Basha flet për destabilizim të vendit: Do hetojmë grabitësit e Shqipërisë

19 Korrik 2019, 11:47Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike në një dalje për mediat tha se kapja e ekonomisë nga krimi po sjell destabilizimin total të vendit. Nga selia blu, kreu i demokratëve tha se opozita sapo të vijë në qeveri do të ndërmarrë një operacion të gjerë për hetimin, zbulimin dhe ndëshkimin e vjedhjeve dhe grabitjeve që i janë bërë Shqipërisë.

Basha: Ngritja e krimit ndërkombëtar shqiptar, nga trafiku i drogës, pastrimi i parave, trafiku i qënieve njerëzore dhe aktiviteteve të tjera kriminale janë të lidhur me aktivitetet ekonomike kriminale të Ramës. Krimi është fuqizuar, ka kapur ekonominë, politikën dhe ky do të jetë destabilizim total i vendit.

Për mua personalisht, për PD, për opozitën zhdukja e ndikimit dhe pasojave të politikës kriminale, të grabitjes së vendit dhe tjetërsimit të ekonomisë publike në duart e një grushti njerëzish është emergjencë kombëtare.

Që ditën e parë të qeverisjes para çdo gjëje dhe mbi gjithçka tjetër do të ndërmarrim një operacion të gjerë, të paparë dhe padëgjuar ndonjëherë, me shtrirjen nga Shqipëria në vendet e tjera për hetimin, zbulimin dhe ndëshkimin e vjedhjeve dhe grabitjeve që i janë bërë Shqipërisë.

Basha tregon 3 format e grabitjes së parave dhe pasurive publike përmes koncesioneve dhe kontratave korruptive

Të gjitha janë koncesione dhe kontrata korruptive në përfitim direkt personal të Edi Ramës dhe klientëve të tij, pa asnjë përfitim publik.

Formulat e grabitjes janë të thjeshta.

Në rastin e koncesionit të rrugëve: Fryrje me disa herë e kostove të ndërtimit dhe mirëmbajtjes së rrugëve për të ndarë të gjitha fondet e fryra me Edi Ramën dhe qeveritarët.

Në rastin e koncesionit të pompave, sikurse në koncesionet e plehrave, në koncesionet e shëndetësisë dhe të të gjitha llojeve të tjera formula është: jep kontrata dhjetravjeçare për shërbime pa asnjë kosto dhe rrezik për privatin me çmime të fryra të financuara tërësisht pa asnjë rezik nga buxheti i shtetit, për të ndarë pastaj paratë me Edi Ramën dhe qeveritarët.

Forma tjetër e grabitjes është: dhënia e pasurive natyrore në përdorim apo për koncesione mbi burimet natyrore. Bregdeti, pyjet, lumenjtë, mineralet po u jepen privatëve gjoja për investime serioze dhe strategjike, Koncesione hodrocentralesh, privatizim bregdeti, ndërtime në zonat e mbrojtura, të gjitha janë shfrytëzim pa asnjë përfitim apo leverdi ekonomike i pasurive të vendit nga një grusht oligarkësh.

E gjithë qeverisja e Edi Ramës tashmë është një aktivitet i përditshëm dhe i vazhdueshëm kriminal.

Çdo akt, çdo veprim, çdo firmë e Edi Ramës dhe minsitrave bëhet vetëm për të vjedhur, vetëm për të grabitur, vetëm për të përfituar padrejtësisht.

6 komente në “Basha flet për destabilizim të vendit: Do hetojmë grabitësit e Shqipërisë”

  1. LULJA says:

    LERE LULI SE N’A SHKRIVE SE QESHURI
    BERTET HAJDUTI DO KAP HAJDUTET TI DO ARRESTOSHE ILIR FLORIRIN APO BERRISHEN IK LULE SE PO BEHESH QESHARAK

  2. tori says:

    O zog gomari me ftyre njeriu a mendon cfar flet?Me ato budallalleqet e tuaja je ba tashma qesharak,mashtues e genjeshtar e injorant.Nese vjedhjet qe ti akuzon E.Ramen jane kryer te jesh I bindur se Jeff Bezos apo Bill Gates do ishin fukarej ne krahasim me E.Ramen.Se paku do krenohemi se kemi kryeministrin,njeriun me te pasur te botes.Popull gjykojeni vet budallalleqet e ketij “drejtuesi” te PD,shkallen e ,ashtrimit e nivelin intelektual

  3. Kavajsi says:

    Hetoj o Rob qir hetoj …filloje me veten me shkelzenin me berishen arkiden sal moter qimin me lir kurve e travestitin Monika pastaj kalo nga Ana tjeter ….o ju jeni per tu qir te vdekur e te gjall te gjithve ..ju doni dieg ne mes te tiranes bashk te gjith ..po’ Ca’ ti bosh ati popull idiot e pa byth ..prandal tallni koqet se mir ja boni qe mbas 30 vitesh dalin akoma me dy gishta lart ne shesh

  4. fati says:

    O krietar, leri gjyqet ti bejne te tjeret, ata qe u takon. Ti shih punen tende e te pd qe po te shkaterrohet perdite, e mos u merr me brockulla.

  5. LEXOJ says:

    Ku ke qene deri tani ti “Lule”?????????????
    Ja na Thuaj per Vjedhjen 200-te Miljonshe ne Rrugen e KOMBIT, ???A..po Atehere u “SEMURE” Zoterote???Te Kuptoj eshte e Natyrshme se kur shikone aq shume Para, me te Vertet Semuresh, dhe nuk shkone ne Gjykate…
    A nuk ishte i qe VARAVE ne mese te Tiranes??????????????Ik or te Q…fhs c´te permmbane “Furriku” i Pulave…..ik se na Ndyre vendin je aq i Ndyre ..ne atao qe thua, sa Kujton se do te ti Besojne Njerezit e thjeshte…ik se nuk talle dote Bythen me ne Miletin ti Lulic Bashovici…dhe Ruaju..ruaju mire….????????????????????????????

  6. Opinionisti i paanshëm. says:

    Basha?!….. bashkësi boshe….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje