A e di se çfarë po bën, presidenti Donald Trump? Ish-sekretari i Mbrojtjes i SHBA, Leon Panetta ka dyshimet e tij.
Në një intervistë për Der Spiegel, ai diskuton krizën në Iran dhe vendimin e çuditshëm të Trump për të ndërprerë një sulm me raketa ndaj Iranit, vetëm pak minuta përpara nisjes.
Sekretari Panetta, në fund të muajit të kaluar, presidenti i SHBA Donald Trump bëri thirrje për një sulm ushtarak kundër Iranit dhe në minutën e fundit – sipas tij, vetëm 10 minuta përpara se raketat të lançoheshin, u tërhoq. A keni hasur ndonjëherë diçka të tillë më parë?
Jo, nuk e kam hasur. Në përgjithësi, kur diskutohet për atë lloj operacioni ushtarak, kalohet shumë kohë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare ku diskutohen mundësitë e ndryshme dhe pasojat e secilit opsion.
Normalisht ekziston një konsideratë e madhe për ata që janë pro dhe kundër për kryerjen e një sulmi të tillë ushtarak.
Nëse bëhet sipas këtij procesi, presidenti merr një vendim nëse do të vazhdojë me një mision apo jo.
Në përvojën time, kur një president merr vendimin për të vazhduar me një mision, ai i del në krye.
Trump pretendoi se e kuptoi vetëm 10 minuta para se të ndodhte sulmi që 150 njerëz do të humbnin jetën. A mendoni se kjo llogari është e saktë?
Nëse kjo është ajo që ndodhi, atëherë është një proces jofunksional. Unë nuk mund ta imagjinoj që Departamenti i Mbrojtjes do të kishte plane për të shkuar pas objektivave të caktuara, pa përfshirë në të pasojat.
Kjo duhet të ishte diskutuar më parë. Nëse ky diskutim u anashkalua dhe vetëm 10 minuta para sulmit presidenti u bë i vetëdijshëm për numrin e viktimave, atëherë ka diçka tmerrësisht të gabuar me procesin e vendimmarrjes në Shtëpinë e Bardhë.
Ndërkohë, që nga dorëheqja e Jim Mattis në fund të vitit të kaluar, Departamenti i Mbrojtjes është udhëhequr vetëm nga një sekretar i ngarkuar pa konfirmim të Senatit. Sa ndikon kjo në aftësinë e presidentit për të reaguar ndaj krizave apo për të marrë vendime të rëndësishme që përfshijnë ushtrinë?
Paneta: Kjo e dobëson më tej procesin që duhet të ndodhë për të përcaktuar nëse duhet apo jo veprim ushtarak.
Nëse ka vetëm një sekretar ushtrues, ky sekretar është në një pozitë të dobët – jo vetëm në trajtimin e ushtrisë, por edhe në marrëdhëniet me Shtëpinë e Bardhë.
Krijohet përshtypja se ai është atje përkohësisht dhe jo në një pozitë të përhershme me konfirmim nga Senati.
Me të vërtetë e minon autoritetin e udhëheqjes së Departamentit të Mbrojtjes.
Sa e rrezikshme është situata në Gjirin e sotëm? A është lufta një mundësi e vërtetë?
Është një situatë e rrezikshme. Mendoj se nuk ka dyshim se tensionet po rriten në të dy anët.
Shtetet e Bashkuara janë duke kërkuar sanksione, ndërsa Irani padyshim që është i gatshëm të heqë qafe jo vetëm dronët, por edhe të kryejë sulme ndaj tankerëve në Ngushticën e Hormuzit.
Dhe, sigurisht, rreziku shtohet sepse sa më shumë të rriten këto tensione, aq më e madhe është mundësia e një gabimi të nxituar, ose gabimi njerëzor që mund të rezultojë në konfrontim ushtarak.
Çfarë do të ndodhte nëse SHBA do të godasë objektivat në Iran? Nëse sulmet e tilla do të ishin të kufizuara, a do të shkaktohej një konflikt më i madh?
Ky ishte gjithmonë vlerësimi ynë kur isha në Departamentin e Mbrojtjes – se nëse godet objektiva në Iran, në vendet e raketave apo në instalimet apo objektiva të tjerë, Irani do të përgjigjej flakë për flakë, ose duke gjuajtur me raketa në bazat tona ushtarake, ose duke gjuajtur kundër Izraelit.
Ata kanë një sistem mjaft efektiv të raketave.
Shumë njerëz besojnë se forcat militare aleate me Iranin do të sulmonin objektet e SHBA-ve, ose aleatët amerikanë në vende të tjera. A është ky një skenar realist?
Unë mendoj se Irani do të përdorë disa qasje.
Ata kanë aftësinë të drejtojnë organizata si Hamasi në Gaza, Houthët në Jemen dhe të tjerë për të kryer sulme në pjesë të tjera të rajonit.
Pra, ata vërtet kanë një numër të madh mundësish për hakmarrje.
Nuk do të jetë një situatë ku Shtetet e Bashkuara thjesht mund të bombardojnë objektivat dhe të largohen pa paguar një çmim.
Me strategjinë e tij të “presionit maksimal”, Trump ende po përpiqet ta detyrojë Iranin drejt tryezës së negociatave. A mendoni se do të funksionojë?
Kam shqetësimet e mia rreth taktikave maksimalisht presionuese të presidentit në një numër të konsiderueshëm frontesh.
Ai ka përdorur presionin maksimal në Korenë e Veriut dhe ende nuk kemi asnjë plan për denuklearizim.
Ai ka përdorur presionin maksimal ndaj tregtisë me tarifat dhe ende nuk i kemi zgjidhur çështjet tregtare.
Ai ka përdorur presionin maksimal me Iranin, por unë nuk shoh të ketë vendosur ndonjëherë se cila do të jetë strategjia afatgjatë në lidhje me këto taktika.
Ju mund të përdorni presionin maksimal, ju mund të krijoni kaos, por bëni mirë të keni një plan për të zgjidhur çështjen.
Dhe unë nuk mendoj se ai refleton shumë paraprakisht.
Cila është qasja iraniane për momentin?
Sipas meje po mendojnë se kanë të bëjnë me një president shumë të paparashikueshëm dhe të pasigurt, i cili nuk është aspak i qartë se çfarë rrugë duhet të ndërmarrë për të zgjidhur këto çështje.
Fakti që presidenti thotë se qëllimi kryesor është parandalimi i Iranit nga armët bërthamore, por njëkohësisht është i njëjti person që grisi marrëveshjen e Iranit, i cili ishte i vetmi plan i zbatueshëm për përpjekjet për të kufizuar Iranin nga armët bërthamore, krijon shqetësime të mjaftueshme nga ana e Iranit dhe i bën të jenë të pasigurt- edhe nëse ulen dhe negociojnë me presidentin – që ai do ta mbajë fjalën e tij.
Po në lidhje me këshilltarët pranë presidentit si këshilltari për Sigurinë Kombëtare Bolton apo ëekretari i Shtetit Mike Pompeo? A mendoni se ata kanë një plan për zgjidhjen e kësaj situate?
Unë do të shpresoj kështu, sepse ata janë në gjendje të mendojnë për këtë.
Në të njëjtën kohë, mendoj se po përpiqen të gjejnë gjuhën e tyre me presidentin, kuptimin e saktë të asaj që ai dëshiron të bëjë.
Supozoj se mbështetën një “grevë” ushtarake dhe ndoshta u befasuan shumë që presidenti vendosi të mos e kryente atë sulm.
Cila është rruga më e mirë për të dalë nga kjo rrëmujë?
Mendoj se qasja më e mirë për Shtetet e Bashkuara do të ishte sigurisht që të kemi forcë ushtarake të mjaftueshme në rajon, në rast se na bëjnë thirrje për të mbrojtur forcat tona atje.
Së dyti, është absolutisht e domosdoshme që ta mbajmë Ngushticën e Hormuzit, pasi një e treta e naftës në botë kalon nëpër të.
Jo vetëm siguria jonë kombëtare, por e tërë ekonomia e botës varet nga kjo.
Së treti, për shkak se ka aq pak besim midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, qasja më e mirë për të hapur një kanal diplomatik do të ishte përdorimi i aleatëve tanë si Gjermania, Britania e Madhe, Franca dhe po, Rusia dhe Kina, pasi të gjitha këto ishin partnere të marrëveshjes së Iranit.
Ka pasur mjaft kritika ndaj politikës së Iranit të Trump. Por ai mori shumë reagime pozitive për vendimin e tij për të ndalur sulmin, përfshirë edhe nga demokratët.
Në dy vjet e gjysmë, ndoshta është e vetmja gjë që ka arritur.
Vendimi i Trump pasqyron një opinion të gjerë publik në SHBA: Shumë amerikanë duket se janë kundër çdo lloj përfshirjeje ushtarake jashtë shtetit. A është ky një përshkrim i saktë i gjendjes së përgjithshme në SHBA?
Mendoj se nocioni i përgjithshëm është të përpiqet të shmanget, duke u përfshirë në një luftë të Lindjes së Mesme që nuk është e justifikuar në aspektin e sigurisë kombëtare.
Unë mendoj se përvoja e Irakut ende është diçka që ndikon në opinionin publik amerikan – ekziston pikëpamja se kjo luftë nuk ishte e nevojshme.
Nëse kjo është një luftë e krijuar më shumë nga palët, nga paaftësia e tyre për të zgjidhur çështjet, mendoj se do të kishte shumë shqetësime të ngritura në lidhje me atë lloj konflikti.
Nëse, nga ana tjetër, siguria jonë kombëtare do të vihej në dyshim dhe Irani papritmas do të fillonte të sulmonte bazat tona ushtarake në rajon dhe të vriste amerikanët, nuk mendoj se ka ndonjë dyshim se ky vend do të ishte i unifikuar për të luftuar.
Der Spiegel-Përshtati në shqip për TemA: Diona Çeço
NUK KA LUFTE
NUK ESHTE PRÉSIDENT LUFTE KY
KY ESHTE VETEM PER TWITTER . IRANI E KA KUPTUAR