Brnabiç: Lajmi për ndalimin e hyrjes së zyrtarëve serbë në Kosovë i pavërtetë, ma tha vetë Haradinaj

5 Korrik 2019, 13:24Rajoni TEMA

Kryeministrja serbe Ana Brnabiç tha sot se ndalimi i hyrjes së zyrtarëve serbë në Kosovë është një lajm i pavërtetë, raporton sot “Blici” serb.

Siç tha ajo, këtë e mësoj sot nga kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, i cili, ashtu si ajo, po qëndron në Poloni në samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor në Poznan.

“Unë jam e kënaqur që kam dëgjuar nga Ramush Haradinaj se bëhët fjalë për një lajm të rremë se zyrtarët serbë janë ndaluar të vizitojnë Kosovën”, – tha kryeministrja, por ajo vuri në dukje se “është e çuditshme se si ky lajm i rremë përhapet nga këshilltarët e të ashtuquajturit Ministër të Punëve të Jashtme”.

Kryeministrja serbe Brnabiç u shpreh se atë që i bëri të ditur Haradinaj se ky ishte një “lajm i rremë”, megjithatë kjo sadopak ulë tensionet, të cilat sipas saj janë të larta në rajon.

Lajmi për t’u ndaluar hyrjen zyrtarëve serbë në Kosovë ishte bërë i ditur nga këshilltari i ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, Jetlir Zyberaj  i cili tha se ky vendim pasoi pas zhvillimeve të ditëve të fundit në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.

1 komente në “Brnabiç: Lajmi për ndalimin e hyrjes së zyrtarëve serbë në Kosovë i pavërtetë, ma tha vetë Haradinaj”

  1. kristi says:

    O haradinaj ti je cope maloku kerkon te drejtiosh kosoven, ik se jeni qesharake.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje