Konfirmon Banka e Shqipërisë: Arben Malaj ka shkelur kodin e etikës

17 Korrik 2019, 17:51Ekonomia TEMA

Banka e Shqipërisë ka mbështetur qëndrimin e mazhorancës në lidhje me shkarkimin e Arben Malajt, nga detyra e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë për shkelje të etikës.

Në një deklaratë, Banka e Shqipërisë ka treguar rezerva në lidhje me qëndrimet politike të mbajtura kohët e fundit nga Malaj, që në fakt dënohen edhe nga Kodi i Etikës i miratuar në 2003.

Sipas BSH qëndrimi individual që bie ndesh me karakterin publik të rolit të anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës dhe detyrimin e tyre për të promovuar besimin publik në integritetin, paanësinë dhe efektivitetin e Këshillit Mbikëqyrës, duhet detyrimisht të trajtohet si jopërfaqësues i institucionit dhe në kundërshtim me rregullat e Kodit të Etikës.

“Kodi i Etikës i kërkon zyrtarëve publikë të kujdesen që gjatë përfshirjes në debate politike apo publike, të mos dëmtojnë besimin e publikut në aftësinë e tyre për t’i përmbushur detyrat me paanësi dhe besnikëri. Banka e Shqipërisë u ka bërë të ditur, në vazhdimësi, të gjithë anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës detyrimin për të mbajtur parasysh se, që nga momenti i emërimit, deri në përfundim të mandatit, ata përfaqësojnë, në çdo situatë, organin më të lartë drejtues të institucionit dhe se me deklarimet apo veprimet e tyre mund të dëmtojë imazhin e tij”, thuhet në deklaratën e BSH

Banka e Shqipërisë sqaroi edhe rastet përjashtuese të Kodit të Etikës që lidhen vetëm më publikimin e artikujve shkencorë, apo akademikë, ku në të cilën sërish anëtari duhet të qartësojë se artikulli nuk përfaqëson qëndrimin zyrtar të Këshillit Mbikëqyrës apo të Bankës së Shqipërisë.

“Kodi i Etikës përcakton shprehimisht se çdo veprimtari tjetër e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës, e cila kryhet jashtë detyrave të tij të përcaktuara në Ligjin për Bankën e Shqipërisë, nuk duhet të ketë ndikim negativ mbi detyrimet që ai ka ndaj Bankës së Shqipërisë dhe nuk duhet të dëmtojë imazhin e saj. Kodi i Etikës parashikon vetëm një rast kur anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës i lejohet të ndajë qëndrimet e veta nga ato të Bankës së Shqipërisë. Në publikimin e artikujve shkencorë, apo akademikë, anëtari mund të qartësojë se artikulli mund të mos përfaqësojë qëndrimin zyrtar të Këshillit Mbikëqyrës apo të Bankës së Shqipërisë”, thuhet në deklaratë.

7 komente në “Konfirmon Banka e Shqipërisë: Arben Malaj ka shkelur kodin e etikës”

  1. malo says:

    Kur te ha bytha o lab…

    1. Vlora1912 says:

      Bravo BKSh.
      Tregoi qe eshte institucion komplet, po komplet, i pavarur.,….

      Pervec faktit qe konstatimi i shkeljes, nga ana e Bankes, eshte i njejte me ate te Grupit Palla Taulant, per shkeljen e Etikes…!!!!!!!!!

      A thua te ket Etik ky Palla Taulant qe leviz diten per diell ne makin me nje te denuar per trafik droge si Beg B*tha…

      I rente flaka ketij palo vendi te Dhjere, qe ke mundesi vetem po te jesh kriminel.

  2. Il il says:

    Beni duan Boden te keqen….eshte koha Zamirit…te rrofshin sakrificat ne Ps

  3. Pamija says:

    Ai nuk duhej vene.

  4. Yllori says:

    Aman a mund ti rreshtosh te lutem sakrificat e Arben Malajt per PS???
    Ke te drejte se e beri Minister dhe ne fakt eshte sakrifice e madhe se e ke rrofen pothuajse sa te kryeministrit qe ka mbi vehte te gjitha pergjegjesite emire apo keq qeverisjes, kurse ministri cfare pergjegjesie kush e permend?
    Ka makine mbas menderes si kryeministri, por ben namin duke e shaluar vete dhe familja.
    Mbush xhepin srpse tenderat koncesionet kalojne me pare ne ministri e pastaj ne kryeministri dhe ministri di ti servire ne menyre te atille si i intereson atij.
    Te gjitha i kam nga eksperienca.
    Pranaj mos na bej te mallengjehemi nga sakrificat e Arben Malajt. Populli nuk eshte budalla.

  5. Elba says:

    Nje gje nuk kam kuptuar.U ul vlera e Euros.Shkoi ne Pikiate.Keto ndodhin shpesh.Evry other Days.Kush,luan me djersen e Shqiptarit?Mos personeli t Bankes ben Bisnes?A ka kontroll? Apo Drejtori I Bankes eshte Minister pa Protofol.Ne se po.Te fshihen te gjithe nga ky maskarallek,bashke me Arben Malajn.

  6. Elba says:

    Mendoj,qe ujqerve te vjeter,si Arben Malaj,duhet tia heqesh nga qafa Melcite.Komplet Bordi I Bankes duhet te shkrihet.C’merite kane ata?Oshilacionet e Euros,jane bere te perjavshme.Shkoi ne Pikjate Euro.U ngrit perseri.Nuk zgjat shume u ul.Kush I drejton keto Marifete?A nuk po tallen me djersen dhe mundin e Shqiptareve?Them se po.Preha e ketyre jane Emigrantet ne pergjithesi dhe Familjet e tyre ne vecanti.Pensionistet jetojne me ndihmat e femijeve Emigrante.Keto Zuzare,as qe e vrasin mendjen.Dikur tallej Enver Hoxha me Emigrantet.Po sot?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje