Kryebashkiaku i ri i Shkodrës, Valdrin Pjetri: Voltana Ademi të lirojë zyrën. S’ka pse kërkon ndërhyrjen e ndërkombëtarëve

9 Korrik 2019, 14:15Politika TEMA

Kryebashkiaku i Partisë Socialiste për Bashkinë e Shkodrës, Valdrin Pjetri, në një komunikim me gazetarët këtë paradite i është përgjigjur kryebashkiakes aktuale të Shkodrës, Voltana Ademi.

Kjo e fundit një ditë më parë iu drejtoi një letër ambasadorëve të huaj në Shqipëri, duke iu kërkuar të ngrinin një komision ndërkombëtar, në mënyrë që të dorëzonte detyrën te pasardhësi i saj.

I pyetur për këtë, Pjetri është shprehur se nuk ka përse kërkon ndërhyrjen e ndërkombëtarëve sepse pas vendimit te gjykatës do të duhet ta liroje zyrën.

“Nga ndërkombëtarët Ademi s’ka pse kërkon ndërhyrje.

Ademi pas vendimit të gjykatës do të duhet ta lirojë zyrën.

Asgjë nuk na pengon për të marrë zyrën e Bashkisë.

Voltana Ademi duhet të lirojë zyrën e Bashkisë”, u shpreh ai.

I pyetur nga gazetarët lidhur me akuzat e opozitës për shtimin e votave në kuti, ai është shprehur se “Nuk jam ne dijeni te ketyre anomalive.

Kam marre 10.2% te votave dhe ne demokraci kjo eshte e mjaftueshme per te qene kryetar bashkie”.

Pjetri e pret një shtrëngim duarsh me Voltana Ademin, të zgjedhurën e PD-së në 2015-ën që tashmë do t’i dorëzojë detyrën kryebashkiakut të ri të Shkodrës, më 13 gusht.

Por edhe nësë ky gjest nuk ndodh, duke marrë parasysh kundërshtimin që i ka bërë Ademi procesit zgjedhor të 30 qershorit, kjo nuk do ta pengojë Pjetrin të nisë detyrën e tij.

“Unë pres nga ana qytetare një shtrëngim dore nga zonja Ademi, gjithsesi kjo nuk na pengon të ecim para dhe të marrim bashkinë e Shkodrës”, u shpreh Valdrin Pjetri në një konferencë me gazetarët në Shkodër.

Nëse në Gjykatën Kushtetuese shkon ankimim, dhe në momentin që ajo do të ngrihet nuk do t’i njohë zgjedhjet, Valdrin Pjetri thotë se është i gatshëm t’i nënshtrohet çdo vendimi, por deri atëherë ai premton se do të punojë për të ndryshuar Shkodrën.

I pyetur nga gazetarët nëse do të përdorë policinë nëse kryebashkiakja në ikje Ademi nuk liron zyrën, Pjetri u përgjigj: Ç’punë kam unë me policinë është vendim gjykate, ka përmbarues.

1 komente në “Kryebashkiaku i ri i Shkodrës, Valdrin Pjetri: Voltana Ademi të lirojë zyrën. S’ka pse kërkon ndërhyrjen e ndërkombëtarëve”

  1. Noc Demokratueri says:

    Futini shkopin e gomes n byth dhe bishtin e fsheses n opozit t bythes,qe tkemi pallim pluralist kshtu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje