Xhelal Mziu i bën sfidë Policisë së Shtetit: S’e lë kurrë karrigen e kryebashkiakut, qytetarët e Kamzës do të bëhen bllokadë për mua. U tërhoqëm nga 30 Qershori se do kishte qindra të vdekur

5 Korrik 2019, 17:43Politika TEMA

Xhelal Mziu thotë se nuk e liron zyrën pavarësisht humbjes së kësaj të drejte në zgjedhjet e 30 Qershorit.

Teksa të zgjedhurit socialist po presin procedurat ligjore për të marrë zyrtarisht detyrën, kryebashkiakët e djathtë pritet të mos largohen edhe nëse do duan t’i largojnë forcërisht.

“Unë besoj se nuk varet vetëm nga unë. Besoj se shumica e qytetarëve do të jenë barrikadë e këtij grushti shteti”, tha kryebashkiaku i Kamzës për Tch.

Pas 30 qershorit, rotacioni në bashkinë opozitare nuk do jetë i lehtë. Në karrigen e tij siguron se nuk do te ulet socialisti Rakip Suli.

“Nuk mundet që të drejtosh një bashki ku ke marrë vetëm 6% të votave. Do ta lë zyrën kur të bëhen zgjedhje normale. Janë 27 kryetarë bashkish që janë të gatshëm që të mbrojnë Kushtetutën, ligjin”, tha ai

Betimin e 30 qershorit se do mbrojë Kamzën deri në vetëflijim nuk e përsërit më.

Tërheqja nga plani për të pamundësuar zgjedhjet me 30 qershor pa opozitën shmangu përplasjen e madhe thotë Mziu.

“Jam i sigurt që nëse do të kishte përplasje mund rë kishte edhe qindra të vdekur. Personi më i interesuar në këtë kontekst është vetëm kryeministri”, u shpreh Xhelal Mziu.

Opozita ka rënë dakord për të mos lejuar rotacionin në Bashkitë e saj, ajo njeh vetëm 13 tetorin e Presidentit, deri në atë ditë janë të bindur se Rama do të ikë.

11 komente në “Xhelal Mziu i bën sfidë Policisë së Shtetit: S’e lë kurrë karrigen e kryebashkiakut, qytetarët e Kamzës do të bëhen bllokadë për mua. U tërhoqëm nga 30 Qershori se do kishte qindra të vdekur”

  1. Arber says:

    Gjithsesi eshte si eshte Xhelali vendosi nje foto normale e Jo kete me daulle. Eshte ne
    nderin e dinjitetin tend.

    1. Tony uk says:

      Arber i vendosin kete foto se daulle eshte nga trute ky shamikuqe.

  2. Kadavra says:

    Po mire e keni, mbajini fort zyrat, kryetari i ri nuk te nxjerr nga zyra, ai ri ne nje zyre tjeter ti shtrengo fort zyren qe te ka bere baba

  3. zoga e vodices says:

    O Kardhash me doktoraturen e daulles qe bene cubin dhe betohesh qe nuk do ta leshosh karigen dhe se nuk injeh zgjedhjet e 30 qershorit njeh vetem date qe ka caktuar like floriri liken po e pret reci apo do ti besh edhe ti shoqer llafet e shumta jne fukarallek do te shohim diten qe te mbaron mandati se sa trim do na jesh.

  4. Po marinsat amerikane ,a te nxjerin nga zyra more zhelal mongoli

  5. spata says:

    Ju kthye detyres qe ka patur . Nga sot e tutje daullja e Mziut do bej zgjimin e Kamzes .

  6. Ganiu says:

    Xhelali ka lind e do vdes fshatar. Cfare prisni, kur qytetar su be as shoku Sal. Po zyrat do I leshojne, me hir o me pahir.

  7. Ledio says:

    2000 police/marinsa, 500 prokurore, 500 gjykates te huaj edhe ky Zhelal me gjithe Zhelalet e tjere ikin vete. Te gjitha metodat e tjera jane humbje kohe edhe harxhim i lekeve qofte te taksa paguesve shqiptar por edhe atyre europian. Duhet qe te mbajme/rindertojme vetem ushtrine edhe sherbimet sekrete , te gjitha te tjerat duhet ti ju a leme te huajve ose shqiptareve nen mbikqyrjen e te agjensive te huaja nqs duam me te vertete te bejme shtet edhe te ecim perpara. Ndryshe jemi 1 hap para edhe 3 mbrapa. Po nuk me besoni mua analizoni keto 28 vite demokraci.

  8. Muli says:

    O xhelal, zoti Frroku (respekt për të, se ishte burrë i zgjuar, dhe i njihte ligjet) tha se Bashkia është institucion dhe se ai ose ti flisni në emrin tuaj dhe jo të institucionit. Pra ti mendon se ndërtesa ose zyra në të cilën ti drejton është institucioni?Është Ekonomia o budalla tha Klinton. Ta presin koromanen e parave, i cojnë taksat në një zyrë tjetër llogarie, i çojnë pagat në një zyrë tjetër, ta presin rrogën ty, dhe pastaj ti ktheu në roje objekti por edhe këtë pa para, pastaj do të shohim do bësh pordhë apo jo?

  9. Zxcccc says:

    Xhelal per zhelesh me gjithe zhulsit e tu.

  10. Ce says:

    Dhunuesi seksual i punonjëses se bashkise Kamzës Xhelal Mendjeziu po bën garipin, ke marë fund o naziskin i lindur, këtë monstër populli i Kamzës e hodhi në plehra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje