa forme.Eshte kriminel qe ekzekutoi 4 te pafajshem me 21 Janar.

    1. matteo says:

      Basha është mashë e tjetrit, që e përdor për të nxjerrë nga zjarri gështenjat përvëluese; është vegël e një skileje të vjetër, që di ta ruajë veten dhe hedh ne betejë debila e frikacakë, që s’kanë këllqe e shtyllë kurrizore. I ziu Lul, ç’e ka gjetë!

  2. Jozef Radi (spiun por hiqem si mendimtar) says:

    Artikull kryevepër me vlerë universale. Do ta nxjerr te blogu im.

  3. Qytetar says:

    Ing. MERO SI GJITHMONE I SAKTE.

  4. lexusi says:

    VIKTIME , asgje me shume , shiti ,vodhi, vrau per te tjeret , po ne dere ketij i mbeten .

  5. lexusi says:

    VIKTIME , qe mban nga budallalleku i tij , shume dosje qe te tjeret ja varen ne qafe , dhe tashti ja tundin , sipas HALLIT te tyre !

  6. The One says:

    Me Uncle Sam le ta kruajne bycen, po munden, se I klasifikojne organizate al-kaeda

  7. XXXL says:

    Kjo nuk është e saktë qfarë këtu për Bashën u shkrua ai nuk është her ashtu e her ashtu ai është lakmiqar dhe kjo e ka sjellë deri te qarqet kriminale brenda dhe jashtë vendit dhe si i tillë ai është një kriminel konstant kamuflimet e her pas hershme të tija nuk nryshojnë asgjë ai duhet përndjekur për damet që qëllimisht u ka shkaktu njerëzve institucioneve dhe vendit

  8. koci says:

    Nuk e di a e vure re pardje një episod “pikant” që ndodhi në Opinion TV Show kur L.Basha ndërhyri live në emision për të përgënjeshtruar një njoftim që u bë në emisionin Stop në Klan por dhe në Top Channel për një denoncim nga një person se ka të dhëna që janë përgatitur kushtet për lirimin nga burgu në Fier të rreth 40 personave për tu përdorur për terror në protestën e opozitës të dt.21.06.
    Këtu dalin dy-tre pyetje që duan përgjigje.
    -Pse Luli del direkt dhe e përgënjeshtron direk live në një emision të shumë ndjekur, kaq e rëndësishme është kjo për tu bërë direkt nga lideri i opozitës?
    -Pse para 3-4 ditësh Meta denoncoi publikisht se kishte të dhëna që mund të bjerë siguria në burgje dhe të ketë aratisje të personave të rezikshëm. Pse e bëri ky këtë më herët, mos ndoshta për të larë duart nga ndodhia e planifikuar të ndodhte?
    -Kush e “dekonspiroi” planin dhe Luli i kapur në befasi u detyrua të ndërhyjë live në njoftim publik dhe të pohojë se në protestë do të vete me dy vajzat e mija? Ndoshta u detyruan të dalin në opsionin e protestës “paqësore” të zbythur?
    Si konkluzion, dikush tjetër e kontrollon situatën dhe kjo për fat të Shqipërisë dhe shqiptarëve se vetëm Edi Rama zor se do ta monitoronte plotësisht situatën ku pleksen shumë interesa të palëve të treta të fuqishme që nuk i duan të mirën Shqipërisë.
    Për një gjë jam i sigurtë, në këto skenarë të errët është dora puniste e “liderit” suprem të PD.
    Kaq!
    P.S.
    Zoti për shqiptarët në këtë dhe në atë botë janë USA.

  9. KURRIZO ard says:

    Shume dakord Mero. Vetem nje gje. Duhej te theksoje se, vec te tjerash, objektivi kryesor i sulmeve, ne fakt ishin shkollat, pastaj KZAZ-te e vendosura ne to. Njelloj si talebanet. Arsimi per keta eshte armiku kryesor. Ketij fakti i duhet meshuar me shume per te evidentuar qellimin djallezor te ketij grupi fashistoid qe nuk hane asnje llogjike normale. Njelloj si Adolfi ushtar ne Luften e Pare Boterore. Qendrojne ne llogore, hedhin ndonje granate dhe pastaj fshehin kohen dhe zene veshet, qe te mos marrin vesh se c’ ndodh. Ketyre u duhet treguar vendi vetem me vote. Ndaj shkime dhe komente per te inkurajuar njerezit per te marre pjese ne votime jane te domosdoshme gjate ketyre diteve.

  10. Sali bushtra says:

    Or tej
    Basha ben sic ben berisha pordhet ,
    Kur ha veze vjen era veze, kur ha fasule vjen era fasule , ky njeri ska cipe ne faqe
    Eshte alien, bythlepires lider ekonomist, eshte demokrat eshte europian eshte amerikan hollandez lufton krimin ul papunesine eshte coban fermer
    Eshte kryeminister deputet avokat gjykates eshte mbret
    Por pyetja qendron ketu, po keta qe besojne te lulqimi ku ne gop te semes vene.
    Eshte kulmi qe ne 2019 te besosh lulqimin dhe sali kermen qe gjoja keta luftojne per demokraci
    Like presidenti dhe bucja e tij luftojne popullin shqiptar
    Bej nje editorial per kermat e protestant pasi keta jan loqet e verteta jo saliu dhe lulqimi

    1. Daku says:

      Keta qe i shkojne mrapa lulit dhe sales nuk eshte se besojne ne sinqeritetin e tyre aspak, biles jane me ta pikerisht per faktin qe jane kriminela sepse kjo bande qe i shkon mrapa jane ata qe kane vjedhur neper poste shteti dhe duan te vjedhin perseri, kaq e thjeshte eshte. Nuk kane per te ndaluar deri sa te fitojne ose te hyjne ne burg!

  11. Pokeristi says:

    Editorial,si gjithmoone real e i sakte
    Z.Mero!Luli eshte nje bust plasteline.Sigurisht kjo nuk e cliron nga mekatet qe ju vazhdimisht dhe me force e keni goditur.Eshte nje plasteline speciale ,qe pranon vetem nje dore per t’i dhene formen e castit.Deduksioni me elementar ne keto momente decizive per Shqiperine eshte : Te mos humbim asnje sekonde me lulin,t’i perkushtohemi dhe te bllokojme ate dore kriminale,antishqipetare qe detiinoja na e plasi per gati 30-te vjet.

  12. Pokeristi says:

    ,Si gjithmoone real e i sakte
    Z.Mero!Luli eshte nje bust plasteline.Sigurisht kjo nuk e cliron nga mekatet qe ju vazhdimisht dhe me force e keni goditur.Eshte nje plasteline speciale ,qe pranon vetem nje dore per t’i dhene formen e castit.Deduksioni me elementar ne keto momente decizive per Shqiperine eshte : Te mos humbim asnje sekonde me lulin,t’i perkushtohemi dhe te bllokojme ate dore kriminale,antishqipetare qe destinoja na e plasi per gati 30-te vjet.

  13. Lorenco Luka ( Ish deputeti i famshem i PD) , antikomunist i paepun. says:

    Na e la ne dere kyt pjell Sali Berisha.
    Me 1 Korrik 2019 po ja fusim Lulit e po ta marr un PD-ne. Me takon , jam demokrat shkodran , njish e legen bashke.
    Hardhek kjo pune, pse mos me mshku mendja me e marr une partine.
    Kur asht ba Nard Noka kryetar , mos me u ba un. Kohe ma te bukur per ne spiunat nuk ka pas ndonji here Shqypnia.
    Eja mblidhuni te un, eja mblidhuni te un, e ta shkerdhejme edhe ma teper PD-ne.
    Na doli boja krejt, njasht muta si kena ken tan jeten.
    Na njef mire shkodra ne . E kena marre peng e kena tall karin me hkodren. Kena ba ca kena dashe.

  14. Opinionisti i paanshëm. says:

    Po ishte fitore!
    Fitoi arsyeja dhe fryma demokratike por …… . të “detyruara nga forca madhore”.. megjithatë një “veprim i mirë” duhet përshëndetur, pavarësisht nga “rrethanat detyruese” le të mbetet një mesazh se NË DEMOKRACI NDRYSHIMET BËHEN PËRMES VOTËS dhe se çdo formë dhune na largon nga AJO (demokracia). Kjo vlen edhe për 30 Qershorin.

  15. Besniku says:

    Doktor Baze je nje analist qe analizat i ke shume reale te sakta qe e thua te verteten lakuriq . Te ketij modeli duhen analistet jo si disa qe i thurin lavdi te keqes krimit shkaterrimit djegies se vendit per nje luge çorbe nga padroni i rradhes .

  16. Alban Dega says:

    Kush jane gebelsianete vertete?

    KENGA E SIRENAVE TE VICIDOLIT !

    – Pergjimet e shitblera te Gebelseve shqiptaro- gjermane dhe syte e veshet
    e 9 milione shqiptareve +++

    – Lideret boterore dhe Hamza Toptanet shqiptare !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Saleh Ramollah Ajatollah Milloshevic Putanin, Like Flori Mona Cizme Krraba jane rregjistruar Live nga syte e veshet, kamerat e mendjet e 9 milione shqiptareve dhe miliarda nderkombetareve anembane Botes e Sapleh Karaxhici ka guximin te flase per pergjimet e nje fare Adriatik Salike Besim Xen Kokaine Hajdarmataj Palla dhe per tronditjen e liderve boterore, sipas Salehut qe po i shkon jeta me sy ne vrima celesash .
    A thua se Trumpi, Merkeli, Cían Ze Mini, Macroni, Salvini… nuk kane pune tjeter vec te lexojne pergjimet e gangstereve te Salikes ne krye te ligjzbatimit shqiptar dhe bulevardesken me hallate perjashta Bild dhe Gebelesve shqiptaro- Gjermane Basir Collaku, Klodiana Kukumjacke Lala … dhe Pieter Tiede, kamikaze dores se zeze te RIA- GRU-se se “ Perandorise se Djallit” Putanin !
    Aleatet strategjike, SHBA, BE, Gjermani… dhe lideret e tyre kane 28 vjet qe flasin e bucasin, kushtrojne e bubullojne per zezonat e kesaj bande gangsteresh, e shpetuan mbi 15 here Shqiperine nga zhberja e rrenimi, nga zjarri dhe flaket, nga korrupsioni e vrasjet seriale te ketyre horave e ata vazhdojne me Kengen e tyre te Sirenave te Vicidolit .
    Turp e faqja e zeze more faqezinjte, more Hamza Kastriotet e Esat Pashe Toptanet … e Beogradit e Athines, more mercenaret e kamikazet, more stdheshitesit e atdherrenuesit e Moskovit !
    Mallkuar qofshi ore mallkimi me I rende i Shqiperise dhe i krejt shqiptareve si populli e kombi me properendimor ne Bote !
    Mbajne edhe titujt me “te lavdishem” te dy gazetave me te medha serioze ne Bote :
    1- “ Bande Gangsteresh” te Britanise se Madhe ne mars 1997
    2- “ … Kjo Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit” te “ The New York Times” ne SHBA me 15 mars 2008
    3- Vizen e kuqe me kuc e me mac ndaj Sali Berishes nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes bashke me Adriatik Pallen, Besim Hajdarmataj e ceten e Gangstereve te tyre ne antidrejtesine shqiptare…
    E kane cmendurine te gjuajne me gure shtepine e tjetrit kur e kane shtepine e vet prej xhami te plasaritur dhe qe shume shpejt do te thyhet e ti zere brenda Reforma ne Drejtesi, Vetingu, SPAK-u dhe Byrone Kombetare te Hetimit- BKH-ja.
    Cfare emri ti veme Kenges se Sirenave te tyre pervec:

    SALI … LUL I NENES
    KE TE QAJE ME PARE !?

    – Nga Alban Dega. Nju Jork

    Sali .. Lul i nenes
    Ke te qaj me pare
    Mehdi Xen Gerdecin !?
    A cadren e care!?
    Mushamaja grisur
    I kercasin trare
    Themelet i tunden
    Mbi gjak te pathare!
    Kulmin ne Gerdec
    Rrenjet 21 janar !
    Like Mona Cizmen
    Kishin nismetare
    Me bllokun ne dore.
    Me Lalezin fanare
    Banda ne panik
    Duart me gjak lare
    Zeri u eshte cjerre
    Mbi te hapur varre!
    Kurre nuk ka mbetur
    Gjak i dlire pa marre!
    Ameriken kunder
    E Evropen mbare
    Nuk po u ngelet
    askush per ti qare !
    Ligji dhe drejtesia
    Ne pranga kur tu marre.
    Cadra juaj e krimit
    Po u behet varre
    Mbi gjak te pathare.
    Kur tu marri zvarre!
    ( From: Alban Dega
    Date: February 19, 2017 at 3:58:52 PM EDT )

  17. studenti i vjeter says:

    fakulteti Gjeologji Miniera ka nxjerre figura historike.
    te lumte, Mero!

  18. studenti i vjeter says:

    sikur Merua te perdorte te njejten pene therese dhe mendje te kthjellet per t’i bere analizen edhe hajduteve te PSse me Ed Ramen ne krye do ta kishte vendin ne majat me te larta te publicistikes shqiptare. per fat te keq, kjo mendje e ndritur ja ka shitur shpirtin shejtanit.

  19. Pis says:

    Nuk di nga c,ane je por dukesh qelbesire ,koke e kembe i shitur.
    Edhe ti do ta provosh shijen e corbes se prishur.Me Mucin ngjani.
    Shkoni e mos u ktheni me!

  20. Kalibra says:

    Ke mbetur konvencional o Mero. Nuk i fut dot ne seder. Fuqia e protestes ishte te masiviteti dhe fytyrat e paqme te qytetareve shqiptare. Per fat te keq te Rames nuk dukej si proteste partiake, por popullore. Ti je i zgjuar dhe e kupton qe ne shesh i ka nxjerre Rama me PPP- te e veta. Thelbi eshte ekonomia personale e cila ka ngelur me rrogat e Sali Berishes te vitit 2008. “Dhuna” dhe zhurma i duhej Rames, por nuk kishte. Ajo qe ngel eshte te lexohet mesazhi i masivitetit. Ti e di mire si perfundon kur nuk lexon ne kohen e duhur mesazhin.

  21. fteri says:

    faleminderit Mero Baze ,analizë brilante drejt racionales ,jo gënjeshtrave të kazanit mediatik ,njerëz të tillë i duhen historisë .Berisha ka vdekur ,por jeton Berishizmi në trupin e hajdutve .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje