Demokratët ndihen të tradhtuar, jo vetëm nga socialistët, për konsensusin që dhanë 3 vjet me parë për miratimin e Reformës në Drejtësi.
“Me sa duket, PS dhe kushdo që e mbështeti PS ishte t’i marrim votat opozitës për Kushtetutën, se nuk i kemi, e më pas bëjmë ç’të duam vetë me vota për të miratuar ligjet.
Kjo është jo thjesht një shkelje e besimit, por një precedent shumë i rrezikshëm”, tha Oerd Bylykbashi, i ftuar në Ditarin e orës 13:00, në A2 CNN.
Ish-deputeti i PD, thotë se drejtësia sot jo vetëm ka humbur pavarësinë e saj, por është kapur nga pushteti. “Kemi copa që po ngrihen, por ende nuk e kemi ngrehinën e re të sistemit të drejtësisë”.
Dhe për këtë, ai ka një shpjegim. “Me një sistem më të thjeshtë do të kishim ecur shumë më shpejt dhe me më pak ngërçe. Duke i fragmentuar në disa trupa, i bëjmë më të vogla përballë një pushteti arrogant siç është kryeministri”.
Ndërsa ofron mbështetjen për SPAK, Prokurorinë e posaçme që do të hetojë zyrtarët e lartë, Bylykbashi përsërit se shpresat i ka te ndërkombëtarët, që ajo të veprojë e pavarur.
Dhe tek ndërkombëtarët, Bylykbashit duket se i ka mbetur në mendje një batutë e ish-ambasadorit amerikan, Donald Lu, i cili shprehej se një mënyrë për të kuptuar nëse gjyqtarët janë të korruptuar, ishte nëse kishin një ore më të shtrenjtë se makina e tij.
“Ora ime e dorës është më e lirë se sa makina e çdo lloj ambasadori dhe për rrjedhojë, ne i dalim përballë kësaj maxhorance dhe e akuzojmë”, tha Bylykbashi.
Ik or shurrs Elbasoni….mos caj kokodanin…malok Cermenike…shko laj morrat zgjebs i Lulit….
Ou Ou hajde referencë hajde ,po ç’po thua more ,krahason një orë dore me një makinë ,po je në vete apo jo e bëtë lesh arapi fare ,po ti ke qënë dhe nën krietar more për reformën më duket
Hajde babam hajde .kjo është kuje për drekët e PD
O Blyk, fort te paska hy uji! Shif dreqi! RAMA I paska ne dore dhe i manipulon nderkombetaret! Si i dobet duket aresyetimi or Bylykbash! Me duket se edhe ti paske probleme me Spak ose kesaj i thone ” pirdh se lirohesh! Vazhdon or koqe te mashtrosh!
Per vehte e ke! Me duket se duhet prit 2025!
Me keso lloj karlliqesh po i dhuroni 2021 Ps dhe Rames!