Linda Rama merr çmim në Londër dhe ia dedikon mamave dhe gjysheve, por nuk e harron një fjali për Edin

14 Korrik 2019, 12:46Politika TEMA

Bashkëshortja e Kryeministrit Rama, Linda Rama ishte e pranishme në Samitin Ndërkombëtar të Grave në Londër, ku mbajti një fjalim të gjatë dedikuar temës së barazisë gjinore.

Gjithashtu në këtë samit ajo u nderua me një çmin.

Zonja Rama tha pas marrjes se çmimit: Ju falenderoj! Ndihem thellësisht e prekur, e nderuar dhe e privilegjuar që jam këtu me ju sonte. Fenomenale… në fakt e vërtetë, gratë janë fenomenale.

Ky çmim i kushtohet të gjithave, por në veçanti nënave dhe gjysheve të brezit tim. Gra të jashtëzakonshme që kanë bërë sakrifica sublime në dy periudha historike: gjatë diktaturës komuniste dhe tranzicionit shumëvjetor.

Secila prej tyre është fenomenale. Veç të tjerash, dua të bëj një dedikim të veçantë që më buron nga zemra.

Për bashkëshortin tim, zëri më i fuqishëm në promovimin e ekselencës së gruas, mbështetësi më i zellshëm i gruas, si kryebashkiak, si kryetar i partisë politike më të madhe në vend dhe si kryeministër.

Faleminderit Edi, jam shumë krenare për ty!

9 komente në “Linda Rama merr çmim në Londër dhe ia dedikon mamave dhe gjysheve, por nuk e harron një fjali për Edin”

  1. Lili says:

    Te lumte! Mirenjohja eshte virtut i njerezve te qyteteruar.Faleminderit.

  2. Komunist i Penduar Thellë says:

    Kish pagu noi lek kjo per ate cmimin si puna e Likes, apo ne te Rilindjes nuk ka nevoje te paguajme gje se shkelqejme vetë.

  3. Ina says:

    Bravo Linda. Ne fakt duket qe ti e mbeshtet Edin, ate burre qe ka nje peshe te paperballueshme mbi kurriz, dhe qe ju me sa duket, e ndani se bashku. Vazhdo ta mbeshtesesh keshtu, sepse ke me vehte edhe zerin tone! Edhe ne krenohemi me Edin

  4. Dashi says:

    Finally your third husband is ok. Ose i treti i verteti thon. Hahaha caraci hurmi.

  5. Stalker says:

    Mir Like floriri, po kjo per çfar e ka marrë!?

  6. ¬ says:

    Një çmim të tillë ti jepej Italisë (atje femra s’ka vlerë).

  7. FLUTURA says:

    Bravo!
    Te jete krenar edhe Edi per ty!

  8. Ina says:

    Bravo Linda. Rriji ne krahe Edit, se ka vuajtur shume, sidomos nga keta baltoses te pa fytyre qe e kane goditur pa meshire, madje edhe tek femija i tij. Pas nje gruaje te madhe vjen nje burre i madh, dhe Edi eshte i tille. Ndihmoje me te gjitha forcat, pasi ka detyre te veshtire perpara, sepse permes tij, ke ndihmuar te shkoje per kurajon e tij edhe zeri yne qe e mbeshtesim!

    1. Komunist i Penduar Thellë says:

      Bravo Ina, keshtu te do partia, tia qash hallet e medha udheheqesit boteror, liderit te popujve te botes. Mbeshtete, mbeshtete, kur te lodhesh ik e futi noi sy gjume.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje