Teatër shqiptar me Gjykatën e Hagës

19 Korrik 2019, 19:50Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dhënë dorëheqjen dhe ka kërkuar zgjedhje të reja, pasi në zyrën e tij sot në mëngjes ka mbërritur  një fletëthirrje nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për krimet e luftës. Askush nuk mund të paragjykojë fletëhirrjen e një Gjykate Ndërkombëtare për krime lufte, ashtu si askush nuk mund të konsiderojë fajtor Ramush Haradinajn pa u gjykuar. Dhe kjo është shumë e qartë.

Gjithë të tjerat janë marketing politik, një përpjekje për viktimizim politik.

Së pari, ky nxitimi për ta quajtur gjest burrëror ikjen në Hagë pasi vjen fletëthirrja, është qesharak dhe nuk duhet t’i trajtojmë shqiptarët si idiotë.

Burrëri në kuptimin shqiptar, do të ishte të mos shkoje në Hagë kur të vjen fletëthirrja, po një lloj burrërie e marrë.

Por shkuarja është veprim normal, që e ka bërë çdo epror i UÇK që i ka ardhur kjo fletëthirrje deri më sot.

Së dyti, paragjykimi se Gjykata Speciale është duke bërë politikë me fletëthirrjet, është një paranojë shqiptare, që forcon traditën e mosbesimit tek drejtësia.

Nëse e paragjykojmë si të tillë, atëhere do të thotë se presim që Haradinaj të dënohet, ndërkohë që nga ana tjetër, po themi që lufta e UÇK ka qenë  e pastër dhe Haradinaj është i pafajshëm.

Tani ose njëra, ose tjetra.

Nëse besojmë tek pastërtia e UÇK dhe pafajësia e Haradinajt, besojmë se kjo gjykatë dhe më parë, dy herë të tjera e ka nxjerrë të pafajshëm. Se po të ishte siç po e paragjykoni sot, atëhere nuk do ta dinim, pse ishte UÇK e pastër, apo Haradinaj i pafajshëm.

Së treti, dorëheqja e Haradinajt para nisjes në Hagë dhe kërkesa për zgjedhje të parakohëshme, është një taktikë politike e Hardinajt, për të fituar elektorat përmes viktimizimit, por nuk ka lidhje me statusin e tij si i thirrur në Hagë për krime lufte.

Ai po përpiqet të viktimizohet nga fletëthirrja dhe të shpresojë se kjo do ta forcojë në zgjedhje në Kosovë.

Por kjo nuk ka lidhje me faktin se Kosova turpërohet apo nderohet, duke u gjykuar Ramushi si individ, apo me detyrë kryeministër.

Ramushit si kryeministër, ende nuk i ka ardhur ora të gjykohet. Nëse do të gjykohet për korrupsion apo shkelje ligji, do ta bëjnë gjykatat e Kosovës. Uroj mos t’i ndodhë kjo gjë.

Por në Hagë hetohet dhe gjykohet Ramush Hardinaj, si ish- komandant dhe s’ka lidhje fare me faktin, që sot është kryeministër. Nëse ai dënohet si hero i luftës në Kosovë, do të mbetet në histori. Nëse hetimi zbulon gjëra të pakëndshme për vëllavrasje, po ashtu ai e merr personalisht atë taksë.

Përpjekja për t’ia quajtur nder Kosovës, faktin që Ramushi po ikën si kryeministër i dorëhequr, është një paragjykim i rëndë për drejtësinë dhe Ramushin, pasi po duket sikur ai është apriori fajtor.

E gjitha çfarë ka ndodhur sot, është një proces për të cilin Haradinaj ka qenë i përgatitur, ashtu si Thaçi, Veseli e kushdo tjetër që e kanë votuar vetë Gjykatën Speciale.

Tani ky procesi i dekoratave paradhënie për ata që nisen drejt Hagës, është një folklor shqiptar. Dhe akoma më keq ngjan kur e shikon këtë nga Shqipëria, ku Lulzim Basha që përlotet për Ramushin, është i pari që ja ka mbushur dosjen dhe i fundit politikan që nuk ka shkuar kurrë para drejtësisë në Shqipëri, as kur ka vjedhur, as kur ka vrarë, as kur është kapur duke pastruar para.

Njëjtë dhe të tjerët, që përballja me drejtësinë u duket burrëri. Nuk është burrëri. Është detyrim.

42 komente në “Teatër shqiptar me Gjykatën e Hagës”

  1. Gjergj says:

    Mire more Mero , po nga sa here do I gjykoje Haga shqiptaret? Haga eshte bere per te cuar ne Hage! Mafia e kufinjve dhe territoreve doli me e forte per momentin.Por eshte pa te ardhme!

    1. Vlora1912 says:

      Fatos Llumbonja…!
      Editoriali i sotem tek TemA qenka shkruajtur nga Fatos Llumbonja.

      Mero Baze ka ber gabim qe lejon Llumbonjen te botoj kete artikull, me emrin e Meros, ne gazeten e Meros.
      ………..
      Ose ndoshta vet Mero ka ren ne nivelin e Llumbonjes.
      Dhe nuk eshte chudi.
      Mero na thoshte ne 96′ : Me ne(Me Saliun domethene) fitojne te gjithe- dhe erdhi 97-ta e zez.
      Tani ne 2019 na thot; PPP eshte Kapitalizmi i vertet, dhe do fitojme te gjithe- Ne Fakt do humbasim te Gjith ne pervech Meros dhe ketij estabilishmenti Politik-Mediatik-Oloigarkik teresisht te Korruptuar dhe te Kriminalizuar.
      Mjer ky vend…mjer ne ne dor te kujt kemi rene.

      1. Raimond blonjati says:

        Kesaj radhe esht tamam per ta paragjykuar ate gjykate ,
        Sepse ajo e ka thirur dy here Haradinajn , dhe nuk ka te drejte ta therasi me

        Bikes , ajo kur e thiri njehere , nuk kishte te drejte ta theriste prape , sepse po e therret per re njejten ceshtje

        Nuk gjykohet e njejti person pet te njejten ceshtje nga e njejta gjykate 3 here

        Esht e pa justifkiar ligjerisht ,
        Ndaj tani kushdo ka plotesisht te drejte ta paragjykojr dhe ajo gjykate punoka per te bere sherbim prooagandes serbe

        Dhe natyrisht aio gjykate e ben kete thirje ne menyre qe te largohet Haradinaj dhe keshtu i hapet ruga heqjes se takses me Serbine

        Mirepo ty mor Mero, si gelbazece e Edi Rames qe je te duket normale ,
        kete qe po ben kjo gjykate ,
        dhe nga ana tjeter te dhemb qe Ramushi po tregohet dinjitiz ne doreheqjen e tij dhe nuk po vepron si hajduti Kryeminister,
        qe u diskretitua nga gazeta gjermane Bild ,
        dhe as qe i shkon ndermend te dorehiqet ,
        Se natyrisht Ali baba i Surrelit me 40 hajdute nuk mund te kere vjedhjet ne mes te ruges

  2. R. Shkodra says:

    Pak pasha Pijngamer Mustafanë bash një kështu është si po thua ti. Mirëpo neva na dhimbset, Për arsye se ka luftuar. Dhe që ta dijshë Ti Zotëri Baze vlera si luftëtar i rritet shum për arsyen se një shumicë dërmuese nuk ishte për kurrfar sakrifice. Këtu nuk mendoj krahet politik jo Rugova jo Hamami, Por gjith popullin pa dallim. Kështu që ne do ja falnim edhe të pabërat e mundshme. Se burrëri nuk është me shkue te Kadia kur të thërret. Ramushit për her të dytë i ndërpitet veprimtaria si kryeministër thuajse nga e njejta gjykatë. Kësaj here e kanë votuar vet. Herën e parë kur shkoi në Hagë e patëm qarë me lot. Pasi u kthye: Jo si i pafajshëm por për mungesë provash) Se ju thoni në artikull u shpall i pafajshëm kjo nuk është e sakt: Nejse, Por për shum veprime të tija Pastaj, U bëmë pishman që atëhere u ngashryem ashtu.??? Tani prap!! Kësaj here sëpaku Unë nuk do qajë. Gjithsesi ndjehem i tronditur. Por tronditja na është bërë përdotshmeri. Para çdo proteste të Lulzim Bashës ndjehemi keq. Thirrjet e tija për nga shëmtija të acarojnë. Tani është edhe Meta alias MIC SOKOLI AVNI RRUSTEMI E VOJO KUSHI TË GJITH NË NJË ÇATI. Pppppppppppp. Zoti e baftë hajr.

  3. Aleko says:

    Ja ke fut kot Mero!..insistimi I hages per te gjete mecdokusht fajtor Uck dhe drejtusit e shtetit te Kosoves eshte politika e Makron kunder interesave te kosoves.A po kujtojton se drejtesia evropiane eshte totalisht e pavarur nga politika e fuqive te medha..gabohesh! ..Te akuzosh ca luftetare per ca tejkalime te bera ne kohe lufte dhe te anashkalosh autoret kryesor te genocidit serb ne ballkan ..kejo nuk mund te quhet drejtesi e pandikuar politikisht..jo rastesisht kejo thirrje e re e Haredinajt..behet pas visites se Markos ne Serbi..kaq e thjesht..

  4. Bryan says:

    Ku e ke o Mero, se e ktheva artikulln edhe menjane po prap me shastise. Hajredinaj ka bere nje gjest qytetar dhe demokratik pike se pari. Te theksojme qe kjo nuk para ndodh shpesh nga anet tona. Le te dorehiqen keta gjelat tane, kur e kerkon e mira e vendit, pa le te jete ‘dorheqje taktike’. Fjala vjen, hipen Saliu ne kar e nuk zbret me, jo ne Hage ta therrasin, po edhe te studioja e Fejziut…

  5. SHKELZENI says:

    E SAKTE TOP FARE GJYKIMI JUAJ (RAMUSHI PATRIOTE JANE SLLOGANE DÉMODÉ SI RAMUSHI )
    E GJITHA ESHTE KOHE PER ÉLECTORAT POR JAM QEF TE BJERI BRENDA SI LULI ME MANDATET

  6. A says:

    1- Po,edhe gjykata e hages “ha” pyka…perdoret politikisht por ne raste te vecanta shume te vecanta.Edhe krijimi i saj eshte bere per presjone tersisht politike dhe kur nje “ish gjeneral,ish president apo ish kryeministe” nuk “ha” pyka,nuk degjon te medhenjet se ne ate qe po ben eshte gabim,perdoret gjykata e hages( p.sh shikoni miloshevicin)…keshtu qe nuk ka asgje qe se dime apo na ra nga qielli
    2-Ramushi nuk ishte dakort per nderrim(korigjim) kufinjesh…QE DO TE THOTE SE HUMBISNIM TE VETMEN MUNDESI QE SERBIA DHE RUSIA TE NJOHIN KOSOVEN( edhe Merua ne fillim ishte i te njetit mendim me ramushin) dhe mbase i eshte bere e ditur se po kundershton europen dhe ameriken…por ai vazhdoi ne mendimin e tij.
    SE KUSH KA TE DREJTE nuk e dime, eshte nje gje qe do ta tregoje koha,e ardhmja,por une tani sic i shikoj gjerat dhe i kuptoj JAM POR “KORIGJIMIT” qe do te thote jam pro Thacit,Rames,Vucicit,Makronit dhe Amerikes….qe do te thote kunder Sali Berishes,Haradinajt,Metes dhe Merkelit.

  7. Adam says:

    Komandantet UÇK ishin te infiltruar nga sigurimi fshehte slavo comunist. . Lufta ka qene midis tyre e tipit Enver- zogi Mbret ku nuk vrane kurre armik por veç shqiptare midis vedi Gjykata r Hages nuk duhet te druhet prej politikes duhet ti rras brenda te gjith keta letyra heronj si shqiptar ashtu dhe serb te marre fund njeher e pergjthmon imitimi Avni Rustemi & Mic Sokoli

  8. NjeQytetarOptimist says:

    Jam dakort me te gjitha ato qe ke shkruajtur Mero per Ramush Haradinaj. Por nga ana tjeter, Gjykata e Hages nuk mund te lozi ping pong me ish ushtaret. Atij me sa dij une I jane bere nja 2 séance gjykimi.. Nuk mund te therrasesh sa here te teket ty njerez per gjykim. Ata gjykohen dhe jeta vazhdon. Ramushi nuk mund te ngeli peng I nje gjykate sa here e therrasin ata.. Kjo nuk eshte mire per imazhin tone.. Gjykoje duke dhene verdikt dhe lere te qete tjetrin.. Nuk mund te pranoj “fakte” nga Serbia gjykata e Hages sa here I teket Serbise. Keto jane budalliqe qe akoma shkon ne gjyq mbas 17 vjetesh. Ky eshte nje koncept I gabuar qe Parlamenti Kosoves duhet te dali me nje rezolute qe Gjykata e Hages duhet te kete nje afat thirrje mbarimi per te gjithe ushtaret e UCK-se per keto lojra politike.. Kjo eshte nje loje politike ne mendimin tim megjithese Ramushi duhet te paraqitet dhe ne qoftese ka prova te marri ate qe provohet.. Por jo mbas 17 vjetesh.. S’ka kuptim dhe po kthehet ne nje shije jo e mire per luften qe ushtaret e UCK-se bene.. Boll me me Gjykaten e Hages pas kesaj.. Nuk keni nje te denuar nga gjithe ai kalvar kolonelesh e gjeneralesh te ish paramilitarise serbe te padenuar.. Po kthehet situata pak ne midiokritet..

  9. Dardani says:

    Tu be pasion avokatia e Rames o Mero! Kush ja dhjet rames te duket se Ta dhejet dhe ty . Je kunder kujtedo qe eshte kunder Rames dhe gjen e gjen arsye. Asryeja eshte skllave e pasionit. Rama ka dhjer ne poturre nuk ee ndjen qe qelbi dynjan.

  10. Gjykata speciale është një konstrukt që e ka krijuar konstelacioni i ekuilbrave politik për të shantazhuar proveniencën politike që identifikohet me luftën,dhe shantazhimi ka të bëjë me pozicionimin rreth copëtimit të Kosovës.Serbia nuk është tërhequr,ajo po lufton në të gjitha rrafshet për të kapur qfarë mundet të kapë nga Kosova ,dhe edhe kjo lëvizje është lëvizje e radhës për të thelluar vorbullën ndërsa bota shqiptare merret me profka,a bëri burrni Ramushi që dha dorëheqje a jo,apo ndoshta e ka bërë për marketing politik,apo ndoshta e ka bërë se e ka pasë detyrim siqë thotë z Baze.Duhet të jesh politikisht dhe intelektualisht shumë në turbulencë e të mos e dijsh që Haradinaj në këtë kontekst është në përballje me konstelacione politike të cilat duan që Serbisë t’i japin territor dhe kjo ftes është pjesë e mozaikut që po thurret.Ramushi në këtë kohë është duke u përballur me faktorë shumë sinjifikant politik ndërkombëtarë që e kanë ndarë mendjen me e shpërbly Serbinë dhe këtu mundë të thuhet z.Baze që Ramushi është duke e bërë detyren ashu siq e bëjnë heronjët.

  11. Pajdhany says:

    Rrambushit i ka ardh thirrja me u paraqit n pun si mi birucash burgjesh perndimi..
    Si dikur kur t vinte fletthirrja per ushtar.
    Rrambushi osht spiun i perndimit dhe ata e thrrasin sa her qe ju duhet.
    Do spiunoj nanji qe dergjet burgjeve t Hages.
    Rambos ka pseudonimin

  12. Al says:

    O Mero pordha po eshte Hera e trete qe e therrasin more kelysh! Per cfare drejtesie po flet? Pse Macroni dhe Europa kurve jane aq te besuara per ty? Ke te drejte kur thua qe eshte nje akt normal po normal Ku?? Se ne Shqiperi e Kosove kur i therrasin te tieret semuren me rrufe ose vrasin njerez qe tia hedhin. Pra ne kombin tone “normal” ky eshte akt I larte patriotik. Jepi Ramushit ate qe I takon Ramushit. Bythec I vogel!

  13. Kuq e zi says:

    Nuk eshte gjest burreror te shkosh ne hage per se dyti kur per se dyti je kryeminister dhe persedyti dorhiqesh?
    Mero po llogjikon sikur ke te besh me tanet qe per post ja fusin plakes vet
    Tjetra; eshte normal te shkosh vete ne hage…?
    Po mir serbet nga ana e tyre luftuan per te vetet por ne hage nuk u pa kush pervec se duke i kerkuar per 20 vjet neper bodrume
    E harruat sllobodanin qe thoshte nga mbrenda viles nuk shkoj gjalle ne hage prandaj nuk dorzohem?
    Nqs don me bo nje analize taj jap un inspirimin nqs te mungon
    Pse sa here qe ramushi behet kryeminister riaktivizohet haga, gjykata franceze,etjer?
    Per mua ai eshte i pa shantazhueshem si te tjeret …
    ndersa rama akoma nuk eshte shprehur shpresoj mos ta kete bere me gojen tende

  14. Al says:

    Botojini komentet o ju bythqirat byrekxhi te meros!

  15. sulo Permeti says:

    Kosovaret te nderojne ameriken dhe evropen,qe e shpetuan dhe e bene shtet Kosoven,se po te qe per ca si haradinaj,thaci,etj.serbet do i kishin pluhur,gjith kosova do qe nje racak….e zbrazen gjith kosoven,per 5 dite,-cbente haradinaj me shoke,,asgje….prandaj mos na behen sikur keta cliruan kosoven….Te rroje NATO!!!!

  16. Nik says:

    Votimi i “Gjykates Speciale” nen presionin e nderkombetareve nga parlamenti i Kosoves ishte nje gabim i madh! Vetem “Vetvendosja” ishte ne poziten e duhur, kunder! Tash eshte hera e trete per Z. Hajredini qe thirret ne nje gjykate nderkombetare per te njenjtat çeshtje qe jane gjykuar dy here! Kjo eshte teper qesharake! Besoj se kesaj here si dhe me pare eshte thjeshte politike! Z. Haradinaj pamvaresisht difekteve te qeverrisjes qe jane te shumta, ne nje pike, taksen per Serbine, qendroi fort ndaj presionit nderkombetar. Atehere duhej vene ne levizje gjyqesori i “pamvarur” nga politika nderkombetare per ta menjanuar politikisht Z. Haradinaj. Askund nuk mund te gjesh nje gjykate absolutisht te pamvarur. Jane iluzione dhe genjeshtra!

  17. Miku says:

    Juve Mero, sic duket, ti shkruan Edi keto artikuj.Kjo eshte tamam me ato qe thote Edi me Batonin, nuk ka lidhje me UCK, por me Ramushin.Sic shihet dhe ti po knaqesh me doreheqjen.Mero, je ti na ato listat qe financon, rusi, serbi apo greku.Ti Mero i bie fyellit me nje vrime, dhe melodia te del vetem kercim napoloni.Fol nje here korekt o mavri dhe mos fol sikur je nipi i Ten Siao Pinit

  18. MH says:

    Nuk na ke thane gja me kete artikull per z.Haradinaj.
    Shqiptaret si puna e Bashes semuren nese i therret gjykata e vendit.Ndersa Haradinaj tregohet burre i vertet dhe nuk ka kurrfare friget as paragjykim se cfare do te vijne te nsermen.Kete vlersim e kam edhe per sojin tend z.Baze.Nuk e ke ate guxim nese te therret ndonji gjykate aq ma teper nji gjykate nderkombetare sic asht kjo e Hages.Pe te ishin kaq te ndershem politikanet dhe qeveritaret tone Rreforma ne drejtesi kishte filluar shume heret detyren.Po ja qe nuk i mban bitha ketyre plehrave tone te denojne vetveten.Ndaj mos e tjerre simbnas qefit burrnin e z.Haradinaj.Asht i vecant dhe do te deshiroja qe kombi i yne te kisht shume te tille Ramushesh.
    Sido qe ta gjykoj gjykata une e vlersoi me shumezim me zero.Mbasi denoncuesit e bejne per te treten here ne adrese te z.Haradinaj.Ky denoncim asht i mbeshtetun politikisht me qellim denim se s’ban te Ramushit.Por kam bindjen qe do te skopjoj si dy te parat dhe i fituem do dalin Ramush Haradinaj.
    Vrejtje: ju zoteri te Gazetes Tema deshironi komente por nuk i shpallni.Dhe ju duhet te rreformoheni te jeni te drejte,sincerte.

  19. Studenti says:

    Al, ke ye drejte keta bythqirat nuk i botojne komentet. Ato motrat mu ne moter.

  20. flas says:

    N J O F T I M N e parlamentin e Kosoves u vu ne skene tragjedia MAKBETH. N e rolet kryesore luajne aktoret e ndyre LEDI MAKBETHI– HASHIM THIKA-VRASESI I KOSOVES DYLBERI I LEDI MAKBETHIT–SIR VUCIC MILLOSHEVICI SKENARI—MAKRO-MUTI SPONSOR GJENERAL–PAVARESIA E TERITORET E KOSOVES. SPEKTATORE—KOSOVARET SOMNABUL.

  21. ducati says:

    Kam edhe une nje pyetje.
    xhaxhi Ramushi do jepte dorheqjen
    po ti kishte derguar flet thirrje
    gjykata e Kosoves?
    pergjigje personale kurr.
    kejo eshte nga eksperienca e politikaneve te tiranes kur i therasin brenda vendit.

  22. dyshuesi says:

    Jam kurjoz te di ushtaraket amerikane a pergjigjen para gjykates se Hages per krime apo egzagjerime te mumdeshme gjate operacioneve ushtarake qe ata keyejne? Apo nuk ka pasur raste sese jane te pa gabueshem.

  23. Poshte Haga,poshte kapitalizmi…
    Rrnofte baca hajredin stambolliu.
    Vetem enveri nuk pyeti per Hagen

  24. studenti i vjeter says:

    ja ke futur kot o mero baze. kot kot fare.

  25. a.f. says:

    Sofizmat e Meros nuk te cojne asgjekundi, pervec qellimit tinzar per te denigruar “kundershtarin” e Rames..

  26. Trump says:

    Gjykata e hages u be si gjykata rilindase e durresit Ku ne darke vendos ndryshe e ne mengjes ndryshe! Rrumpalle.Dy institucionet me te padobishme,me te demshme jane osbe e haga.Mjere kombet qe kane te bejne me to. Gjitjsesi qente e zgjebosur sllavo-cifute duan ende te kafshojne kombet, pre e pambrojtur,si kombin shqiptar.Dhe nese nuk marrin dot gje na duhet te bejme tetanoz! Nxoren koken halete e planetit pas 2000 viteve! Shqiptaret kane te drejten e zotit me vete e nuk ju hyn ne pune e drejta e hages prostitute.

  27. Detari says:

    cfare prisni nga meroja, harruat shkrimet per kaqifen?

  28. AlbKos says:

    Mero një herë e një kohë ia merrje në gojë Saliut, tash për një kohë ia merr në gojë Ramës. Unë nuk të fajësoj që je bir i kurvës. Këto janë trauma që rrjedhin nga familja. Por të paktën nëna jote kishte pakëz dinjitet në sistemin e kaluar. Ti nuk ke fare,

  29. A says:

    Merreni njecik me humor…vete Haradinaj ka thene se kur ishte ne hage ka “zene” femijet e tij.
    Merreni njecik me serjozitet…Ne haemi me njeri tjetrin si qen te terbuar.,ndaj mos e kerkoni fain tek serbo-fracezet e gjetke.Shikoni si jemi katandisur…
    -Kryeministri kunder presidentit ne kosove
    -Presidenti kunder qeverrise ne shqiperi
    -Kryetari i opozites kunder presidentit kosovar
    – Qen,klysh,tradhetar,kriminel,i poshter,hysmeqar i serbise…etj…degjojme ne dhe te huajt nga drejtuesit tane
    Ja me thoni,a mbani mend nje here te vetme qe te ishim bashke ose te lobonim bashke per ndonje ceshtje?!
    Jemi keta qe jemi ndaj na sillen keshtu!!!

  30. Shqiperi te qofsha fal says:

    Me thene te drejten je treguar shume i pazgjuar me kete artikull…
    UÇK luftoi per çlirimin e Kosoves nga gjakpiresit serbe,kasapet e Ballkanit. Çfare krimi beri UÇK o Mero ?
    Dhe ne Hage e dine qe krimet i beri Serbia dhe jo vetem ndaj Kosoves po i therrasin shqiptaret se nuk ka shtet e nuk ka diplomaci ndaj lozin si te duan vet siç kane luajtur horllek me kombin tone ne shekuj. Dhe kur u krijua mundesia te behej diçka u perçane gjithkush interesin e vet e Atdheut askush….
    Turp qe keni mendesi te tilla per UCK dhe luftetaret e Kosoves.
    Turp qe vini ne diskutim pafajesine e shqiptareve sepse keshtu po i jeoni te drejt Hages e serbise…
    Pupupupupu sa qesharak paskemi qene ne shqiptaret….

    1. FLUTURA says:

      Ne fakt ish amerika, qe luftoi kunder gjarperit serb….
      Mos u beni mosmirenjohes!
      Dhe kur amerika te ve ne tavoline nje draftmareveshje Kosove- Serbi, s’ke shanc te rrahesh gjoksin…sepse…tremb zemren…

      1. katarakti says:

        Idiote. Nuk je ne gjendje te kuptosh se Amerika e sotme me Trump dhe Bolton, nuk eshte ajo e Klintonit dhe Ollbrajtit. Interesat kane ndryshuar. Nuk e rruan njeri sot ne Uashington per Ballkanin. Amerika ka hallin e Kines qe po i rremben supremacine. Kur do te merresh edhe ti me politike.

        1. FLUTURA says:

          Katarakti ?
          Koha do tregoje kush di me shume politike…?

  31. Gregori.Uk says:

    Te gjithe e dime ca po paguan Ramushi. Te thote me te mire Amerika, Gjermania, Franca si dhe te gjithe aleatet strategjik te shqiptareve, o Ramush hiqe ate taksen 100% qe ke vene, se po na hap probleme per bisedimet, ti pergjigjesh ate pune e di une dhe se rruaj per njeri. E eshte normale te presesh pasojat. Burgu eshte denimi me i bute qe te japin si mik se si armik mund te ndodhe edhe ndonje aksident ajror dhe te varrosin me nderime. Ne fund te fundit burgu per burrat eshte. Sa per ato qe akuzohet duhet te shkojne ne hage nja 1 milion serb pastaj ti vij rradha Ramushit.

  32. John says:

    Haga keshtu sic po shkojne punet do gjykoje NATO-n e Perendimin! Ruso-cifute kjo gjykate??!

  33. Kiri says:

    Mero kok qepa je gabim plani i makaronit eshte i qarte ramushi duhet te dale jashte politikes dhe nje strukture pro serbe ta marre ate.

  34. VIKTIMA-UCK says:

    Ve ne Shume DYSHIM Integritetin dhe “Drejtesine” e Gjykates se Hages??????????????
    Si Shembull po jape Rastin me te Keq:Sllobodan Miloshevici, nuk u DENUA nga kjo Gjykate…u zhvillua nje Gjyq Farse,sa per ti Thene Botes Myslymane, se ja Po Gjykojma “Kasapin” e Ballkanit..por Perfundimi:Asnje Vendim Gjykate..thjeshte Miloshevici ose e Helmuan ose, Inskenuan nje “Vdekje” te tije..duke i DHene Imunitet, dhe Identitet te ri, duke Jetuar ne Russsi, apo ndonje Vende Tjeter..
    A-Miloshevicin e pame te “Vdekur” nga Kamerat ne Qeline e tije, dhe “Kufomen” e tije e pa vetem Gruaja e tije ????
    1-Edhe Gjyqi Kunder Sadam Hyseinit, ishte po nje Farse, kur Kundershtaret e tije,Therrisnin per Varje, dhe jo se Sadamit i Vertetuan,me Fakte se kishte Vrare apo kishte Bere Gjenocide…
    Sadam Hyseini kishte si Avokat Ish-Ministrin Amerikane te Drejtesise, ne Qeverine Nikson, nje Jurist i Shkelqyer,si dhe nje Franzez..TE CILET DEKLAROJNE SOTE, se Ai u Denua, sepse Si Gjykates u Caktua nje Shishitt,Vellei i te cilit ishte Denuar nga Sadami….
    Mora Shembujt me Ekstrem,per te theksuar se edhe “DREJTESIA” ne Tribunalet, duket se sote Orjentohet nga Interesat Gjeo-Politike-Strategjike, si dhe te Mbeshtetura Forte nga Interesat Ekonomike..ku shikohen se Kushe do te jene Perfituesit ,si dhe ne sa Pjese do te Ndahet TRORTA..
    2-Ne Rastin Haradinaj..Mero-::Replikoj Forte :kur thoni per Ramushin:Se Ramushi “kerkon te viktimizoj veten” per te Fituar VOTUES???Vertet??Brockulla te tilla i degjone neper Kafene….Ketu behet Fjale per Jete a Vdekje…Nuk behet Fjale per Votues,,,SE JA NA I “FITOVE” Votuesit…por..po qe se je ne Qeline e Burgut sa Vlejne “Votuesit” apo Idhujt e tu???????
    3-Koken e Haradinajt duket se e Kerkojne shume, dhe per kete eshte Pregatitur SKENARI NR.2…Me Dosje Rezereve ose edhe pa te…pra Me “Deshmitare te Mbrojtur”, qe do te Shpifin kunder Ramushit dhe Ndonje Tjetri, vetem dhe vetem te Fitojne AZIL ne Europe….ka shume Shembuj..kur keta Palo-Deshmitare, jane SPIUNE TE NDYRE DHE FELLIQUR, qe shesin edhe nene e vete…Theksoj se edhe ne Gjyqin e Sadam Huseinit u “PERDOREN DESHMITARE TE MBROJTUR”..qe Flisnin ne Gjykate prapa nje Perdeje..dhe Ngirrnin nga Goja , c´fare te donin Kunder Sadamit…ATYRE NUK JU BE ASNJE PYETJE NGA Gjykata..thjeshte Llapnin..dhe Fytyra nuk u Dukej….
    Po ne Rastin e Ramushit apo te Krasniqit..sa “Deshmitare” te Mbrojtur do te na Serviren???
    4-Lulezim Basha..KA DREJTEPERDREJTE GISHTE NE DOSJET E UCK-se..jo me kote kur u Arrestua Heren e pare..ishte AI qe mori ne Telefon Familjen e Ramushit ne Prishtine….pSE?????
    Kuptohet edhe kete Radhe Gjykata kur e di:SE RAMUSHI doli i PAFAJSHEM heren e pare..Per te mos u Bere Qesharake , duhet te PARAQESE PROVA, te Forta kunder Ramishit…Prova, qe kur duhet edhe Sajohen….
    Uroj qe Ramushi te Dale i Pafajshem..sepse uen qe shkruaj Perseri nuk do te “Votoj” per te….??????

  35. julio says:

    Te vjen te qeshesh me urimet per Hajredinajn, na kujton diten kur regjimi komunist mobilizonte te rijte ne moshen 18 vjeç, te detyruar per sherbimin ushtarak luftarak me armik imagjinar, ku nenat uronin djemte, djalo dalsh e ardhsh faqebardhe . Shikoj qe uron dhe presidenti sikur Haradinaj po behet synet, harron qe eshte detyrim karshi nje institucioni nderkombetar, nese , do te jeshe pjese e nderkombetareve, duke patur parasysh qe thirrjet ne protesta jane, Shqiperine si gjith europa, Amerika eshte me ne, po atehere ku eshte burrnia ketu. Te mesohemi sidomos keta politikanet tane qe kur thirresh nga institucionet duhet te paraqitesh dhe jo te fshihesh nga gjiri i Lalzit e deri nga raporti mjeksor.

  36. FLUTURA says:

    Katarakti ?
    Koha do tregoje kush di me shume politike…?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje