Këshilla demokratëve, për të shmangur një gënjeshtër të re!

1 Korrik 2019, 19:21Editorial TEMA

Nga Mero Baze

E kuptoj zemërimin dhe zhgënjimin tuaj sot në mëngjes.

Partia Demokratike sot i ngjan një treni të mbushur plot me pasagjerë, që timonieri e ka nxjerrë nga shinat për llogari të vet, dhe tani po përpëlitet i shkatërruar në anë të rrugës.

Përgjegjësia e vetme e juaja, është se i besuat trenin njeriut të gabuar, dhe sot jeni afër asgjësimit

Rifuteni trenin në shina dhe zgjidheni vetë kapitenin. Mos lejoni që ata që u nxorën nga shinat, t’u mbajnë peng në trenin e braktisur.

Dhe për këtë, shmangni disa simptoma kronike, që ky kapiten ka aplikuar për 29 vjet, sa herë humbet. Por këtë radhë nuk ka humbur, këtë radhë ka asgjësuar Partinë Demokratike.

E para, mos humbisni kohë të dëgjoni përralla për pjesmarrje të ulët në zgjedhje nga populli, apo për interpretime sipas oreksit, të raportit të OSBE- ODIHR.

Pjesëmarrja nga populli kundërshtar me ju, ka qenë maksimale, dhe pak më shumë se sa ka qenë për 29 vjet nga ajo parti.

Socialistët kanë marrë tërë jetën 750 mijë vota në këtë vend dhe pak më shumë se aq, kanë marrë prapë dje. As janë ulur, as janë shtuar, as kanë bojkotuar.

Përkundrazi, me marrëzinë e tij, lideri juaj i bashkoi rreth Edi Ramës, që mund t’i kishte humbur këto zgjedhje nëse ju do konkurronit.

Nëse keni qejf ta llogarisni me përqindjet e listës formale prej 3.4 milionë qytetarësh, nga të cilët 45 për qind janë jashtë, llogariteni. Me atë listë socialistët kanë marrë 21 për qind, kurse ju 13 për qind, sikur të merrnit pjesë, sipas zgjedhjeve të fundit. Nuk fitoni gjë duke gënjyer veten.

Nga këto zgjedhje, Edi Rama ka marrë maksimumin, pasi lideri juaj i kishte llogaritur si zgjedhje me të cilat do digjte Shqipërinë, por dogji veten.

Edi Rama ka marrë për këto zgjedhje, mbështetje të pazakontë ndërkombëtare, ndërkohë që nëse do ishte ndryshe, ai mund të ishte i akuzuari i Perëndimit këtu.

Me qëndrimin ndaj tij, me zgjedhjen e rrugës revolucionare, ju bashkuat socialistët rreth Edi Ramës dhe i bëtë ata, të harrojnë zhgënjimet e tyre 6 vjeçare.

Nuk di kush tjetër mund t’ia bënte këtë dhuratë një kryeministri në vitin e gjashtë, përveç liderit tuaj.

E dyta, mos bini në kurthin e atyre që thonë se tani nuk është koha të merremi me veten. Tani është koha të merreni me veten, se më vonë duhet të mereni me zgjedhjet.

Tani është koha që dikush të mbajë përgjegjësi për aventurën revolucionare të dështuar ku e futi PD, tek djegia e mandateve, bojkoti i zgjedhjeve dhe lënien e saj pa asnjë pushtet.

Unë nuk mbaj mend këto gjashtë vjet që Lulzim Basha të thotë humba një herë. Edhe kur humbi më 2015, edhe kur humbi më 2017, dhe kur u shpartallua më 2019, ai thotë “fitore”.

Nëse do ishte fitore çdo humbje që Lulzim Basha pëson këtu e gjashtë vjet, atëhere s’keni pse bëni më protesta, luftë, apo revolucione, se ju jeni të fituar kështu siç jeni.

E treta, që nuk duhet të mashtroheni, është kjo përpjekja për të bërë sikur keni një plan të ri dhe akoma më keq, sikur keni dhe aleatë.

Shmangni fytyrën e Fatmir Mediut, Mesilës, Gon Dukës apo Nard Ndokës nga ekrani, se ata nuk vijnë për t’u dhënë, por për t’u marrë ndonjë votë. Akoma më keq nëse vijnë për t’u dhënë mendje.

Merreni me guxim debatin brenda jush dhe besojani PD-në një grupi të ri, nga ata që janë të lirë të luftojnë dhe të afrojnë energji të reja në PD.

Duke mbajtur ato fytyra, ju mbani të ngrirë mijëra shqiptarë që nuk afrohen tek PD, falë atyre.

Ata që u nxorën nga shinat dhe u kanë lënë në anë të rrugës të gremisur, nuk mund t’ju rifusin sërish në shina. Por dhe nëse ju fusin, do t’ju përplasin përsëri.

Merreni me guxim një marrëveshje të re mes njëri- tjetrit dhe kundërshtarëve, për një reformë të thellë kushtetuese, reformë elektorale dhe rregulla më të ashpra kundër krimit elektoral, dhe hidhuni në betejën që mund të ringrejë PD.

Ndryshe s’do keni më të ardhme. Dikush tjetër do të bëjë atë që po hezitoni të bëni ju.

Së fundmi, mos dëgjoni opinionistë të paguar nëpër ekrane, që shpikin fitoret tuaja, stërhollojnë gënjeshtra dhe faktorizojnë njerëz pa asnjë votë në këtë vend.

Ata nuk janë duke ju mbrojtur ju dhe PD, por  janë duke mbrojtur gënjeshtrat e tyre, të cilat çuan PD në këtë humnerë.

Shumica e tyre nuk kanë qenë kurrë me PD. Shumica janë ata që frymëzuan ’97-n dhe nuk është se u dhimbset PD. As ju.

Thjeshtë një herë ju çuan buzë greminës me armë në dorë, nje herë ju çuan buzë greminës, duke ju çarmatosur.

Tani prej sot ata duan të tregojnë se nuk kanë gabuar dhe ju keni fituar. Ata në fakt nuk kanë gabuar, se ja kanë arritur qëllimit ta shkatërrojnë PD, por ju duhet të mbroni PD edhe nga këta.

58 komente në “Këshilla demokratëve, për të shmangur një gënjeshtër të re!”

  1. Free and fair elections says:

    Ne cmenyre mund ta rrezoje qeverine nje popull kur shperthejne skandalet e saj nga cdo cep I globit? Me protesta kombetare jo, me 85% te popullit votiar kunder jo, me lutje Jo, vete nuk dorehiqet. Gjej nje rruge dhe ok.

    1. The most fair and free elections ever says:

      Or taj a din me lexu e me bo aritmetike. Vetem 47% e Shqiptareve me te drejte vote voton zakonisht. Nga ata qe votojne PS mori shumicen ne 2017 dhe shumicen ne 2019. Vetem ju idiotet Putiniane te Bashes e Berishes mendoni qe voton 100% e popullsise dhe ata qe nuk votojne jane te gjithe kunder qeverise Rama. Kur ne fakt shumica e personave qe nuk votojne jane njerez qe jetojne ne emigracion. Vazhdoni me matematiken 7×7=42 te Bashes e shkoni digjni ndonje shkolle o talebane.

      1. Raimond vlonjati says:

        Po kush e verifikoi qe paska marre 750 mije vota PS, dhe nuk ka marre 950 mije ?
        Apo duhen besuar meqense, vete votuan dhe vete I numeruan..? Si puna e asaj , shprehjes, vete Ali, e vete Kadi
        Ndaj, boll o labush se na hape barkun, me kete bythlepirjen qe I ben Rames, per keto zgjedhje skandaloze,

        Keto zgjedhje treguan se kemi ne krye te Qeverise nje funderine morale, qe jo vetem eshte hajdut I parave te taksapugesve shqiptare,
        por edhe hajdut I Pluralizmit shqiptare, -nje krijese mizerabile si Rama , te rethuar nga plehrat qe I bejne propaganden

        Porse ne te njejten kohe, ,
        keto zgjedhje treguan edhe nje aspect interesant te politkes Amerikane, te cilen e prekte Enver Hoxha, por ne nuk e besonim,
        se mendonim qe Enveri na genjente ,
        por qe politika Amerikane e paska Demokracine per popullin e saj, dhe per popujt miq,,( ne nuk na quajne miq), ndersa per te tjeret nuk I ruhet fare, por shikon interest e saj–ne rastin tone shikon interest e Muxhahedineve,
        Ndaj edhe jane derdhur lumenj gjaku ne Vietnam, Egjypt, Iran etj , se keta , Amerikanet perkrahin ata politikane qe ju plotesojne ketyre orekset tip Muxhahedine. tip Shah Palevi etj

        Ne kete rast te ketyre zgjedhjeve skandaloze, gjithe populli duhet te ngrihej kunder ketyre zgjedhjeve monopartiake, dhe te mos I lejonin te zhvilloheshin, pavaresisht orientimit te tyre politike
        sepse keto zgjedhje bere varosjen e Pluralizmit shqiptar,

        Une jam me Enverin, por zgjedhje te tilla ne vitin 2020 jane Absolutisht te pa-pranueshme dhe fyese per intelectin e njeriut normal

        1. Fallxhorja me cizme says:

          Nuk dua te te fyej ,por do te shkruaj vetem dy tre gjera te vogla.Edi Rama e ka nje shtepi te madhe ne Syrel,e akuzuan edhe per nje 15% kur ishte kryetar bashkie,por ndryshimet qe beri per Tiranen,nuk krahasohen me ato qe bene kryebashkijaket e PD,nuk vrau asnje ne ” 9 protestat kombetare “,si me 21 janar,as 26 viktima si ne Gerdec,mes tyre dhe femije,dhe kjo perhir te Shkelzenit,Edi nuk ka djegur flete votimi si Berisha per te vjedhjen e votave,nuk ka hapur kuti te shqyera e mbushur me flete votimi per te bere fitues humbesin Basha ne KQZ e Ristanit dhe gjykaten e Tom Ndreces,nuk ka futur ne komisionin e Sigurimit ndonje Damir Fazllic,nuk ka bere mbremje gala sic bente Sala per Sllobodanken ku 500-600 biznesmen paguanin taksa per familje ne vend qe tja paguanin shtetit.Nuk mbarojne bemat e tyre,por po e le me kaq.Gjithmon kur kemi perpara dy te keqia,do te zgjedhim te keqen me te vogel.Kaq kisha per te thene.

          1. raimond vlonjati says:

            Hahahaha

            Ti je nje cope deficenti qe duhet ta fillosh prape jeten nga e para ,
            dhe te shkosh ne shkolle mga klasa e pare dhe ne vazhdim , qe te behesh njeri , ok ?

            Ik or trap , , ketu po flasim per zgjedhjet qe duhen bere bashke me Opoziten , jo per vjedhjet .

            Sa per vjedhjet Rama esht hajduti me i madh dhe me i lig ,
            se e ja filluar vjedhjen qe kur ishte Kryetar Bashkie , ku gjithe Tirana e quante Mister 10% , te cilat i merte nga lejet e ndertinit qe jepte
            . dhe tani po vjedh miliarda nga parate e taksave te shqiptareve , sic ishte rasti i 1 miliard dollareve te mara hua nga FMN dhe qe i ndau me Milioneret e familjes se tij , dhe plot raste te tjera ku po na e shtron ruget 1km per 25 milion dollare

            Por esht edhe i lig , se po i rjep njerezit e thjeshte me taksa super te larta ,
            qe po ja merr dhe Amerikes , ne drita , uje, cmim karburanti

            Po ti nuk kupton se je hajvan dhe esht humbje kohe te qi koken me ty

    2. Grigor says:

      Po vazhdove me kete punen e 85%, ëhë, buf ke per te mbetur tere jeten. Mos huazo shifra kot nga propaganda, por lexoje edhe nje here shkrimin e Mero Bazes se nuk e paske lexuar.
      Ne qofte se 15% e te teres eshte 790 mije, sa eshte e tera? Shto edhe pjesen qe nuk voton se Jane re vegjel, sa del Shqiperia?
      Po i bere mire keto veprime do kuptosh qe ai 85% eshte nje genjeshter e propagandes se atyre qe te kane genjyer vazhdimisht.
      Tani degjo si merret pushteti prej opozites. Natyrisht duke rrezuar Edi Ramen, por ti nuk ke pune me Edi Ramen se ai eshte i partise tjeter. Shiko Partine tende se ta kane marre peng. Qe te rrezohet Rama duhet forcuar PD-ja, qe eshte si parti kalastrene.
      – Te behen zgjedhje demokratike brenda Partise qe te ndryshoje ky lidership me idiote qe kane uzurpuar kryesine e Partise.
      – Te iki Saliu, Luli, Flamuri, Paloka, dhe tere rronxhobonxhot qe e bejne popullin per re vjelle.
      – Te mos perdoren me ato dy gishtat sepse Rama ka 6 vjet qe ja fut Bashes atje ku s’thuhet dhe populli ka kujtime te hidhura nga dy gishtat – u kujton Saliun.
      – Te prishet aleanca me idiotet Dule, Duka, Mediu, Ndoka, dhe me LSI.
      – Te rithirren ne Parti njerez me reputacion si Jozefina Topalli, Eduard Selami dhe Majlinda Bregu.
      – Te behet aleance me Astrit Patozin dhe Bamir Topin.
      – Te krijohet nje platforme politike gjitheperfshirese qe pervijon ekonomine e Shqiperise per 10 vitet e ardheshme.
      – Te ndryshohet botekuptimi i te berit politike ne parti, duke u distancuar nga modeli rrugaç i Sali Berishes. Me distancimin nga Saliu, populli do ju marre seriozisht, por edhe do afroni shtresen e intelektualeve te vertete qe nuk afrohen dot tani sepse ofendohen nga idiotesia e Lulit dhe rrugaçeria e Saliut.
      – E keshtu me radhe deri tek pika 45.
      Beni keto, dhe nuk ka Parti Socialiste apo Edi Rama qe ju del perpara.
      Por, Po nuk bere analizen e humbjes brenda Partise, dhe merresh me shifra idiote 85%, atehere do humbasesh perseri, dhe perseri, dhe perseri, deri kur te vdese Saliu, Luli te iki me vrap, dhe Partia te lirohet vete.
      Vetem se ka nje problem. Po nuk vepruat sot, deri atehere mund te mis kete me PD, siç tha Jozefina.
      Te fala Mulit dhe Palokes.

      1. Yy says:

        ANALIZE E SAKTE. BRAVO.

      2. Miri says:

        Deri dje juve ne kete gazete nuk keni lene gje pa thene kunder Topallit,Patozit,Bregut apo Selamit.

        Sot po na i nxirrni burra te mire?

      3. Emiljano says:

        Ja the e Grigor ja the, po kujt ja thua.E kane pushtuar shpellaret pd dhe se leshojne kollaj.Nuk i zbresin kalit ata lehte ata jo

      4. d.didani says:

        Ja keni plot strategji te gateshme…vetem duhet te ulni hunden per ti zbatuar. Opozita nuk behet me “Rama ik!”..Opozita duhet te njoh mire zhvillimin ekonomik te nje vendi te varfer dhe te kete ide konkrete per ndyshime dhe zhvillime…Opozita nuk behet duke i thene popullit”Mos paguani taxa” si c’nuk paguhen ne Amerike!!!!! Amerika te merr taksa edhe kur te shet 1 KG. Qumesht!! Kur nxirrni ca karafila qe kakarisin ne TV vetem sharje dhe genjeshtra,mos prisni te shtoni elektoratin ,do ndodh sic ka ndodhur me se fundi shkatrrimi i elektoratit,fundi opozites ,sic ndodhi!

    3. Am says:

      I keni mbush vetes mendjen qe jeni popull qe jeni shumice dhe qe qeveria po ben skandale dhe qe duhet djegur me molotove. Kjo eshte merita e vetme e Lulit, qe ju ka hedh trute e gomarit dhe akoma nuk e kuptoni. Ky eshte dhe fati yne i zi , qe gomere si puna juaj nuk e kuptojne qe egziston nje pjese tjeter shqiptaresh me te cilen sperballeni dot me molotove sepse ju hane koken, prandaj duhet ti respektoni.

    4. Sa per dijeni says:

      E para nuk ka votuar 85 % kunder, kete e thote lulushja juaj prandaj dhe Mero te thote qe mos degjo kukllat e shqupit por vere mendje tende ne pune. Se dyti, nxirrni figura te reja ne krye qe do pastrojne halene qe e ka katandisur vicidolsi me kukellen e tij dhe keto figura te reja do sjellin fryme te re, ide te reja , platforma te reja qeverisese dhe konkuruese si dhe anetare e intelektuale te rinj nga zona gri e elektoratit. Ne fund te fundit politika eshte si tregu, ai qe eshte menaxher i afte, reklamues i palodhur dhe me ide te reja si dhe qe ka mallin (programin + njerezit) me te mire, gjithmone fiton me shume. Suksese ne jete tani, por me tipa si lulushja dhe shpura e tij sebashku me aleate si Cizmja, Like floriri, Medi gerdeci, Duka i krimit, Dule asfalia, Dash rakia, Nard xheneriku etj, do rri shume gjate ne pushtet Rama, do na behet si Bleri dhe Merkel me nga 3 mandate.

    5. Pede= Cerdhe krimi says:

      Ti je nje koqe gomari qe as lexon dhe as kupton se cbehet por gelltit sallaten ruse te Bashes pa e vene ate cop mut(tru nese mund ta quajme) ne levizje. RIP PeDe.

  2. ??? says:

    PD-ja ka nevoj për njerëz të rinj, të pastër, të mençur dhe largpamës .
    PD-ja do kohë të ringtihet , por mundet , n.q.se do hedh poshtë pjesën e kalbur.
    JASHTË PD-së : BETISHAJT, BASHAJT , ZGJATIMET DHE PARTIÇKAT -PLEHRA PA VLERË.
    NEVERISNI OPINIONÇIKËT FAQEZINJ QË JU GËNJEJNË.
    U MAJMËN NGA JU . KËRKONI LLOGARI DHE DËNONI ATA QË KENI ZGJEDHUR T’JU DREJTOJNË DHE JU GËNJEJNË PA TURP.

  3. Arifi says:

    I madh je Mero! Te lumte pena .

  4. 87% kunder PD says:

    Amerika eshte gati ta shpalli PD organizate te dhunshme e Meroja thote shpetojeni. Mos e shpetoni por shkaterrojeni komplet kete organizate kriminale. Nuk ka kurrfare lidhje me emrin “demokratike”.

  5. Kujt ja thua!
    Lul karagjozi sa here humbet bertet fitore dhe shikon nga sali baba.
    Keta sa here nuk shkojne ne votime fitojne,85% e popullit i do.
    Ju urojme fitore te tilla ketyre fytyrave te urryera hajdute qe te vjen ndot ti permendesh.

  6. Ben says:

    Kjo eshte nje skice e platformes se re qe duhet te kete nje PD e shkeputur nga fryma e vjeter e mashtrimeve genjeshtrave,shikimin e te keqes vetem te kundershtari.Analiza duhet te behet te vetvetja duke gjetur rruget e reja per te ardhur ne pushtet.Personalisht e falenderoj Zotin Mero per keshillat e vlefshme qe jep per Partine Demokratike.

  7. Populli says:

    I dashur Mero,
    Eshte mire ta pranosh ti dhe te tjere:
    PD-ja ishte nje krijese artificiale e Partise se Punes. PD-ja nuk ishte aspak trashegimtarja e te djathtes shqiptare. PD-ja organizativisht, si lidership, si program, si antaresi, si sjellje (deri edhe si fjalor!!!) ka misheruar tiparet e nje partie gjakui e vrasjesh, tipike marksiste terroriste. Perdori dy here ushtrine per te masakruar popullin shqiptar: ne 1997 dhe 21 Janar 2011. Ethet e 6 muajve te fundit per te marre pushtetin me dhune ishin ABSOLUTISHT karakteristikat e nje partie marksiste-terroriste.
    Popullit shqiptar i nevojitet nje parti e krahut te djathte, po nje parti qe te buroje vertetesisht nga te burgosurit e ndergjegjes, nga patriotet e medhenj qe bene Shqiperine dhe qe nuk u kompromentuan kurre, nga te rinj me vizion te testuar evropian e amerikan. Jo nga ish komuniste, nga spiune te sigurimit te shtetit, nga te shitur te agjenturat ruse e serbe. Kjo eshte e verteta. Ketu fillon e duhet te filloje ringritja e te djathtes.
    Pse fshiheni pas gishtit?

    1. Tomorri says:

      Kurre nuk do kete nje parti te djathte tjeter pervec Ballit dhe Legalitetit!
      Te tjeratjdo quhen te djathta,por te mbushur me te majte nga me te poshtrit si Berisha me shoke!
      E djathta shqiptare kurre nuk do afirmohet ne popull,se kurdohere ka qene ne sherbim te armiqve te Shqiperise!
      Ulni koken se edhe per 500 vjet do qeverisin parti te majta!

  8. Tori says:

    Ti mor Mero merru me Edin sepse nuk besoj se opozita ka nevoje per keshillat e nje sahan lepiresi.

  9. Miri says:

    Mero Baze i do te miren Partise Demokratike,sa i ka dashur Hitleri cifutet.

    Metodat qe propozon Mero do te zgjatin edhe 10-15 vjet pushtetin Edi Rames,kur ne fakt ky pushtet eshte afer fundit.

    Me Parlamentin qe ka opozite te emeruar,me te gjitha bashkite qe udhehiqen nga socialistet me Prokurorine qe mbulon krimet elektorale dhe qe komandohet plotesisht nga Rama,me Presidentin qe do te vendose nje kukull te tijin, Edi Rama dhe Mero Baze nuk kane ke te fajesojne me per gjendjen ne Shqiperi,vec vetes se tyre.

    Hyrja e PD ne palo-zgjedhjet qe zhvillohen nen terrorin e bandave te droges qe komandohen nga Ramat,Tahirajt dhe Dakot,eshte nje kurth i paster qe Baze kerkon ti beje PD-se.

    PD duhet te rrije larg zgjyrave socialiste,qe skane asgje socialiste dhe duhet te futet ne zgjedhje,vetem kur te zhduken nga revoltat popullore Veliajt,Ramat,Dakot me shoke.

    Cdo gje tjeter,do te jete nje fund i ngadalshem i PD-se dhe nje jetegjatesi ne pushtet e Edi Rames.

    1. Yyyppp xhixhi says:

      Vazhdo bjeri me dore lale, ti je ne rregull. Ooohhhhhh fituammmm. Ooohhhhh cu kenaqa. Fashiste trima, syleshet po na marrin ne qafe perandorine. Ahhh medet, Mero u jep mend debilave si puna e ketij masturbuesit te shqupit ketu. Keput qafen te qifsha cte permban se nga tipa si ty nuk behet ai vend.

    2. Kapedani says:

      O Miri po me uren çpatën xhanëm.O klluf po Veliaj sapo e nisi karrieren ,apo te vrasin syte ndryshimet qe ai i solli Tiranes.Nejse me ke flas dhe une,ti Bathoren dhe Vicidolin ke pare.Toço hiqni ata funderrinat qe kane zaptuar PD-ne dhe e shikoni si fluturon Rama nga karrigja.

  10. Bledi says:

    Mero i besoj statistikat që thua por nuk i kuptoj. Psh, mund t’a shpjegosh për c’ arsye janë jashtë Shqipërisë 45% e zgjedhësve ? Pse ka rënë lindshmëria në masë ? Kush e ka fajin. Këto janë pyetje shumë të nevojshme për t’u adresuar e jo pallavrat politike.

    1. durrsaku says:

      Temë tjetër pse 45 per qind jane lista duke qene emigrante.

  11. demokrati says:

    Dekalog, nese ajo cka ka ngelur nga PD kerkon te shmnage shkrirjen totale. Shansi i fundit.

  12. Monitor says:

    Z. Mero, i ke hap pune vehtes! Udheheqja “fitimtare” e PD ka per ta shpallur si leterature e verdhe, e ndaluar! Ai qemoti me ate…
    Kujses demokrate kush kapet duke e lexuar kete pamflet te ndaluar perjashtohet nga partia e vetperjashtuar demokratike! Per udheheqsit tuaj eshte si armmbajtje pa leje!

  13. Olimpia says:

    E vetmja rruge e nje te djathte moderne eshte nje formacion i ri ,ndoshta BD apo nje formacion tjeter .Themelore eshte qe gjithcka te ndertohet mbi bazen e ideve liberale perendimore,me nje program te menduar ekonomik ,politik che social .Duhen fshire Berisha dhe kllouni qesharak i tij Basha.Sepse PD nuk la qene ,nuk eshte dhe nuk do te jete kurre nje parti .Ajo eshte thjesht nje bande e madhe ku bejne pjese llumi i shoqerise shqiptare ,nga pinjollet e tradhetarve veri tek ish komunistet fanatike te kthyer ne naziskine ku me tipiku eshte krimineli Berisha.
    Vetem nje grup i ri intelektualesh te edukuar me kulture perendimore mund ta ndertoje nje force moderne te djathte shqiptare qe te perballoje PS e cila ka nje popull te majte gjithmone ne shumice .Aresyet Jane te shumta .

    1. Miri says:

      Cpune keni juve me PD,kur edhe sikur te beje ato qe thoni juve,ju skeni per ta votuar kurre.

      Tani qe do te vendosni per President nje kukulen tuaj i keni te gjitha dhe nuk mund te fajesoni me opoziten per deshtimet.

      Keni Parlamentin me opozite te emeruar,keni Prokurorine qe mban krimet elektorale te pazbardhura,keni tere bashkite e Shqiperise.

      Dmth keni jo vetem tepsine qe kerkoi Lideri Boteror por cdo gje.

      Lereni PD-ne te merret vete me punet e saj dhe mos ja qani hallin.

  14. Besniku says:

    Artikulli duket mjaft i goditur. Por keto nuk u interesojne as mbeshtetesve te PD, as militanteve dhe as paramilitareve te saj. Te gjitha keto qe thuhen ketu, jane kot, te pavlera, persa kohe nuk iken nga skena poltike nje perbindesh me emrin Sali Berisha.
    Lulzim Basha, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi jane vetem kukulla nga ato te Teatrit te Kukullave. Cdo gje, mendohet dhe planifikohet nga Sali Berisha, regjisori i 2 Prillit, 1991; i Kushtetutes se vitit 1994, i vjedhjeve te zgjedhjeve te vitit 1996, i vellavrasjes ne vitin 1997, grushtin e shtetit ne vitin 1998, Gerdesin, vrasjet e 4 njerezve ne Bulevardin Deshmoret e Kombit, si edhe vrasjet e njerezve te vecante, duke filluar me vrasjen dhe zhdukjen e trupit te Remzi Hoxhes, vrasjen e Xhindit ne Fier, te Trebickes dhe te Sokol Olldashit, si edhe te tjereve qe buk jane bere ende publike.
    Prandaj, persa kohe ne krye te PD-se te jete Sali Berisha, ajo nuk do te fitoje kurre! Dhe per dijeni te te gjitheve, PD-ja nuk ka fituar kurre zgjedhje. Ajo ka manipuluar dhe ka vjedhur qe nga 1990 e deri me sot.
    Kjo duhet t’u thuhet demokrateve te vertete, dhe popullit shqiptar.

    1. Miri says:

      Ska si te fitoje PD-ja zgjedhje kur 70% e shqiptareve jane si Goliku i Bences.

  15. gjeramadhi says:

    pd duhet asgjesuar ajo vetem parti politike nuk eshte dhe ata qe ndjekin pd jane llumi i shqiperise

  16. Populli i thjeshtë says:

    PD gjatë gjithë historisë së saj ka e pandryshuar në thelbin e vet: Partia e Saliut, partia e shkatërrimit total të pasurisë së përbashkët kombëtare “se e kishin ndërtuar komunistat”, partia e talljes me të persekutuarit politikë, partia e piramidave dhe e shbërjes së shtetit, e grushtit të shtetit, e gënjeshtrave se ishte reformuar, e shpërdorimit të shansit historik të riardhjes në pushtet, e vjedhjes së votave me hu e në sy të të gjithëve, e korrupsionit galopant e shpërthyes si në Gërdec, e vrasjes së njerëzve në mes të bulevardit me duar në xhepa, e shtetit brenda shtetit për interesat e tyre duke kapur çdo nyje e çdo fije të tij, e barktisjes së kuvendit sa herë që i teket, e mos respektimit të rregullave të demokracisë kushtetuese… Këta nuk janë nisur me tren për të arritur në destinacion por për të zbritur në çdo stacion që u teket. Këta nuk njohin tren por vetëm karrocë me gomerë e s’do mend që e nxjerrin nga shinat. Mjerimi i Shqipërisë kjo ka qenë dhe mbetet PD-ja.

  17. Hamdi says:

    “Paqesoret” e S-alese,Lule Bashes,Mul Nokes bene paqe ne dukje dhe perdoren diversionin te tipit babale.

  18. YLLI says:

    Me vjen keq per shumicen prej jush qe nuk e kane kuptuar deri tani qe Amerika KURRE nuk do te lejoj shkrirjen e PD-se sepse ajo eshte e vetmja vegel e saj per te nenshtruar e droguar shqipetaret. Tani per tani nuk ka cfare te bej prandaj per momentin mbeshtet PS-ne por do ta shikoni qe shume shpejt do te veje ne pushtet nje PD gjoja te reformuar me elemente vegla te saj si puna e vocerrakes injorante Hajdari te ciles do t’i jap pushtetin llokum ne dore me manovrat e saj E pas kesaj PS-ja ta HARROJE PERJETE ME PUSHTETIN.E populli i lavdishem shqipetar do tja marre shtruar asaj kenges-HARRO MUSHKE VALARENE duke kerkuar meshire nen yjet e qiellit vrasetar…………..

  19. ALBAN DEGA says:

    AS WINSTON CHURCHILLI ….

    nuk do ta reformonte dot kete opozite Babale.

    – Partine Demokratike nuk e mundi as shpartalloi PS- ja
    – PD- ne e mundi e shpartalloi Mareshalli, vetevetja!

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Zoti Mero Baze ke gabuar rende…!
    Ne vend ti uroje per nga fitorja ne fitorjen e Pirros u ke treguar rrugen e shpetimit te kesaj opozite veterrenuese e vetevrasese si asnje tjeter ne Bote !
    Partine Demokratike as LSI-ne nuk i mundi as shpartalloi PS- ja. Kurrsesi !
    Te dyja dhe krejt opoziten i mundi e shpartalloi Mareshalli, vetevetja, kortupsioni bubullites, pandeshkueshmeria.
    I shpartalloi vetvetja !
    E vetmja rruge e shpetimit te kesaj PD-ja eshte rithemelimi. Reformimi i saj ne kete mjerim qe eshte sot, do te ishte si ti beje kozmetike nje kufome ne varr!
    I nis keq nga Katovica.
    U bitis keq nga zgjedhja “ demokratike” me koburen e Azem Hajdarit mbi tavoline, u rrit keq nga pronari absolut i saj deri sa ti japin shqelmin bashke me qeahajain e tij Lulush Karabushin e listat e gjobave te Kunatit deri edhe per deputete!
    Behet fjale per nje opozite pa ide, pa projekte, pa platforme, pa taktika as strategji konkururse, kuturu, Babale, ndaj nje opozite qe nuk qeverise dot vetveten, ndaj nje opozite qe vjedh jo vetem votat e familjes se vet politike, por edhe kunder aspiratave e idealeeve te perkrahesve dhe anetareve te saj me shpirt demokrati, ndaj nje opozite qe ne vend te perdore trurin perdor gomat e djegura dhe cizmet, drurin e gurin, tritolin e Molotovin, … ndaj nje opozite veteperjashtuese, veterrenuese, vetvrasese !
    Kete opozite nuk do te mund ta drejtonte e aq me pak ta udhehiqte e qeveriste as babai I politikes bashkekohore boterore, Winston Churchilli po te ringjallej e ringrihej nga varri…
    Sa te ndeshej me Tritolin e Molotovet e saj do te rikthehej me vrap ne banesen e fundit !
    E vetmja rruge per ringjalljen e saj do te ishte rikrijimi, rithemelimi i saj nga e para, nga hiri i saj si Feniksi !

  20. Lizga says:

    Te lumte mendja e dora z BAZE

  21. Jimi says:

    Mero! Te respektoj si askend tjeter nga analistet, por mos te keqen, kur thua “Kapiteni Basha”!? E par e punes, nese ai vertet do ta merritonte, te pakten ta quaje “Kapitene”! E dyta dhe me e rendesishmja eshte se detashmenti PD kurr nuk ka patur kapitene, por thjesht per prijes ka patur nje komit nga Vicidoli, i cili kurre nuk ka pranuar qe ta zevendesoje tjeterkush me gjallje. Respekte Mero!

  22. erich m. remarque says:

    Edhe kesaj radhe PD-ja po pergatitet per “die Dolchstoßlegende”. Sic ka bere gjithmone keto 30 vjet. Domethene, “ne jemi trima, fituam perseri, po dolen ata shkerdhatat, skuthat, komunistat qe na e futen me hile”. Kjo eshte teknike fashiste, sepse PD po shnderrohet ne nje parti fashiste. Shpresoj qe ndjekesit e saj te mos jene te gjithe mostra te pashpirt si Sala, Luli, Ed paloqja e horrat me radhe. Po ta kishin ata ne dore, gjakun ne gju do e kishin çuar. E kane treguar me prova qe ne 1997!

  23. servet says:

    Po ju na cate veshet me 1000000 shpullat qe i dhate opozites,qekur 750000 qenka me shume se 1000000

  24. Ola says:

    Basha eshte mesuar tja japin fitoren jo ta marre vete ashtu sic morri Bashkine e Tiranes .Z.Baze analiza eshte perfekte por me njerzit qe ka rreth vetes as ka per te qullosur gje vec atyre qe ka bere .

  25. Hazbi & Ceka junior says:

    Rrofte Mark Marku,deputet,analist,profesor ndoshta edhe doctorr.Vetem ky e nxjerr Pd-en,Shqiperine,Ballkanin ne selamet.Eshte malok shume i pergatitur mendërisht,dhe si fillim ky te zevendesoje Lulin,pastaj,Mark Marku,si i zoti dhe politikan largepames me dylbi,te behet kryeminister.Besomeni,do ta ndrise,eshte shume kopil ose popullorçe, pidh some,por vetem me nje kusht,qe president te jete Armand SHKULLAKU.Hajde per hajer pra.

  26. Vatra says:

    Në vënd se të ķëshillohen qytetarët dhe tu sqarohet se ishin në qosh të futjes të vendit në konfliktë të përgjakshëm me skenarin ogurzi të trinomit B.B.M këtu kshillohen ata që EU &USA i vlersuan për organizata terrori dhe kush pranon mbrapa tu shkon vetë fajtorë

  27. Lorenc Luka. Ish Kryetari i Bashkise Shkoder says:

    Vetem me mu ban hajer PD-ja.
    Jam lider une, dhe shume i bukur. Desin grate e vajzat e LSI-se per mu.
    Kam ken pak hajn, i kam mshe leket, nuk mi gjen kush mu. Kam ble prona te paluteshme ne Firenze e Ancona. Dicka kam edhe ne Trieste.
    Nuk po kam gjume , hic kta dite.
    Ca na bane , Edvin Kristaq Bashaaaaaa.

  28. shqip says:

    Ringritja E PD-se fillon nese behen nja dy tre gjera te vogla te cilat jane thene qart ne komentin Grigorit, e theksoj KOMENTIN I GRIGORIT. I nderuar qofsh o shqipetare i mençur (Grigori), per mesazhin e qart qe percjell ne keto momente.
    Partia Demokratike do te ringrihet shpejt, une shpresoj shume.

  29. FLUTURA says:

    Realisht opinioni tani duhet te drejtoje syte nga humbesi, qe eshte PD. Interesi kombetar eshte ringritja e opozites, ose le te presim derisa te dalin opozita te reja dhe deri atehere PS me apo pa Edi Ramen do jete ne pushtet.

  30. populli ka ra ne dashuri me hajdutet says:

    O Mero jep keshilla sa te duash se te pakten je shqiptar Vec mos merrni me keshilla nga Soros, se ai eshte Stalini ne versionin american e modern!

  31. Sit back and relaks■●rut74hfu▪ says:

    Bjeri legenit o Mero bjeri, po icik turp nuk ke tu bofsha qe tallesh me kta fansat e tu, as skuqesh as zverdhesh. . . . .

  32. Veritas says:

    Zotri kot lodheni eshte ne interes te popullit te ket nje PD sa me pran perendimit dhe sa me te paster ndersa eshte ne demin me te madhe te popullit PD e sotme. Pastrimi i PDes nuk mund te behet ne asnje menyre tjeter vec se reformes ne drejtesi e cila do i zbresi me zor loket nga kali dhe do hapi rruge per demokratet e vertet dhe intelektual qe skan lidhje me PDen e vicidolit!!!!!!!!!!

  33. Ledion says:

    Thuaj “keshilla PD_isteve”, sepse ti quash demokrate eshte fjale shume e madhe per ta. Ndoshta me e pershtatshme do ishte ti quaje TALEBANE per shkak te sjelljes se tyre.

  34. gimi says:

    Keto te P.D se i meson Fahri Balliu , Mark Marku , Artur Zhej , Andi Bushati , Andi Bejtja , Çim Peka , Fatos Lubonja , Babaramo ,Fevziu dhe sipas mesimeve tyre keni per te shkuar nga fitorja ne fitore . Vetem ju keni mesuar qe pa shku ne zgjedhje te fitoni 85% bravo keshtu vazhdoni edhe per zgjedhjet e 2021shit te 2023shit e keshtu me radhe deri ne 2099ten qe te fitoni 180% . Udhetim te suksesshem nga fitorja ne fitore dhe kshi fitoresh paçi gjithmone . Kjo eshte matematike .

  35. ALBAN DEGA says:

    Editorial me pese fjali

    EMERGJENCE KOMBETARE…SHQIPERIA NE RREZIK ! …SOS !

    PRESIHORI I SHQIPERISE LIKE FLORIRI
    KA LUAJTUR NGA FIQIRI

    – ILIR META ESHTE CMENDUR !

    Te shkarkohet menjehere dhe te dergohet per kurim te detyruar ne psikiatrine e Elbasanit ose Vlores.
    Perben rrezik seioz shoqeror dhe kercenon sigurine kombetare !
    Shqiperia ne rrezik…. SOS !
    Shkarkimi dhe izolimi i tij i tij eshte urgjence kombetare !

  36. Alban Dega says:

    Mesazh pa kod per Edvin Ramen

    AVASH AVASH AVASH !

    Si me Reformen ne Drejtesi
    Jepni kohe Shtriges Rusi !
    Te livadhise Lugat Sali !
    Nga Zvicra ne Austri …
    Ne pararoje Like Flori !
    Oi… Oi… Oi
    Prisni ujkun qe tu gri me ñep
    Beje enderr Perendi !

    Editorial me pese fjali

    EMERGJENCE KOMBETARE…SHQIPERIA NE RREZIK ! …SOS !

    PRESIHORI I SHQIPERISE LIKE FLORIRI
    KA LUAJTUR NGA FIQIRI

    – ILIR META ESHTE CMENDUR !

    Te shkarkohet menjehere dhe te dergohet per kurim te detyruar ne psikiatrine e Elbasanit ose Vlores.
    Perben rrezik seioz shoqeror dhe kercenon sigurine kombetare !
    Shqiperia ne rrezik…. SOS !
    Shkarkimi dhe izolimi i tij i tij eshte urgjence kombetare !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje