Presidenti nuk ka kujt t'i shkruajë!

23 Qershor 2019, 20:35Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Letra e Presidentit Ilir Meta drejtuar Shefit të OSBE në Vjenë, Lajçak, vlen vetëm për të kuptuar se kujt mund t’i dërgojë aktualisht letër Ilir Meta. Ose më mirë, tregon se sa pak kuti postare ka, që pranojnë letra prej tij.

Letra nuk ka ndonjë dallim nga ato që Presidenti thotë dhe vepron publikisht si udhëheqësi më protagonist i opozitës.

Ai nuk e ka fshehur deri tani se mbështet kauzën e opozitës, mbështet bojkotin e zgjedhjeve dhe Parlamentit, mbështet protestat e dhunshme mbi institucionet, dënon reagimin e Policisë së Shtetit, urren Bindjen Demokratike, por mbi të gjitha nuk e ka fshehur që mbështet taktikën e opozitës për të nënshtruar sistemin demokratik në Shqipëri.

Në këtë pikë letra nuk të çudit, dhe nuk ja vlen as të komentohet.

Por siç thashë, letra vlen për të kuptuar se Ilir Metës i kanë mbetur shumë pak dyer për të trokitur.

Një letër të tillë ai mund t’ia niste Sekretarit Pompeu, por meqë gruaja e tij, një muaj më parë ishte vetë në SHBA dhe është sqaruar dhe bindur se SHBA nuk ka nevojë të sqarohet për gjendjen në Shqipëri, nuk ja ka shkruar atij.

Mund t’ia niste dhe Presidentit të BE, por meqë një javë më parë Presidenti Junker, e tha qartë pikpamjen e tij, dhe u duk se ishte i sqaruar, Ilir Meta nuk ia ka dërguar.

Mund t’ia çonte dhe Kancelares Merkel, apo Presidentit Macron, por dhe ata janë të qartë.

Ja ka çuar zotit Lajçak, jo se ai nuk është i qartë, por se shpreson që të bëjë dhe një diversion me këtë rast, me përfaqësinë e OSBE në Tiranë, duke u treguar këtyre që ky mund të komunikojë me shefin e tyre direkt.

Kjo është një gjë qesharake, por që tregon seriozitetin me të cilin Ilir Meta ka vepruar për të institucionalizuar linjën revolucionare antiinstitucionale të opozitës në Shqipëri.

Dhe në këtë pikë mendoj se i ka bërë dhe nder qeverisë. Zoti Lajçak do të ketë mundësinë të kuptojë nga vetë letra, se Presidenti është në krye të punëve të këtij revolucioni dhe po kërkon ndihmën e OSBE për t’i dhënë shanse të trimufojë.

Por problemi që ka OSBE, është se ajo merret me zgjedhje dhe jo me revolucion. OSBE është e vetmja adresë e gabuar për të ndihmuar revolucionin, pasi ajo ekziston ende, pikërisht se ka parti që prishin zgjedhjet. Biles më saktë, OSBE mund të ishte shkrirë, nëse nuk do të vidheshin votat nga tipa si Sali Bersha më ‘96, Ilir  Meta më 2001 e në vazhdim.

Ndaj zoti Lajçak, edhe pse nuk është armiqësor me Ilir Metën, pasi e ka shpëtuar një herë pas vrasjeve më 21 janar, nuk e ndihmon dot, pasi i ka shkruar njeriut të gabuar. Por nuk ka faj, pasi Presidenti ynë, nuk ka kujt t’i shkruajë.

16 komente në “Presidenti nuk ka kujt t’i shkruajë!”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    I deshperuar.. Akoma nuk e kupton qe eshte ne rruge qorre dhe askush dhe asnje institucjon nderkombetar nuk e perkrah.. Ka rene me kembet e veta pasi nje president kur firmos nje dekret nuk mund te shkoj mbrapa pa miratimin e Parlamentit.. Ky e kujton Republiken Parlamentare si nje sfide qe do fitoj me llafe.. Por nuk e kupton qe e ka te kote jo se nuk e sfidon dot Parlamentin, POR ESHTE I VARUR NGA PARLAMENTI.. Nuk I referohet asnje pike te asajt qe firmosi per c’dekretim.. Ky model egzaktesisht keshtu ka funksjonuar kur ky ka qene ne politike.. Bej si dua une dhe si jap llogari askujt.. Tani po e ben ne menyre institucjonale.. Dhe keshtu te vetmojn sepse po I ben dem demokracise..

  2. Zani says:

    Mero vetem ti u jep ate qe u takon ketyre, mos ja u ndaje per dite nga nje shkrim.

  3. Kozmos says:

    PREDIDENTI I SHTETIT TONE , ESHTE BURRI I FAMSHEM I MONIKES , QE DO TE THOTE GJITHESHKA PER CDEKRETIMIN E LIGJIT . MENDOJ QE KA BERE SHUME MIRE, QE I KA DERGUAR LETER LAJCAKUT , PASI VETEM KY KA MBETUR PA U DJEGUR . TA MARRI DHE PERGJIGJEN E TIJ DHE TE MBLEDHI MENDJEN ,QE DYERT I KA TE MBYLLURA KUDO .
    SUKSESE NE JETE ZOTI PRESIDENT .

  4. ©KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Ka vetem nje mundesi ,ti drejtohet ne Koren e Veriut ,
    “amerikaneve” !
    Ose live Mones !

  5. Veliu says:

    Shum bukur shkruan zoti Baze.
    Kur u bènè dy hajdut njè mè shumè nuk prish punè.
    Jam dakort me ty.
    Keq me kètè tè fundit se na solli nè Europè drogèn nè njè sasi tè tillè qè duheshin pistat e reja pèr avionèt.
    Nè rèrè ngecin.
    Ka njè fjalor tè ulèt sikur tè ketè bèrè vetèm 8-vjecarin.
    Pyet nè xhiro (je gazetar) nèse ka studiuar nè tè mesme e mè lartè.
    Pyete njè herè sa libra ka lexuar.
    Shiko kush i rin pèrkrah!

  6. Tani says:

    Ka ku ta perplase koken.Tek Putin .Lajcakut I shkruan per te ngritur moralin pertoke te deleve pa pagese.Shyqyr qe erdhi kjo dite ta shikojne me kete derexhe pa qetesi e pa dashuri.Te faleminderit qe gjithmone kujdesesh per ta demaskuar ne cdo hap.

  7. tjetri says:

    Vari leshin like floririt! shpresojme qe organet e reja te drejtesise do merren me hajdutin me bllok ne dore qe perveç 12 wc-ve per vete na paska edhe nje per macen!!!!!!

  8. Koba says:

    Ka kujt ti Shkruaj :.Luciferit qe e pret ne deren e Ferrit per ta perveluar ne flaket e Rrethit te Hajduteve dhe te Vrasesve.

  9. Tani says:

    Njeriu adap qe mund ta ndihmonte burrin e Mones eshte Ver llapa

  10. Jozzef Radi (spiun familjarisht) says:

    Presidenti mund të më ishte drejtuar mua Jozef Radit dhe Shpend Sollakut, unë spiun i vjetër internimesh, shpendi oficer sigurimi që më ka mbajtur në survejim kur punoja tokat e myzeqesë dhe më bërë spiun mua. Unë spiuni që hiqem si mendimtar dhe Shpendi që ka qënë oficer sigurimi dhe tani mbahet për shkrimtar, nuk ka kombinacion më të mirë për të zgjidhur nga këto probleme me letra të dërguara fshehtas etj.

  11. julio says:

    Mero je i madh, ky 7%, kur del me kushtetuten ne dire, ta jeo pershtypjen e fillimeve te tija, per te bere pasuri. Ky eshte ky, e s’ka si te jete ai,,,.

  12. FLUTURA says:

    Iliri eshte i mundur. Nga eksperienca e tij si mundes profesionist ai e ka te qarte….
    Vetem se ne kete rast e ka te pamundur te vazhdoje te beje mundje si ne sport, prandaj kapet pas fijes se kashtes. Instikti i mbijeteses…

  13. joni says:

    Sakte Z Baze.Kapni ate gje qe nuk kap gjithe lukunia e gazetareve.FLM.

  14. gimi says:

    Po Mero ka edhe nje adrese ku mund ti shkŕuaj nje lèter floriri yne eshte edhe gjykata ku mund ti shkruaj e ti thoje me hap dyert te futum ne burg se e kam mbushe kupen

  15. Petrit Titani says:

    GGM ashte shume i majte! Me ke jeni ju zoteri?

  16. ALBAN DEGA says:

    PRISNI SE NUK KENI PARE GJE AKOMA…

    OI… OI…. OI… OIIIIIII
    BANDA NE PANIK
    MAFIA NE LEMERI !

    KUSH VAJTON PER PLURALIZMIN GJIGAND SHQIPTAR ?

    – Lum si ne per Presihorin qe kemi !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Shqiperia me 3 milione banore ka:

    1- 20 here me shume parti se SHBA me 330 milione banore

    2- 10 here me shume se BE me 516 milione banore

    3- Dy shqiptare krijojne tri parti nga nje secili.dhe te dy bashke te treten

    4- Jemi rekordmen boteror per numri e partive per fryme popullsie

    E Presidenti i Shqiperise Ilir Meta vajton e kukate per mungese pluralizmi politik ne Shqiperi …
    Oi Oi Oi… Oiiiiii !
    Like Mona i nenes
    Ke qajme me pare
    Lul Saleh Gerdecin
    A keta gomare
    Nate e dite kukasin
    Mbeten duke qare
    Vete djegin mandate
    Shqiperise i vene zjarr!
    Ligji dhe drejtesia
    U duken si varr !
    Eshte lufta per koken
    SPAK e BKH
    Ne pranga do ti marre!
    Oi Oi Oi… Oiiiiii !
    Panik Lemeri
    I terboi Vetingu
    Dhe Zonja Drejtesi
    Vdes impuniteti
    Rilind Shqiperi !
    Eshte mesazh hyjnor
    Nga vete Perendi
    Pa shtet ligjor
    Nuk ka Shqiperi
    Pa shtet ligjor
    Shteti eshte Sali!
    Lulush Karabush
    E Like Flori !
    Mona Cizme Lalezi
    Xen Fatmir Rruspi!
    Mul Noke Stanishic
    Oi Oi …Oiiiii
    Putin Molotov
    Djall Perandori
    Argate te Kalit Trojes
    E shkines Serbi !
    Oi…. Oi…. Oiiiiiii …
    Banda ne Panik
    Mafia ne Lemeri…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje