Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas mesazhit që nxori presidenti Ilir Meta gjatë një konferencë për shtyp, në të cilin u shpreh se Rama i kishte thënë se LSI dhe PD do të shuhen pas 30 qershorit.
Pas pyetjes së gazetarëve për këtë çështje Rama tha se, nuk ka nevojë për plane për të eliminuar opozitën, pasi opozita është në kapacitete të plotë për t’u vetë eliminuar.
A keni pasur një plan për eliminimin e opozitës sikur deklaroi Meta pak javë teksa lexoi një mesazh që ju i keni dërguar?
“Për fat të keq të atyre që ende e besojnë këtë opozitë nuk ka nevojë për plane për të eliminuar opozitën, pasi opozita është në kapacitete të plotë për t’u vetëeliminuar dhe procesi i degradimit vijon në një rrugë që e kanë zgjedhur vetë dhe qorrazi dhe cdo ditë hedhin nga një hap,
E rëndësishme është që t’u qëndrojmë besnikë të gjithëve, atyre që na votuan apo jo dhe këto histori që 7×7 bëjnë 42 t’ua lëmë atyre”, tha Rama.
Sipas Metës, Rama i kishte çuar mesazh, duke i thënë:
“Lulit i kam shkruar në fund të vitit 2017, se pas zgjedhjeve nuk do jetë më kryetar partie. Ndërsa ti pas mandatit të presidentit, nuk do gjesh më gjurmë LSI-je. Mbase jam gabuar por më vjen keq”.
“Ky është mesazhi i Edi Ramës. Unë nuk para nxjerr mesazhe, por kjo tregon se çfarë synimi ka Kryeministri. Eshtë mesazh i dërguar nga Rama, drejt Presidentit të Republikës.
Pra i vjen keq edhe për mua dhe Lulin. Mua, kur nuk më erdhi keq për ditët e mia në PS, në ditët e mia më të veshtira, kur Edi i gjuante me gurë, e bënte pis atë, nuk më vjen keq as për LSI-ne, se e bëra për t’i dhënë mundësi të rinjve të bëjnë diçka të mirë për vendin.
Ndaj të thellohet, e pas këtij mesazhi kam dhënë një intevistë të DW, ku theksova se opozita te beje një hap pas, dhe qeveria dy”, u shpreh Meta.
(TemA)
PSE RAMA ELEMINON PARTIT POLITIKE
PD DUHET TA PASTROHET TE LARGOJE LUL DESHTAKUN BERRISHEN NOKEN GOMARIN PALOQEN KA SHUME NE PD
Përkrahësit e tij, thonë që Ilir Meta është i zgjuar, por nga mënyra se si e ka kuptuar atë mesazh inteligjent të Ramës (a kishte aty ndonjë grimë kërcënimi?!), më falni (meqë është ende president), por në të vërtetë na qenka një kërriç, duke na treguar kështu vetë që është i tillë.
Me kete intervist dhe deklarate, Meta ka treguar qart se eshte me opoziten.Ai me kete lloj deklarate, hyne te Berisha dhe Basha ne llumin e shpifjeve.Si ka mundesi qe Rama te eleminoka pd dhe Lsi? Opo çfare u bene partite, fusha me jonxh t’i korre me makine Rama? Je ne metro o president prej kashte? AHA,IKE DHE TI ME PLAKUN MERE,SHKUAT NE HALEN E GOMARIT.