Si e përjetova me frikë, takimin e parë me Pablo Escobar në Tiranë?

19 Korrik 2019, 17:37Politika TEMA

Nga Kreshnik Spahiu

Ishte mbrëmje dhjetori. Shiu që binte me rrebesh dhe vetëtimat drithëruese më penguan ta dëgjoja zilen e telefonit: “Alo Kreshnik, jam Carlos Guerero”.

Carlos ishte shefi amerikan i anti-korrupsionit dhe krimit në Shqipëri.

Carlos ishte me origjinë Bolivian por jetonte në Washington prej 30 vitesh, si dhe punonte për USAID.

Në atë periudhë administronte të gjithë projektet e zyrave tona për denoncimet e krimit.

-Alo, alo, Carlos mezi të dëgjoj, i thashë, çfarë ka ndodhur?

-Eja urgjent Kreshnik, së bashku me stafin e ngushtë se kemi rënë në gjurmët e kriminelit kolumbian Pablo Escobar, më tha.

Fillova të qesh.

-Ndjesë Carlos por Escobar ka shumē vite që e kanë vrarë.

-Jo jo Kreshnik, gabohesh. Kemi prova që ai jeton nē Shqipëri. Eja urgjent pranë Bllokut dhe do ju tregoj ku strehohet Pablo Escobar, theksoi sërish Carlos

U vesha i habitur dhe i telefonova stafit paksa me ndrojtje, pa i treguar arsyet pse na kërkonte shefi.

Pas 15 minutash të gjithë me 3 makina, kishim rrethuar Carlosin dhe prisnim në ankth, se ku duhet drejtoheshim.

-Wellcome miqtë e mi, Pablo Escibar është gjallë dhe ne duhet t’ja dorëzojmë provat FBI-së, tha Carlos shumë serioz, dhe mori drejtimin duke u futur në restorantin me emrin “COLUMBIA”.

Brenda lokali ishte i dekoruar vetëm me fotot e kriminelit kolumbian.

Plasi e qeshura me lot….

-Mos qesh Kreshnik, foli Carlos, Pablo jeton në zemrat e çdo shqiptari.

Pas kësaj darke ne do shkojmë për një kokteil tek bar Esco-Bar.

Problemi është që janë 5 bare me emrin e tij në kryeqytet.

Gjitsesesi kur të mbarojmë mund të shkojmë edhe të dëgjojmë muzik tek pub “Al-Capone” ose tek bar: “Corleone”.

Kjo është Shqipëria juaj Kreshnik. Kjo është krenaria e rinisë shqiptare.

Kudo Tirana është pushtuar me emra kriminelësh ndërkombëtar: Don Corleone, Al Capone, Escobar, apo me emra vendesh mafioze Columbia, Siçilia etj.

Pa llogaritur komunistin “Che Gevara” që është bërë si hero kombëtar i shqiptarve!

Kishte të drejtë shefi im latino-amerikan. Befas vrava mendjen dhe për çudi nuk gjeja dot asnjë lokal me emrin Ismail Qemali, Isa Boletini, Ndre Mjeda, Gurakuqi, Hasan Prishtina…..

As heronj të artit nuk gjeja dot sepse ne s’kemi restorante apo bare që të quhen: Sandër Prosi, Rikard Larja, Kadri Roshi.

Apo këngëtarësh: Vaçe Zela, Avni Mula, Ibrahim Tukiçi etj.

Larg qoftë po hape ndonjë lokal me emrin Dritëro Agolli, sepse të nesërmen s’do kesh asnjë klient.

Fundja nuk kanë faj. Me këto emra do tallej mileti dhe do falimentonte çdo biznes.

Kjo është Shqipëria ime…..

E gjitha kjo histori mu kujtua sot, tek po pija kafen e mëngjesit, nē barin poshtë zyrës time në Berlin, i cili quhet “Balzac Coffee”.

Ndodhet përballë restorant “Einstein” dhe nga e mjata e Eis-Coffee “Juhann Goethe”, ose në të djathtë ndodhet restoranti portugez “Vasco da Gama”

Ah sikur ta dinte “Vasco da Gama” sa larg oqeanit ndodhej në glob Shqipëria!

17 komente në “Si e përjetova me frikë, takimin e parë me Pablo Escobar në Tiranë?”

  1. haloefect says:

    Kreshnik bukur e ke thene ! Kam nje pyetje per ty , a merrje lek ne emrimet e shume gjyqtareve te korruptuar kur ishte ti anetar i KLD-se se famshme me Bamir Topin? Interesant se per cfare punon ti ne Berlin se as si petagog nuk ke qene i shquar te njoh personalisht !

    1. SigmaTau says:

      O legen mashtrues more tere ato para per partiçken tende dhe u zhduke, te perdori Saliu dhe kush mundi dhe tani po na broçkullite si gjeli maje plehut, si ishin tarifat e emerimeve kur ishe ti ne krye te punes o legen? harron se i dime ca gjera, por do te dalin edhe per ty regjistrimet, s’ka per te vonuar, sapo te jete krijuar besimi se denoncimet nuk shkojne ne te semes siç bente me to miku yt Llalla.

  2. skrapi says:

    ah more kreshnik,
    kjo eshte shqiperia qe gatuat ju me vite me radhe dhe pastaj kur nuk ju ecen planet politike, kriset dhe iket tek zyrat mbi balzak apo prane vasko de gama.
    ah se harrova, te fala mikut tend sy peshkaqenit!

  3. Kaonia says:

    Po pak lek vodhe zotrote,ti me bamir topin e dhjevet kur loznit dyshe.Po mire frike qe skeni se skane se cu bejne ne kete vend po te pakten mos dilni e na shkruani sikur jeni puritan.Se tani mu kujtua kur dilje e patrulloje kufirin derar me dylbi ,o zot ç kar qene ata qe te vinin ty nga pas,ti qe gjithe diten beje foto e çatoje me buçe.

  4. Pesimisti says:

    Dhe meqe u zhgenjeve kaq shume the ti q… n…. edhe une dhe vure kuota te larta per cdo gjygjtar qe emerohej.

  5. Emigranti says:

    Ky shkrim eshte shume i goditur por ti Kreshnik duhet ta kuptosh e ta pranosh qe ti je nje nga personazhet kryesore qe misherohen me se miri ne kete subjekt shkrimi.

  6. lesh e li says:

    Sikur te silleshit sic shkruani! Po tjeter thua e tjeter ben.

  7. Ylli says:

    Sinqerisht nuk e duroj dot kete palaço ,perfaqesues palaco i nje shoqerie palaço e nje populli palaco .
    Ky dilte me dylbi ne Sarande dhe shikonte se mos po vinin greket nga deti qe e kishte shitur Saliu ,e kur sigurohej qe qe greket nuk kishin ne plan me ardhur ,fillonte me karkaleca e aragosta ….pika ku eshte katandisur shtypi shqiptar me kete kryepalaco !!
    Ky palaco qe me nje tjeter palaco si Bamir Fergesa ja qin nonen lekve duke zgjedhur gjyqtar e prokurore .
    Ptu …race palaçosh e bij palaçosh !!

  8. Dixhiderrisha says:

    Të propozoj të hapësh lokal me emrin aldo bare, shullazi, lazarati balilajt habili ose edhe zeni, armina sala edi, likja se harrova, nano dhe po i vure të gjithë ver edhe spahiu që të duket se je bosi

  9. Arifi says:

    Nuk lahet muti me shure o kreshnik!! Sa e kishe gjoben per emerime??? Mendon se ke nderuar luk dhe ben shkrime kunder korupsionit e njerzit te kane harruar???!!! Apo te genjen mendja amos vjen prap e kap ndonje vend!!! Ik e gris bythen andej me gjith zyre leshi qe ke ti ne berlin.

  10. skenderbeu says:

    Je vetem nje hajdut ordinere dhe njeri pervers.. edhe ata te huaj qe te mbajne ty afer njelloj si ty jane.

  11. Lorenco Luka ( Ish deputeti i famshem i PD) , antikomunist i paepun. says:

    Kreshnik, a po mjep leje , me ti paraqite tre personazhe qe i more ne Tirane, ndaq edhe sa euro ju more?
    Po pre me ma dhane te drejten.

  12. Persi says:

    Me pelqen se fundemi refimi i Nikut per drejtorin e CIA-s se Ballkanit ,Sali Berisha “ish shefi i tij kur drejtonte “!Refim real per ç’ka ka ndodhur vertet ne teritorin e shtetin shqipetar!Ku n.q.se drejtori i Ballkanit shihte nje ender me kuçedra çonte ne kembe gjithe jenat e duhet te gjenin “kuçedren ” e ta shqyenin ate me çdo kusht!Ndaj Shqiperia jone shkoi per lesh keto 25 vjete sepse kuçedra Sali poshte jakes se xhaketes mbante stemen e Gestapos,steme te cilen ia ka trasheguar Lulit tashme!Ndaj sa vjen e dalldiset “toto likja” se po e shikon qe “qendra” po mbron Saliun e Lulin e do beje kurban per ta “Toto Liken”!Ndaj ai ka filluar e vjell vrer,per ca pertej endrave se nuk do tia dije per ta duke u çuar mesazh se po ndodhi diçka me te do te vjelle edhe per ata qe mbrohen (LS)dhe nuk kupton se perse LSI i hiqet vetem bishti (I)?Vini re Monin si eshte terbuar pasi e ka kuptuar se fundemi qe eshte futur ne gracke nga kjo dyshe ku s’pyeten per shqiperine e jo me per LS-ne!Ndaj dhe me pelqen ky refim i Nikut qe siç duket po punon per ndonje shef tjeter sot sikurse punonte nen zyrat e shefit te tij te vjeter njehere e ne nje kohe!Kohe te veshtira per Shqiperine por te lehta e te pacipeta per kurverine!

  13. jon says:

    Eshte pothuaj e pabesueshme se ne pak rreshta te thuhen kaqe te verteta. Pavaresisht nga titulli sensacional te verteta te padiskutueshme jane ; 1- USAID eshte agjenture amerikane. Nqs se lexon google thothe se eshte organizate e pavarur nga qeveria. Pra genjeshter.2- Kreshniku eshte vete agjent i USA. Pika e dyte eshte e lehte te kuptohet. Jane 2 rradha ne deren e ambasades se USA ne Tirane. Disa duan te emigrojne per buken e gojes dhe radha tjeter per tu bere agjente. Kreshniku eshte nga ata me fat. Tani pika e pare do disa spjegime. Te gjitha organizatat perendimore nene tituj si bamirese , te te drejtave te shtypit, te te drejtave te njeiut etj, etj te kesaj natyre sjane asgje tjeter vetem se organizata qe punojne per USA apo perendimin per te nderhyre ne punet e brendeshme te vendeve te ndryshme ne bote. Nje shembull. Per 3 muaj rresht nga Janari deri ne Prill na doli se Venezuela po vuan per buken e gojes dhe fajtor eshte qeveria. Gjeja e pare qe kerkoi USA eshte qe te lejoje qe ndihma humanitare te hyje me lehtesi per te ndihmuar popullin. Pra kerkoi qe agjentet e USAID te hynin. Te sillnin 100 thase me ushqime dhe 200 me armatime. Ka fakt me te hapur se ky. Sigurisht qeveria e Venezueles se pranoi dhe grushti i shteti s’ndodhi. Pra tani Venezuela s’eshte me lajm kryesor por kejo s’do te thote se perpjekjet per te rrezuar qeverine s’vazhdojne. Personalisht sme perqen qe dikush te mbeshtesi politiken agresive te USA ne bote. Por le te ndahet shapi nga sheqeri. Disa ta pranojne hapur se jane pa kushte pro apo kundra USA , por te besosh se USA sjell ne bote ndihma apo demokraci eshte injoranca me e madhe e ketij shekulli.

  14. jon says:

    Eshte pothuaj e pabesueshme se ne pak rreshta te thuhen kaqe te verteta. Pavaresisht nga titulli sensacional te verteta te padiskutueshme jane ; 1- USAID eshte agjenture amerikane. Nqs se lexon google thothe se eshte organizate e pavarur nga qeveria. Pra genjeshter.2- Kreshniku eshte vete agjent i USA. Pika e dyte eshte e lehte te kuptohet. Jane 2 rradha ne deren e ambasades se USA ne Tirane. Disa duan te emigrojne per buken e gojes dhe radha tjeter per tu bere agjente. Kreshniku eshte nga ata me fat. Tani pika e pare do disa spjegime. Te gjitha organizatat perendimore nene tituj si bamirese , te te drejtave te shtypit, te te drejtave te njeriut etj, etj te kesaj natyre sjane asgje tjeter vetem se organizata qe punojne per USA apo perendimin per te nderhyre ne punet e brendeshme te vendeve te ndryshme ne bote. Nje shembull. Per 3 muaj rresht nga Janari deri ne Prill na doli se Venezuela po vuan per buken e gojes dhe fajtor eshte qeveria. Gjeja e pare qe kerkoi USA eshte qe te lejoje qe ndihma humanitare te hyje me lehtesi per te ndihmuar popullin. Pra kerkoi qe agjentet e USAID te hynin. Te sillnin 100 thase me ushqime dhe 200 me armatime. Ka fakt me te hapur se ky. Sigurisht qeveria e Venezueles se pranoi dhe grushti i shteti s’ndodhi. Pra tani Venezuela s’eshte me lajm kryesor por kejo s’do te thote se perpjekjet per te rrezuar qeverine s’vazhdojne. Personalisht sme perqen qe dikush te mbeshtesi politiken agresive te USA ne bote. Por le te ndahet shapi nga sheqeri. Disa ta pranojne hapur se jane pa kushte pro apo kundra USA , por te besosh se USA sjell ne bote ndihma apo demokraci eshte injoranca me e madhe e ketij shekulli.

  15. Ben says:

    Ti mor Jon duhet te vizitohesh! Pa SHBA, Shqipëria dhe Kosova do ishim pjese e Serbise.Mos pi kawasaki shume droge.

  16. Patrioti says:

    Shume shkrim i goditur real dhe e njejta histori ne shekuj.Nga njera ane tre shtete antishqipetare qe financoin dhe punoin te çkombetarizoin gjitçka shqipetare dhe,nga ana tjeter politikanet qesharake dhe te korruptuar e tradhetare te kombit dhe qeverite e çedukimit,,,,,,,eshte e vertete realitet i zymte,,,,,,po te shikosh edhe gazetat u japin rendesi kriminelve hajduteve se sa nje njgjarje e rende si psh,,vret veten nje nene se ska buke tu japi femijeve,,ose ka pesembedhjet vjete qe nuk zgjith nje problem pronesie ,,,,,se dhe vete gazetat,gazetaret jane te korruptuar dhe paguhen nga paraja e piset,,,,pa le keta partiaket qe diskutojne dhe ne kete shkrim,jo per shkrimin por per Kreshnikun a nje person tjeter qe shkruan varferi e paster MENDORE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje