Pas lajmit se Luli u detyrua të firmosë se do mbajë premtimet që u ka dhënë aktorëve, Jari u bë shumë entuziast.
Shumë njerëz filluan ta tallin Lulin si njeri që nuk e besojnë dhe e detyrojnë të firmosë letra, por Jari i doli në mbrojtje dhe shpjegoi modalitet e kontratës:
“Të dashur demokratë,
Jariu ju sqaron!
Kontrata e firmosur nga Luli me aktorët e PD, nuk është një kontratë e zakonshme mes dy palëve të interesuara.
Ajo është një dëshmi që Luli më në fund e ka mposhtur tundimin e gënjeshtrës brenda vetes dhe është i gatshëm të firmosë, se nuk do të gënjejë.
Por ajo nuk është thjeshtë një kontratë në letër.
Si çdo kontratë, ajo ka detyrimet e saj.
Fjala vjen, në rast se palët nuk mbajnë angazhimet e tyre, kontrata shkon në arbitrazh të Partisë Demokratike dhe gjykohet nga Jemin Gjana.
Në këtë rast, Jemini i jep drejtim çështjes, nëse duhet të dënohet Luli, apo aktorët, nëse kontrata prishet.
Nga ana tjetër, kontrata ka dhe anën e saj morale.
D.m.th ajo më shumë synon të shfaqë gatishmërinë e Lulit për të bërë atë që duan artistët, pasi e ardhmja mund të sjellë surpriza të hidhura, ku asnjë palë mund të mos ketë faj dhe kontrata nuk realizohet.
Fjala vjen, nëse lali Eri e prish Teatrin dhe e ndërton të riun dhe PD akoma nuk ka ardhur në pushtet, atëhere ajo nuk ka faj pse nuk realizohet kontrata.
Kjo pikë nuk është përfshirë në kontratë, pasi nuk duam t’i zhgënjejmë njerëzit që nuk do vijmë shpejt në pushtet.
Ose fjala vjen, nëse PD vjen në pushtet, po Luli nuk është në atë kohë kryetar i saj, kjo nuk është detyruese për kryetarin tjetër, dhe këtu nuk ka faj askush, ndaj Jemini nuk mund të dënojë njeri.
I vetmi rast problematik, është që PD të detyrohet të ndryshojë emrin, ose të rithemelohet derisa të vijë në pushtet, dhe atëhere kontrata humbet dhe legjitimitetin juridik.
Në këtë rast, bie dhe institucioni i Jeminit.
Por ne nuk duhet të mendojmë të keqen.
Duhet të jemi optimistë.
Të besojmë se këtë vit do vijmë në pushtet para se të ndërtohet Teatri i ri.
Atëhere do duket burrëria e Lulit.
I juaji, Jari!”
Mu kujtua nje barcalete e hershme me nastradin!
Nje here Nastradini i tha mbretit se mud te mesonte gomarin te fliste duke e stervitur kafshen per 10 vjet me rradhe. Por per kete pune mbreti duhej ti garantonte ushqim dhe strehim per te dhe gomarin dhe pas dhjet vjeteve mbreti do kishte nje gje te papare, qe nuk e kishte asnje mbret tjeter,qe tegjithe do t’ia kishin zili, nje gomar qe fliste.Mbreti pranoj duke menduar per famen qe do te fitonte duke pasur nje gomar qe flet. Miqte e Nastradinit kur e degjuan per ngjarjen shkuan me vrap t’i kujtonin Nastrdinit se ne c’bela e kishte futur veten me nje sipermarrje te tille. Ku ishte pare e degjuar qe gomari te mesonte te fliste. Mbreti do ta ndeshkonte rende kur mbas 10 vjetesh nuk do te kishte ate qe i ishte permtuar ,gomarin qe flet si njeriu. Por Nastradini i qetesoje miqte duke i thene -Mbas 10 vjetesh njeri nga ne o mbreti o une o gomari do te kete vdekur.