Pas kërkesës së PS, Gjykata e Durrësit njeh mandatin e Valbona Sakos

19 Korrik 2019, 14:04Politika TEMA

Kryebashkiakja e Durrësit, Valbona Sako ka arritur të marrë njohjen e mandatit nga Gjykata e Durësit, duke ndryshuar taktikë me një kërkesë të re, që ia ka drejtuar kësaj gjykate. 

Në kërkesën e parë, Sako kishte kërkuar “verifikim mandati”, ndryshe nga kryetarët e tjerë të zgjedhur nga 30 qershori, të cilët kanë kërkuar vetëm “vërtetim mandati”, veprim i cili u është njohur nga gjykata, ashtu siç iu njoh edhe kryebashkiakes Sako pas kërkesës së dytë të bërë në Gjykatën e Durrësit.

Seanca për rishqyrtim u zhvillua në Gjykatën e Durrësit me gjyqtar Shpëtim Reka.

Vendimi erdhi një ditë pasi e njëjta gjykatë nuk i konfirmoi mandatin Sakos si kryetare e bashkisë, e dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit.

Gjykata vlerëson se Partia Socialiste e Shqipërisë, duke qenë pjesë e koalicionit zgjedhor që ka regjistruar kandidaturën e Znj.Valbona Sako për Kryetare të Bashkisë Durrës, legjitimohet të kërkojë nga gjykata vërtetimin e mandatit të saj si Kryetare Bashkie në kuptim të nenit 32/b të K.Pr.Civile, nenit 60 të Ligjit nr.139/2015 „Për vetëqeverisjen vendore“ dhe neneve 60 e vijues të Kodit Zgjedhor. 

Në vlerësimin e gjykatës në ato raste që kandidati për kryetar bashkie regjistrohet në KZQ si kandidat i një subjekti politik, legjitimimin për të kërkuar vërtetimin e mandatit e ka si vetë kandidati, ashtu edhe nga partia, koalicioni apo partitë politike përkatëse. 

Ky përfundim rezulton si nga interpretimi literal e sistematik i nenit 60 të Ligjit Nr.139/2015 në raport me dispozitat e tjera të këtij ligji, ashtu edhe nga parashikimet e nenit 60/1, 2 dhe 3 të Kodit Zgjedhor të cituar mësipër, i cili parashikon se kandidati për kryetar bashkie i propozuar nga një subjekt politik apo koalicion partish regjistrohet në KZAZ apo KQZ nga partia politike apo koalicioni përkatës.

 Për rrjedhojë, do të ishte nonsens që partia politike apo koalicioni përkatës të konsiderohej se nuk ka interes të ligjshëm në kërkimin për vërtetimin e mandatit të kryetarit të bashkisë. Në përfundim të kësaj analize gjykata arrin në konkluzionin se nuk ekzistojnë pengesa procedurale që do të pengonin shqyrtimin nga ana e saj të kërkesës së Partisë Socialiste të Shqipërisë për vërtetimin e mandatit si Kryetare e Bashkisë Durrës të Znj.Valbona Sako. 

Pas këtij përfundimi gjykata çmon se prej saj duhet të shqyrtohet legjitimimi i Partisë Socialiste të Shqipërisë në paraqitjen e kërkesës për vërtetimin e mandatit të kryetari të bashkisë, kompetenca“, thuhet më në vendimin dhënë sot nga gjyqtari Shpëtim Reka.

2 komente në “Pas kërkesës së PS, Gjykata e Durrësit njeh mandatin e Valbona Sakos”

  1. Billy says:

    E keni dhjere lajmin. Ja njohu apo nuk ja njohu. Nese ja njohu mandatin, nuk ka pse shkon ne apel.

  2. Opinionisti i paanshëm. says:

    Gjykata?! = HIPOKRIZI & DENIGRIM………
    “HALLECHITË” SHIHEN DHE VLERSOHEN NGA PORTOFOLI, ko nga FAKTET?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje