Konstituohet bashkia e Fierit, Subashi betohet për mandatin e dytë

29 Korrik 2019, 13:18Politika TEMA

Kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi bëri sot betimin, në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak, duke nisur kështu zyrtarisht punën për mandatin e dytë.

Këshilli i ri i Bashkisë Fier zhvilloi sot mbledhjen e parë të tij ku morën mandatet 51 këshilltarë, nga të cilët 48 kanë marrë mandatin nga PS, 2 anëtarë të Demokracisë Sociale dhe një këshilltar nga Partia Social Demokrate.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Bashkisë Fier është zgjedhur nëpërmjet votimit kreu i ri i këshillit, Vangjel Ndreko, si dhe sekretarët e më pas u betua Armando Subashi.

Këshilli i Bashkisë nis legjislaturën e re me një shtesë të numrit të anëtarëve të këshillit me gati 10 anëtarë më shumë. Nga 41 anëtarë që kishte më parë këshilli i Bashkisë Fier sot ka 51 anëtarë.

I pranishëm në konstituim ndodhej edhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi deputet i zgjedhur në këtë qark në zgjedhjet e 2017.

1 komente në “Konstituohet bashkia e Fierit, Subashi betohet për mandatin e dytë”

  1. Alba says:

    Qyteti I Fierit eshte gjithnje si je gjendje lufte. Sapo mbaron nue rruge, prishet prape per te bete nje kanal….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje