Si Maduro!

28 Qershor 2019, 18:53Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian kanë injoruar aktet jurdike të presidentit Ilir Meta, që ç’dekretoi zgjedhjet e 30 qershorit dhe ridekretoi një date të re zgjedhjesh, pa asnjë perspektivë për t’u zhvilluar. SHBA dhe BE kanë bërë thirrje për zgjedhje më 30 qershor dhe kanë kërkuar nga opozita të tërhiqen nga thirrjet dhe frymëzimi për dhunë. Këtë thirrje e kanë përsëritur thuajse gjithë shtetet kryesore të BE.

I zemëruar me SHBA dhe Bashkimin Europian, presidenti Ilir Meta, ka bërë ironi me thirrjen e tij publike për qetësi, ndërkohë që ka shtuar paralajmërimet, se në datë 30 qershor, Shqipëria do përgjaket.

Në takime të mbyllura me diplomatë, ai ka paracaktuar si përgjegjëse për dhunën e mundshme, qëndrimin e SHBA ndaj zgjedhjeve, ndërsa ka bërë të ditur se është i vendosur të japë data të tjera dhe nëse zgjedhjet nuk zhvllohen më 13 tetor, duke bërë të qartë strategjinë e mbajtjes së hapur të krizës përmes zyrës së Presidentit.

Prej votimit nën presion të reformës në drejtësi më 2016, si kryetar Parlamenti dhe më pas si President, ai ka pasur në kokë planin për destabilizimin e vendit, para se të stabilizohej reforma në drejtësi.

Presidenti i vendit dhe Sali Berisha prodhuan krizën, me qëllim që të merrnin një pazar për reformën. Perëndimi është i vetëdijshëm për këtë gjë. Ai nuk mbështet Edi Ramën, por ka kuptuar se kriza po provokohet për të dështuar reforma. Ndaj po këmbëngulin tek stabiliteti politik, deri në mbyllje të reformës.

Dhe për këtë u është dashur të hyjnë në betejë me presidentin e Republikës.

Mungesa e perspektivës në rrugëzgjidhjet që ofron Presidenti dhe qëndrimi i tij, dukshëm u qëllimshëm për rëndimin e situatës, ka shtyrë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian të pranojë si ligjore zgjedhjet e 30 qershorit, bazuar në vendimin e Kolegjit Zgjedhor dhe të presin Gjykatën Kushtetuese për të vendosur për fatin juridik të Presidentit.

Por ajo që është e qartë politikisht, është se SHBA dhe Bashkimi Europian, nuk i njeh më aktet juridike të Presidentit dhe po mbështet një proces bazuar tek ligjshmëria e verifikuar nga Kolegji Zgjedhor.

Qëndrimi i zotit Palmer dhe qëndrimi i sotëm i BE e OSBE e kanë kthyer praktikisht Ilir Metën, në Maduron shqiptar, duke mos  e njohur më si President dhe duke injoruar aktet e tij. Dhe kjo tani është e ilustrueshme në çdo detaj, jo vetëm në qëndrimin që SHBA e BE mbajnë ndaj tij, por dhe në qëndrimet që ai mban ndaj tyre.

Ende pa u transmetuar e plotë intervista e zotit Palmer, shtypi i Ilir Metës dhe këshilltarët e rrethit të ngushtë të tij, filluan të shpallin Palmerin, agjent serb dhe vazhdojnë ta konsiderojnë SHBA e BE, si kancelari të mbushura me antishqiptarë, që duan t’i bien më qafë shqiptarit Ilir Meta.

Shqipëria prej sot ka praktikisht në zyrën e presidentit një rrogtar, të cilit i binden rojet e sigurisë dhe administrata e Presidencës, por që është në konflikt me qeverinë e Shqipërisë, Parlamentin e saj, SHBA, BE dhe çdo gjë tjetër që e bën një President, institucion legjitim dhe të respektuar.

Ai është sot më shumë se i shkarkuar. Ai është i izoluar dhe i ndëshkuar paraprakisht për aktet e tij politike, që prodhuan krizën më të rëndë të historisë së Shqipërisë.

Ai është praktikish Maduro ynë, Presidenti që nuk pranon shumicën në vend, dhe që i ka shpallur luftë SHBA dhe BE, duke ndëshkuar rëndë popullin e tij.

Krahasimi çalon vetëm në një pikë. Ky nuk ka ushtri, pushtet apo territor ku qeveris. Republika e tij nuk ka qytetarë, por bordero rrogtarësh. Ndaj dhe nuk e marrin aq seriozisht, por e injorojnë. Thjeshtë bëjnë sikur nuk e dëgojnë dhe shikojnë çfarë bën.

25 komente në “Si Maduro!”

  1. B.G says:

    Shkurt muhabeti : nuk e qi mo njeri presileshin tone !

  2. ⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️ says:

    ????

  3. Lloji says:

    Pa SH.B.A do ishim si Zimbabve…

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Jam me ty..

    2. U says:

      Jemi Zimbabwe ??. Ca kujton ti ? Dheu neper rruget e shqiperise dhe trafiku kaotik jane simbol Zvicerian ?

  4. Don says:

    Mero e ke cuar perfundimisht ne llozhurat e Shares kete palo president qe vegjetoi ne politike nga kulisat niveli ulet i demokracise dhe parave te pista. Pena jote nuk eshte top por bombe atomike qe mbyll cdo diskutim dhe ben te heshtin portalet dhe televizionet e analisteve te borderose.
    Te falenderoj perzemersisht me respekt.

  5. Zagoriti says:

    Te lumte pena,Mero!Si perhere koherente i sakte ne analizat e tua!Me sa duket,i erdhi fundi Maduros!Me mire vone se kurre!

    1. vang says:

      Mos te harrojme qe Mero eshte nder te paktet fare per te mos thene i vetmi qe eshte ne oponence me detashmentin e mjeruar te Ylli Rakipit qe prodhon nje politike pertej xhamave dhe mllef personal si ,Lubonja,Bushati,Zheji etj

  6. Drejtesi says:

    Pas Esat Pashes ky vjen, pa dyshim. Me Reformen ne Drejtesi, qe ne fakt eshte makthi i tyre i vertete, po u vjen fundi diteve te pushtetit te ketyre hienave…

  7. ©KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Meta u mundua te mbaj” gjalle” protesten e organizar nga Berisha edhe kater muaj,per te deshtuar hapja e negociatave.

  8. Emigrant says:

    Ah mor Mero, te lumte dora dhe mendja. I ke rene ne koke muhabetit. Si gjithmone shume e sakte dhe informuese analiza jote. Pershendetje nga Amerika.

  9. Alban says:

    ILIR META ALLENDE RISHPALLI VETVRASJEN E TIJ POLITIKO-JURIDIKE!

    Presihori i Recit
    Me Salehun e Dreqit !

    PRESIHORI I SHQIPERISE I SHPALL LUFTE DIPLOMATIKE SHBA-SE DHE ITALISE !

    – Shtetet e Bashkuara te Amerikes…
    dhe leshi i Marikes ?

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Kryemafiozi, Kryehajduti, presihori turp i Shqiperise Ilir Bllok Floriri perjashtoI sot nga mbledhja e Partise se tij ne seline e Presidences, nga kuvendi i “Bandes se Gangstereve” dhe “ Mafias krejt jashte kontrollit “ dhe SaLike Ramollah Ajatollah Millosh Putaninit aleatin kryesor strategjik te Shqiperise Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe Italine shpetimtare nga uria dhe strehen bujare te dhjetera mijera shqiptareve ne 1990- 1993.
    Pritet te nenshkruaje dekretin e luftes me pordhe Cepani e fende Vicidoli pasi te kthehet vellai i tij Siaméz Saleh Karaxhici nga Viena pas nje krize ankthi skizofrenik dhe stresi paratraumatik shkaktuar nga SPAK- BKH-JA .
    A e dini rezultatin e kesaj lufte !?
    Kush e kruan me Shtetet e Bekueme te Amerikes
    ….E ha leshin e Marikes!

  10. REZI says:

    Ore po ky kujton se është i paprekshëm. I ka ngritur vehtes kultin e individit pa bërë asnjë ditë punë, vetëm llogje. Kur ka qënë ministër i jashtëm thuhet se shkoi në SHBA nuk e di se për c’arsye, dhe e bëri hor ambasadorin e athershëm se në një revistë që botohej atje, nuk kish dalë fytyra e Metës aq shumë në revistë, ndonjë tek tuk kishte. I zëmëruar ngre zërin e i kërkon që duhej të ishte në cdo faqe të revistës, edhe në revista të tjera duhej të dilte se ishte politikani më i rëndësishëm. Me delirë madhështie si ky, si e shoqja. Dhe një gjë kam: kaq syleshë janë analistë militantë që i shkojnë pas, kur thonë se nuk është i korruptuar? Vetëm dokumentari Sonila Mecos, ku na thuhet se ka 11 banja mjafton për të nxjerrë konkluzion. Dokumentari i është bërë bumerang atyre dhe Sonila Mecos. Thirrja e fundit që i bën qytetarëve, duke thënë se votojnë socialistët, është fyerje e presidencës dhe atyre rrogëtarëve që i shkojnë nga pas, është injorim i Bindjes demokratike dhe nxitje e përcarjes. Turp të kesh pasardhësi i Esat Pashës.

  11. Zani says:

    Mero ti dhe avokati ja keni thene troçe opozites, ata jo se nuk e kuotojne por mundohen tja fusin Shqiptarve me keq se ja kan futur, i kan varferuar, shfrytzuar tani duan ti vene te vrasin njeri tjetrin prap. Rroft USA. Ilir kok thati e zgjodhi vet fundin e tije. Paraja e vjedhur te ha koken.

  12. Flori says:

    O Mero, kam qene dhe jam i majte. Kam votuar perhere PS por kjo qe po ben quhet poshtersi.Ky rilindas qe erdhi me daulle ka 6 vjet qe renoi ps-ne dhe vendin. Ku jane premtimet per shendetesi falas. A je verbuar nga inati se mos e merr Saliu? Cilado parti ta marri te njejtin fat si Rama do kete.Jane mjaftueshem 6 vjet.Boll me propagande boshe.

  13. Pantera says:

    O Mero Baze , na mesove keq me keto analiza specifike , kur do jene qetesuar situata dhe kur cdo kush do kete mare rrugen dhe vendin perkates e vetmja gje qe do na mungoje do jene komentet e tua , megjithate do te kujtojme si nje gazetar , nje analjst ose thjesht nje qytetar shqiptar qe su trembe , shkruajte me seriozitet dhe saktesi , bere nje pune te paster , i armatose lexuesit me dije te bollshme , u hape syte , grise maskat , do te ta dime per nder dhe do te lexojme pergjithmone …….tung

  14. Alban says:

    ILIR META I SHPALLI LUFTE DIPLOMATIKE SHBA-SE ITALISE …

    – Ilir Meta Alende rishpalli vetvrasjen e tij politiko- juridike!

    – Presihori i Recit Salehun i Dreqit !

    – Shtetet e Bashkuara te Amerikes…
    dhe leshi i Marikes ?

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Kryemafiozi, Kryehajduti, presihori turp i Shqiperise Ilir Bllok Floriri perjashtoI sot nga mbledhja e Partise se tij ne seline e Presidences, nga kuvendi i “Bandes se Gangstereve” dhe “ Mafias krejt jashte kontrollit “ dhe SaLike Ramollah Ajatollah Millosh Putaninit aleatin kryesor strategjik te Shqiperise Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe Italine shpetimtare nga uria dhe strehen bujare te dhjetera mijera shqiptareve ne 1990- 1993.
    Pritet te nenshkruaje dekretin e luftes me pordhe Cepani e fende Vicidoli pasi te kthehet vellai i tij Siaméz Saleh Karaxhici nga Viena pas nje krize ankthi skizofrenik dhe stresi paratraumatik shkaktuar nga SPAK- BKH-JA .
    A e dini rezultatin e kesaj lufte !?
    Kush e kruan me Shtetet e Bekueme te Amerikes
    ….E ha leshin e Marikes!
    As ti Dashamir Rakia nuk ben perjashtim nga ky rregull ose me mire te themi ligj i pashkruar !
    Po te keni dyshime pyesnI Saleh Ramollah Ajatollah Milloshevic Putaninin, qe SHBA e beri edhe President edhe Kryeminister kur duhet te ishte duke vuajtur dy burgime te perjeteshme per Katrahuren kombetare 1997 dhe per grushtin fashist te shtetit te 14 shtatorit 1998 ….. dhe sivjet ia hoqi vizen me kuc e me mac per shkak te krimeve pa fund ndaj Shqiperise dhe shqiptareve dhe per shkak te komploteve antishqiptare e antiamerikane te tij ne bashkepunim e per llogari e ne dobi te armiqeve te tyre te sterbetuar!
    Prisni! Nuk keni pare gje akoma!

  15. Olimpia says:

    Pamjet e turpshme kriminale te xhihadisteve te Berishes, Bashes dhe Metes ne Diber Jane deshmi e natyres antishqiptare,te ndyre dhe primitive te PD dhe LSI.Prinder primitive qe nxisin femijet e tyre per te djegur police,shkolle dhe dokumente me molotove.Politikane zjarrevenes si Basha ,Meta dhe primitivi Berisha qe drejton nga Viena falangat bandite terroriste kunder rendit kushtetues.Cfare idiotesh injorante,duan te friksojne nje popull me disa bandite te cmendur qe bredhin ne per nate si nazistet e Hitlerit ne vitet 30 te.Shperthime periferike te organizata. nga gangstere politike me kollaro qe Jane shnderruar ne lider te grupimeve terroriste.Shpresoj qe perendimi ti shikoje dhe te deklaroje organizata terroriste PD dhe LSI ,duke ndaluar hyrjen ne BE dhe SHBA dhe duke nderprere cdo marredhenie me to .

  16. Like floriri ka filluar ta kuptoje sa heret a vone ka per te degjuar tringellimen e frikshme te prangave.

    Gruevski e hengri per nje Benz. Likja do a haje per shuuuume me teper.

  17. Democracia reale sjell paqe te vertete says:

    Nje pyetje kisha per Meron.Prisja te beje nje shkrim ku ti kerkoje kryeministrit qe meqe nuk ka opozite ne zgjedhje dhe se duke qene dhe vend I varfer, te mos bente fushate kryeministri e te kurseheshin ca miliona euro.Kandidatet pa reklame e buje te bashkebisedonjn per hesap te tyre me qytetare.Me pak sherre do kishte gjithashtu.Kryeministri mund ti drejtohej populit vetem nje dite para heshtjes zgjedhore, ne televizion.Kaq, te pakten te mbeteshin votime moniste por me pak te kushtueshme se dhe ne monizem behej pak llogari.

  18. Brahoo says:

    Kane nja 30 vjet socialistet qe thone jo i erdhi fundi Berishes e jo i erdhi fundi Metes ! Tallen me popullin e thjeshte ,se e dine qe te dy kane garancite e partise socialiste.
    Deri tani i pari tall menderen me te gjithe dhe i dyti si president (i zgjedhur po nga ssocialistet) po tallet edhe me Ameriken…

  19. Realisti says:

    MERO SHUME SAKT.
    PRESILESHIN TONE SE QI ME ASNJE INSTITUCION.
    …LE TA QIJE MONA TANI.
    …PO GJYNAF SE DO E QIJE NE KUSHTE TE VESHTIRA …NE BIRUCE.
    ….TE RROJ SHBA. QE NA SHPETOI SHQIPERINE NGA LIKJA E BERISHA SE LYLI E MONA TE HAN MUTIN.

  20. Virusi says:

    Meta eshte njeri anakronik. Meta po ben vetgjyqesi. Po, po, po ben vetgjyqesi. Ne vend te ligjt per te bashkuar njerezit, ngrihet mbi ligjin, ben vetgjyqesi dhe krijon perplasje. Presidenca, nje institucion mbipartiak, eshte kthyer ne pjese te politikes. Presidenti nuk ndjek ligjin por pasionin politik dhe kulturen e origjines duke perfunduar keshtu ne vetgjyqesi. Njeri anakronik qe su be kurre qytetar.

    1. Pellumbi says:

      Mos i ardhte vendit time nje president derdiment qe shikon hallet e veta ,dhe jo te jete garanti i unitetit te popullit .Ky Meta do te mbahet mente si nje president partjake ,ku me vete ka pakicen .Qe te jeshe presidenti i nje vendi ,ne radhe te pare duheshe te jeshe mbi palet .Ky presidenent ka konflikt interesi mbeshtet opoziten qe ne te bene pjese gruaja e tij .Qe ketu ky njeri nuk ja vlen te perfaqesoj popullin dhe ne nivele me te ulte .

  21. vota per te tere says:

    Neser Jane zgjedhjet me moton:”Hajde kush do vota apo vota per te tere”Ka rene daci ne kos, ka rene rilindja ne vota! Ju tha veshi enveristeve per shifrat 80% e 90%. Neser do kete qyfyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje