Shkrimtarja shkodrane - Lulzim Bashës: Jeton mbi re, s’na duhesh me na thanë ”bravo”, lësho rrugë! Mos na humb durimin ne që gjakun e kena prej shekujsh “Të djathtë”

17 Korrik 2019, 10:35Politika TEMA

Shkrimtarja shkodrane, Arjola Zadrima, shprehet se Lulzim Basha jeton mbi re, pas vizitës së këtij të fundit dy ditë më parë në Shkodër.

“Dy fjalë L.Bashës

Dje kishe kalu nëpër pedonale të Shkodrës dhe njerëzit e ngratë të ndjekin apo të shohin me një fije shpresë.

Po dje çmimi i karburantit mori formë të preme për rritjen e tij , dhe me arrogancën e një të sëmuri psiqik kryeministri kërcënon bizneset e vogla.

Nëse sheh përreth nuk jena zenjina por njerëz hallexhi që ashtu mbarë e mbrapsht po duam me jetu këtu në Shqipni, edhe pse përcjellim njerëzit ma të dashtun dita ditës.

Z. Basha ku jetoni?

Na këtu në Shkodër jetojmë dhe çdo ditë përballena me vështirësitë që na ofron ky pushtet i korruptuem.

Do ishte mirë të dilni herë mbas here nga strofulla e rehatisë apo e marrëveshjeve nën hali, ose edhe prej kësaj ideologjie të fjetun që na injektoni.

Populli vlon, populli po ikë, populli e ka refuzuar Ramën, ti nuk na duhesh më na thanë,” bravo, ju lumtë”.

Nëse nuk e din çfarë pozicionit ke atëherë lësho rrugë, më asht neverit termi”oligark”.

Kam frikë se jeton mbi re. Na nuk jenë këtu me të pa sa i bukur dukesh në podium, apo kur ecë nëpër Shkodër që duhet të ndihesh i përkdhelun nëse të respektojnë shkodranët.

Ne na duhet dikush që kupton që ky popull po bahet fukara çdo ditë ma shumë.

Zbathu nganjëherë, shko blej bukën, apo frutat e nitratosuna, merr një rrogë prej 200 € se ndoshta zgjohesh prej kësaj ideologjie litargjike ku ke ra.

Mos na humb durimin ne që gjakun e kena prej shekujsh “Të djathtë”….

Kaq kisha për sot.

Unë jam Arjola Zadrima mbesa e një gjyshi të pushkatuem dhe bija e atij që ishte nën gjurmët e para të demokracisë”, shkruan ajo.(TemA)

28 komente në “Shkrimtarja shkodrane – Lulzim Bashës: Jeton mbi re, s’na duhesh me na thanë ”bravo”, lësho rrugë! Mos na humb durimin ne që gjakun e kena prej shekujsh “Të djathtë””

  1. monabaxhellalsi says:

    zdraleee

    1. Uhaaaaaa says:

      Shkrimtarucja katunare, qe s’ja ka idenecdo me thone “e djathte” ?

  2. Romak says:

    Katolikeve te Shkodres vetem Jozefina Topalli ju mbush syrin!

  3. Fatmir Lohja says:

    Bukur.Guxim i ndershem qytetare.

  4. Arber says:

    Me habisin keta te perndjekurit qe nuk I shkruajne rames qe te mos te tentoje te asgjesoje apo kape opoziten me gjithe kete mbipushtet qe I kane dhuruar soroskratet.Pse nuk ngrihet kunder rrezikut te rikthimit te diktatures apo do qe te kenaqet Duke pare live persekutimin e te tjereve?Apo se jua ka mbyll gojen rama me ndonje kest financial?

    1. Arber(jo ky rrocka me siper) says:

      O Arber topja,
      Per cdiktature flet o I handakosur? I ke syte ne balle apo ndonje vend tjeter. Opozita kriminale ka dhunuar institucionet e shtetit dhe tolerance e kesaj Qeverie ka qene “beyond imagination”. Le te guxoje kush te gjuaje me flakehedhese Policine ne USA, Gjermani, France dhe do ta shihni gopin e Arushes nga keni dale o shpellare shqipfoles.

  5. eli-tiv says:

    ..bukur..mbesa e nje te pushkatuari qe i lutet lulit qe ka pushkatuar pa gjygj (qofte edhe fallco) ne mes te bulevardit…4 veta; e plagosur edhe te tjere (kandidate per te vdekur)….eshte ai qe ka vjedh 230 milion ..jo pak..Shkodranet qe vene pas tij jane per tu qare hallin…ngalen djathtist te saliut e lulit…5 here ne nje vit i pembyste saliu e nuk nxorren ze…po tani ..sa vite kane qe nuk jetojne mbi uje ne dimer ??? Ishin me shume te varfer +kusurin e lageshtires e mykut…Hidhuni pak ne Korce…shikoni dryshimin..

  6. deda says:

    Shkrimtare leshi si është me kadarenë .musarain .xoxen.markon Shuteriqin jakovën.etj pa përmendur rilindasit meqë kenke e djathtë mos mer kthesë majtas por bjeri drejt se ke lehtsina(gremina)
    .

  7. Titi says:

    Mendim i qarte, reagim pozitiv dhe me kulture. Te pershendes!

  8. Lon says:

    Ti moj zonj qe na qenke e djatht pse si ke kerkuar llogari ktyre fytyrave we kan weveris shkodren prej nga viti 1991, apse nuk ke bo shkrime kur qeveriste udheqsi jot vicidol shpirteror, dhe ne vend qe ti thosh ketyre bashibozukeve te ty te shporren na trego perimet me nitrat se deri dje i ke ngren bio, shkrimtare bythe. Te fala vicidolit dhe lulushes.

  9. aldo zadrima says:

    po moj ar, po merre vete pushken dhe ktheja qeverise. pse pritni gjithshka nga opozita. opozita kaq ban. ti e te gjith shkodrant mbetet tuj u qurravite. bajeni vete. pastaj nga fotografia nuk dukesh fort e vorfen. ma nis ktu nje nr.celularit dhe te shifna se keke si shpirt.

  10. I djathti zezonal says:

    Gjakun te djathte prej shekujsh ka shum kuptime . Vetem qe nuk duhet me ngaterru i gjo , tradhtin komtare me e vesh si te djatht , se tradhtia nuk ka krah as majtas as djathtas . Ajo esht tradhti dhe shperblehet me denimin kapital dhe perbuzjen me te rend ne ter planetin , e them kte se shum ish bashkepuntor te nazifashizmit dhe agjent qe i kan sherbyer te huajve kunder interesave komtare , hiqen si te djatht , qe ne fakt jan dobiçet e kti kombi qe nuk meritojn atdhe , nese je familje patriotesh qe kan luftuar gjithmon kunder pushtusit dhe ne favor te interesave te kombit dhe je e djatht , rrespekte , por kam frik se mos je nga kta ujqit me lekur qingji qe te tjer kan qen gjat kohrave dhe te tjer hiqen. Se te ter ata banditet e rreaksionit te veriut qe luftonin per interes te agjenturave te huaja na shiten per demokrat dhe te djatht , por ne fakt jan llumi turpi dhe tradhtaret e kti vendi qe nuk meritojn atdhe dhe qe duhet ti rrin larg flamurit ton komtar .

  11. Iliria e bashkuar says:

    Lulezim Basha-Hoxha nje turp i krimtarise njerzore. Kush i jep voten eshte si ai vet i trashe, i dobet e vetvrases.

  12. Iliria e bashkuar says:

    Lulezim Basha-Hoxha nje turp i krijeses njerzore. Kush i jep voten eshte si ai vet i dobet e vetvrases.

  13. Tiranasi2020 says:

    Cfare lesh shkrimtareje eshte kjo qe ka gjake blu prej shekujsh.Nuk ka ngel fshatare pa u mburur , debile den baba den.

  14. Gjoni.Shkoder. says:

    Dy fjale per poeten e qytetit tim.
    Nuk e kuptova ate thanien – “qe ne prej shekujsh gjakun e kemi te djathte”.Ndoshte ke harru qe Shkodra pervec te djathteve te famshem qe
    nuk po me kujtohet asnji,ka nxjerre shkodranin ma te famshem te koheve moderne qe quhej Luigj Gurakuqi apo levizjen e pare komuniste ne Shqiperi.
    Proverbat e vjeter thone se “burri luan por muri nuk luan”apo ” ujin qe s’leviz nuk e pin kerkush”
    CARPE DIEM.E kane mesuar edhe shqipot ose se paku ata qe kane tru.
    Sot bota asht larg te majtes e te djathtes,bile ideologia eshte dicka e vjetruar…per momentin.Ideologia jeton vetem ne mendjen e disa fanatikve qe perdoren si dele nga partite. Te jesh delja e Lulit, Jozit apo Ed Rames pak ndryshon .Perseri dele mbetesh.
    Nji pyetje do te kisha per zonjen. Sipas jush cili eshte ma i djathte ne vepra dhe pikepamje,Berisha apo Rama ?????

  15. pjeter says:

    Prej shekujsh,Si te djathte? E cfare do te thote mi zonj,zotrotete ne ç’ shekull jeton aktualisht? Nuk te duket pak e egzagjeruar? Mund te te ndodh ne jete zoja shkrimtare,prej shkodret,se ata,te majtet,te urryer nga zotrote, nfoshta nuk,kane te bejne fare,nga shekuj e tu te djathte,por bejne gjera shume me te dobishme per ty,nga ata shekulloret e djathtewe ka krojtur ballate gjithkohen,ju me patjeter do e refuzoni,nuk pronojne te mira nga te majtet,shekulloret e djathte,keshtu shcodrane prej puket?

  16. Eri says:

    Kaq te lig e paske patur gjyshin moj zdrale?Ne kohen e Enverit vetem kriminelat pushkatoheshin.

  17. bravo me ne fund nji ze i vertete qe guxon te largoj ate

    Trend taloibanesh ne politike .
    Eshte koha qe gjithe shqiptaret te bashkohen me zerat e rinje qe bejne Progresin
    e vendit .
    Rrespekt Shkrimtares eshte nji onjorim i Kultures qytetare ,te heshtesh
    para ksaj maskarade kaste FAKE Politiikanesh qe jane aty veetem me shpartallu arakat e shtetit

    dhe uk justifikojne asgje si me qen Dordoleca
    vec te tjerash jane edhe kriminele ,jjane te shemtuar surratee arabistani e jo shqiptari

  18. Dymi says:

    Ku e ke te djathten ti moj piliveze? Ju te gjithe jeni qorra. Nuk po e shikoni se si e ka katandisur PD-ne Lulushi juaj, te cilit i pergjerohesh me dore ne zemer qe te hape rrugen edhe pasi ju ka cuar ku nuk mban me. Cfare partie keni ju qe ka mbi 6 vjet qe e mban peng nje dordolec qe ka vlere vetem per ta vendosur ne nje are me misra per te trembur galat. Qenke e djathte ti! Gjyshi yt dha jeten, ti nuk je gati te japesh as rimelin, po i lutesh te paaftit qe te largohet. Mesoje nje here e mire moj piliveze, i paafti eshte i paafte qe te vetelargohet. Ai duhet shkulur nga karrikja. PO KUSH TA BEJE?!?! Ju te mumisikuarit?????????

  19. Pluralisti says:

    Bravo Arjola.Jane te rralle,per te mos thene fare guximtar si ju qe ja thoni ne sy Bashes, pikerisht ate qe ka,eshte i paafte dhe po na mere meqafe partine.Ai nuk jeton ne toke,por ne re,dmth ne hava.Atij i pelqen vehtja dhe i duket vehtja shume i bukur,se me kete bukuri do t’jua prishin mendjen demokrateve ta votojne.Gabohet. Edhe bora eshte e bukur dhe e bardhe,por e dhjesin qent.

  20. Jimi says:

    Pse jeni te djathte jeni aty ku jeni , prandaj mos u anko.

  21. ue ue ue ue mue shko mos na caj k….. halabake po na jep mend ti bashk me zhelen ju njofim mire kush m…jeni.

  22. Shkodrani says:

    Hahahaha , ti je nje KARE moj Arjol qe se ke shoqen , ti e baba jot Byth-lepires i shokut Sali komunistit te fundit ne Ballkan , djalit te Shiqeres prej Vucidolit , qe leni nam c,do dite ne Shkoder , shihe moj vedin ne pasqyr c,far karnivalit je , c,far lemerijet je , ti shkrimtare , O te Qisha Rracen , rrac mutit , vajza e babes buth-qim , vajza e Qemal legenit , ikni moj se jeni TURPI Shkodres ,yt at ka lan nam si Buth-lepires qe asht , edhe yt vlla si sekser ka punu ne tatime , doren ne mushkni ja ka fut bizneseve .Me pak fjal Rrac Mutit Ju qisha ropt !

  23. ylli says:

    Nuk ka shkodaran as te djathte e as te majte.Ju te gjithe jeni qelepirxhinj.dembela e kriminela………….

  24. juristi says:

    Na co ndonje tregim apo vjershe se roman jam i sigurt qe sja thu dot ne rrjetet sociale qe ta shohim dhe vleresojme mendjen tamam se me kete hartimin as 7-te nuk merr ne ciklin 9 vjecar jo me lart

  25. klaud says:

    Edhe njehere duhet t’i kthehem asaj qe kam shkruar para disa kohesh ne komentet e mia ne kete gazete.Jo cdo status qe njerezit publikojne ne fb,mund te publikohet ne gazete si qendrim intelektual.Kjo zonja eshte nje person qe eshte pjese e PD-se dhe rrogetare ne strukturat e bashkise se Shkodres,e natyrisht merr pjese rregullisht ne aktivitetet e kesaj partie(apo protestat) dhe qe per Lulin eshte gati te blasfemoje edhe gjithe ata qe nuk jane dakort me direktivat e tij.Ajo nuk eshte e kenaqur nga Luli sepse ai i duket i paafte me i vendose flaken ketij vendi,vetem qe te ike Rama,por jo qe eshte kunder Lulit si lider.Ky eshte thelbi.Ajo shkruan se eshte mbesa e nje te pushkatuari edhe mendon se kjo e fut automatikisht ne eliten e shoqerise,por ne jete jo cdo gje funksionon si ne ato festivalet e poezise ku kesaj zonje i jepeshin cmime sepse ne juri ishin te njohurit dhe miqte e saj.Para disa kohesh kjo “shkrimtarja”beri edhe nje status ne fb,ku leshonte sharje e mallkime ne adrese te kryeministrit,e shume portale te djathta e publikuan ne seri,tani meqe kritikon Lulin,turren portalet e kahjes tjeter te publikojne shkrimin e saj.Jo cdo qendrim personal mund te klasifikohet si qendrim intelektual,e publiku(lexuesi) duhet te mos bombardohet me grafomani kaq te shpelara.

  26. Sallaks says:

    Shkodront me gjek t djatht n shekuj?!
    Po,grupi komunist i shkodres,po vojo kush komunisti,vasil shanto qemali n gjyq n shkoder dul si komunist,po heronjt e Vigut,…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje