Ish-ministri i Berishës: Rreziku i zhdukjes së PD-së dhe pse koalicioni me LSI-në nuk garanton fitore (dhe gabimi i pafalshëm i Bashës, që e bëri PS të pathyeshme)

29 Korrik 2019, 11:06Politika TEMA

Ish-ministri i Arsimit në qeverinë e Sali Berishës, Myqyrem Tafaj, ka bërë një analizë për rrezikun e zhdukjes së PD-së dhe së djathtës, e cila, sipas tij, është e përçarë.

Ai e nis analizën e tij me gabimin e dorëzimit të të gjitha pushteteve të PS-së, pasi tani që ajo ka edhe Bashkitë, sipas tij, do të shtojë radhët e votuesve me punonjësit dhe familjarët e Bashkive që ia mori PD-së.

“Ndikim tjetër të fortë ka “ushtria” e të punësuarve në pushtetin vendor, i cili është shumë më i madh se sa ndikimi i administratës qendrore, për shkak se ajo ka lidhje të përditshme dhe direkte me qytetarin.

Janë rreth 34 mijë të punësuar në bashkitë dhe ndërmarrjet e tyre. Kjo do të thotë që përveç votave të familjes, ata po të grumbullojnë edhe 15-20 vota të tjera nga të afërmit apo komshinjtë, me këtë shtrirje të tanishme të pushtetit në të gjitha bashkitë, PS grumbullon lehtësisht 700 -750 mijë vota.

Të punësuarit e bashkive e kanë çështje ekzistenciale mbledhjen e votave sepse luajnë me vendin e punës, pra me bukën e gojës të fëmijëve të tyre!

Prandaj PS hyn në çdo fushatë tani me një ushtri prej 34 mijë vetash të punësuar, ndërkohë që opozita nuk ka asnjë të punësuar në pushtetin vendor.

Kësaj “ushtrie” të pushtetit vendor i shtohen edhe rreth 80 mijë të punësuar në sektorin publik qendror.

Sikur gjysma e të punësuarve të angazhohen në mbledhjen e votave për PS, “ushtria” e fushatës së PS rritet në rreth 80 mijë veta”, shkruan ai.

“Vetëm argumentet kryesorë që u përmendën më sipër, tregojnë qartë rolin deciziv të pushtetit vendor në rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme në vendin tonë, edhe pse kjo dukuri nuk haset në demokracitë e konsoliduara.

Por ne qajmë hallin tonë dhe jo të Danimarkës apo Finlandës. Pra, tolerimi i këtij pushteti të PS në gjithë bashkitë për 4 vite do të ishte vrasës për të djathtën, sepse do të devijonte dukshëm votat e zgjedhësve në kushte të zgjedhjeve të lira.

Nëse do të konsiderojmë edhe mjetet e tjera të detyrimit të votuesve nga ana e pushtetit lokal, të cilat nuk mund të injorohen edhe për shumë vite në vendin tonë, atëherë ndikimi i pushtetit vendor në  rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të pushtetit qendror, potencohet akoma më shumë. Që këtu kuptohet që rezultatet e zgjedhjeve vendore janë prelud i atyre parlamentare”, vijon ai.

Tafaj në fund thotë se PD mund ta mundë PS-në vetëm me zgjedhje, por kjo sipas tij, nuk është e sigurtë, edhe nëse ka në koalicion LSI-në.

Sipas tij, duhet një koalicion i gjerë brenda së djathtës, ndryshe kjo e fundit rrezikon të defaktorizohet.

“Përballja e opozitës përfshin vizionin, programin, stafet, alternativën qeverisëse, por, në fund të fundit, beteja vendoset me numrin e votave të fituara. Pra, PS duhet mundur me votë, por sigurisht në zgjedhje të lira. Unë nuk u besoj teorive konspirative të kafeneve se “do ta largojnë ndërkombëtarët këtë mazhorancë” apo do të largohet vetëm me protesta. Edhe teoria e “frymës së fitores që do të shpërthejë në gjithë vendin” nuk duket aq shumë në horizont, sepse, politika harron se shqiptarët nuk janë ata me frymën e dhjetorit 1990 apo 1991-1992 që përmbysi diktaturën.

Aktualisht përballë mazhorancës janë vetëm PD me disa aleatë të saj të djathte, dhe LSI si një forcë e Qendrës së majtë. Ky koalicion në të gjitha rastet duhet të ketë parësor polin e djathtë, ndërsa partneriteti me LSI është i domosdoshëm dhe duhet të jetë jo vetëm për numra, por edhe program të integrueshëm me atë të së Djathtës.Anketimet para votimeve të pushtetit vendor rezultonin mjaft pozitive për opozitën, por ato nuk u provuan për shkak të votimit monist.

Çështja shtrohet a mund t’i ketë ky koalicion më shumë vota se sa PS me aleatët e saj? Dhe akoma më thjesht pyetja shtrohet: a mund të jetë poli i djathtë më i fuqishëm edhe në numra krahasuar me PS?

Duke marrë parasysh dy faktorët e shtjelluar më sipër, i gjithë pushteti vendor në duart e PS, me një megaushtri fushate të punësuarish, si dhe largimin masiv, ose dëbimi masiv, sidomos i të djathtëve nga vendi, unë mendoj se opozita dhe veçanërisht PD me aleatët e saj, duhet të bëjë një analizë reale strategjike se si do të përballet me PS, në mënyrë që E Djathta të jetë vërtet një Alternativë qeverisëse edhe në planin numerik!

Që këtu rrjedh edhe një pyetje tjetër: a është e mundur një Alternativë qeverisëse e Djathtë në kushtet e një segmentimi kaq të madh të spektrit të së Djathtës dhe së Djathtës së qendrës? Kjo analizë duhet të jetë një analizë racionale dhe jo emocionale. Siç e shoh unë, e Djathta mund të jetë Alternativë qeverisëse vetëm nëse ajo organizohet sipas një strategjie të re bashkimi ose, së paku, bashkëpunimi a partneriteti politik substancial.

Ndryshe E Djathta rrezikon të humbasë rolin e saj si alternativë qeverisëse dhe pastaj edhe koalicioni me LSI vështirë se e ndihmon për të fituar zgjedhjet parlamentare  Dhe kjo do të thotë që shqiptarët do të kenë shumë parti të djathta apo të djathta të qendrës, aparatçi në selitë e partive, ndoshta edhe politikanë edhe në Kuvend, sigurisht edhe një alternativë opozitare, por do të humbasin të Djathtën si Alternativë Qeverisëse.

Dihet që politika nuk është matematikë numrash, por pa numrat nuk bëhesh dot forcë apo grupin politik qeverisës! Rezultati i zgjedhjeve nuk është një shumë e thjeshtë faktoriale e votuesve të partive të një grupimi, por, më së pari, fryma që krijon një grupim te qytetarët. Nëse qytetarët e djathtë shohin jo një spektër të djathtë të copëtuar dhe në luftë me njëri-tjetrin, por një grupim të djathtë me një program që pasqyron kërkesat dhe parashikon zgjidhje për problemet e tyre, atëherë edhe ata që nuk kanë marrë pjesë më parë në votime apo kanë qenë të lëkundur do të krijojnë më shumë besim, i cili do të prodhojë frymë fitore të së Djathtës.

Një E Djathtë e bashkuar do të mobilizonte edhe shtresën Gri me bindje të djathtë, e cila përbën ndoshta pjesën dërmuese të të gjithë shtresësGri, e cila po rritet nga zgjedhje në zgjedhje. Sigurisht pritshmëritë e kësaj shtrese janë të mëdha dhe kërkojnë vizion dhe program realist afatgjatë modernizues për vendin.

Unë mendoj se politikanët e spektrit të Djathtë duhet të kuptojnë rrezikun e asgjësimit të së Djathtës si alternativë qeverisëse dhe të ngrihen mbi interesat e ngushtë, të ngjiten në lartësinë e interesave të të djathtëve të thjeshtë të Shqipërisë, që presin të kenë rolin e tyre në qeverisjen e vendit dhe të jetojnë me dinjitet në vendin e tyre. Sigurisht, roli dhe përgjegjësia kryesore i takon PD, që duhet të ketë, edhe më tutje, lidershipin e së Djathtës si alternativë qeverisëse”, shkruan Tafaj në analizën e tij.(TemA)

15 komente në “Ish-ministri i Berishës: Rreziku i zhdukjes së PD-së dhe pse koalicioni me LSI-në nuk garanton fitore (dhe gabimi i pafalshëm i Bashës, që e bëri PS të pathyeshme)”

  1. Neutrino says:

    Akoma me iluzione mor debila PD-ista? Nuk ka spektrum të djathtë në Shqipëri. Edhe ato pak të djathtë që kishte para 45-ës shumica futën kokën në mutin e fashizmit/nazizsmit dhe pas 45-ës i elieminoi Partia Komuniste. Këto sprudhjakët e pas 90-tës janë një konglomerat ish-komunistash, ish-sigurimsash, ish-ballistash, ish-zogistash dhe një tufë ish-buthëlpirsash që janë gati të shkërdhejnë edhe gjyshen vet për pak pushtet. Kështu që mos na shisni dokrra me të djathtë. I vetmi i djathtë radikal është Rama, por edhe ai sipas genit të shqiptarit, nuk e ka problem të ulet në karriken e majtë. Qëllimi justifikon mjetet.

    1. leka says:

      fiks fare neutrino…por keta debilat kane nje neutrino ne vend te trurit e nuk te kuptojne dot

    2. Engie says:

      Neutrino, jam plotesisht me mendimin tuaj. Kur PD lufton qe njerzit te mos paguajne faturen e elekricitetit, ajo sillet si parti e majte. Kur Lulezim Basha flet per revolucion per te marre pushtetin, ai nuk eshte i djathte.

  2. BLLOKMENI says:

    Megjithese je munduar te shpjegosh te verteten ne situaten qe ndodhemi, analiza juaj nuk eshte plotesisht e sakte dhe nuk krijon vizion per te ardhmen. Sot partite ne shqiperi nuk perfaqesojne te majten apo te djethten klasike, por thjesh tifozllekun e popullit per figurat drejtuese. Kot nuk kerkon largimin e Edi Rames nga pushteti PD. Dhe ashtu sic thuhet ne shkrim , me jetike per votuesin eshte vendi i punes se per ideal as qe behet fjale. Vetem fakti i thjeshte qe quhen demokrat ajo pjese e popullsise e cila per vete zhvillimin e kombit ne dekada , ka mbetur e pacivilizuar , ose ekzistojne fshatra malesie qe quhen demokrate, ne nje kohe qe vete Dash pijaneci e ka quajtur malesine e Tiranes qe nuk e ka idene e se cfare eshte demokracia, tregon qe gjykimi per te majten dhe te djathten as qe nuk ekziston por eshte si loje futbolli , Partizani, e Tirona.
    Sot ne jemi ne prag te ngjarjes me te rendesishme qe eshte reforma ne drejtesi , e cila do te tundi themelet e politikes. Cdo vendim qe duhet te merret e ne vecanti opozita duhet te behet mbi bazen e ndryshimeve te reja qe do te ndodhin. Ne kete kuader edhe aleanca qe mendohet te behet me LSI do te ishte gabimi me i madh qe do te beje opozita shqiptare. Gjykoj qe mbas reformes ne drejtesi LSI-se do ti mbetet vetem logo . Por edhe nje aleance me nje te ashtuquajtur te majte do te ishte gabim . Cdo aleance sidomos e djathta me te majten ka kosto qeverisese e cila eshte faktuar edhe ne Shqiperi por edhe nga praktikat boterore (italia e viteve 80) . Pranada do ti sugjeroja PD qe mbas futunes qe do te kaloj mbi vendin tone e cila do te fshije te gjithe druret e kalbur si te majte dhe te djathte , mbas hapjes se kohes te shikoje mundesine e rigrupimit duke aktivizuar plote njerez te rinj te cilet jane mese te devotshem per te marre fatet e ketij vendi dhe atehere nuk do te diskutohet me numri nese i ploteson apo jo votat per permbysjen e mazhorances. Votuesit gri do te votojne ate force politike e ila jep besim per te ardhmen.

  3. Piro says:

    Me Bashen ne krye e djathta ka vdekur. Ndersa me qylaxhinjte Mediu, Shehi e co, Rama eshte me i forte. Ngritja e te djathtes nis me ikjen e femijes Basha dhe te komunistit Berisha.

  4. ZIGUR QARRI says:

    Bjeri more shkurt, mos beje sikur nuk kupton.Zaten edhe kur ke qene minister, informal ke qene, se vendimet i merte “Doni”, ti vetem çelsat e kulles se barit kishe. Thuaje me plot gojen, mos beje strategun, jo kaq po aq vota, kurre nuk mer vota mjaftueshem PD, sa kohe udhehiqet nga mentalitete tribale, shpellare, udhehiqet nga njerez, qe perplasjet e kota dhe te pa kuptimta, i quan pune ne dobi te ” shqiptareve”, dhe medjes se kthjellet, dhe qellimit te mire, i kane thene mirupafshim, (per te mos perdorur fjale tjeter)

  5. MH says:

    Rrevolucioni shuan cdo pushtet dhe merret me force pushteti.Ndersa ti zotrrote ish minister na tregohesh i zgjuar qe PD vetem me zgjedhje ,me vote e mund PS.
    Kete e di dhe bufi: Ne sistemin pluralist vetem me zgjedhje me ane te votes ka te fituar dhe te humbur.
    PD dhe disa parti me te fillue veprimtari e SPAK-ut do falimentojne.
    Falimentimi i pare u be nga vete djegia e mandateve.Ku te gjithe ato qe gezonin mandate nuk do i gezojne ma.I dyti,terbimi qe vjen nga SPAK si per PD ashtu dhe per cdo parti.

  6. zgalem says:

    Kur ishte ky Minister , u ngriten dhe lulezuan Universitetet fantazme . Nuk mund te jete I besushme ky njeri . Ose eshte I besushme sa dhe vete “Kristali ” . Zgalem

  7. F.A. says:

    Mendoj se dy janë gabimet kryesore të PD:
    E para, nuk e lë PS të gabojë duke menduar se duke i vënë në dukje të metat fiton pikë dhe
    E dyta, ka marë rolin e institucionit të prokurorisë dhe gjykatave, një punë që si takon dhe u jep arsye kundërshtarëve ti tregojnë bëmat e saj në vite. Pra, shkurt, PD nuk merret me hallet e saj, por po plaket me hallet e PS, a thua se për detyrë ka të bëjë PS më të mirë.
    Tani lufta e vërtetë ka për të qënë në planin moral, nëse do të fitosh. Duhet hequr dorë nga baltosja përfundimtare e kundërshtarit, si një rrugë që shpije në humbjen e shpresës së popullit tek PS. Kjo për arsye, se vet PD ka në udhëheqje individë lehtësisht të baltueshëm, njerëz të provuar për moralin e tyre dhe për më tepër me aftësi të kufizuara. Gjëma që i bëri PD përkrahësve të saj me mospjesmarrjen në zgjedhje dhe dorëzimin e tërë pushtetit vendor, tani varet vetëm nga qëndrimi i PS ndaj ish të punësuarve. Por, shyqyr zotit, oreksi i tepërt dhe i pafre i PS mbetet aktualisht e vetmja shpresë që do të mund të përshpejtonte ndryshimin e raportit të forcave. Dhe jo siç shprehet autori. Por kjo, fatkeqësisht, me vuajtje dhe privime deri edhe në bukën e gojës nga përkrahësit e PD.

  8. uskania says:

    Sakt profesor. Analizë shumë e mirë. Por, pse LIS-në e quan parti të qendrës së majtë? LSI-ja, i nderuar Myqerem, vjen te ekstremi i majtë menjëherë pas partisë komuniste. Pas LSI-së vjen PSD apo PSV, pastaj vjen PD-ja. PS-ja apo Rilindja është tashmë parti e qendrës së djathtë me vepra dhe e qendrës së majtë me fjalë.

  9. uskania says:

    Sakt profesor. Analizë shumë e mirë. Por, pse LSI-në e quan parti të qendrës së majtë? LSI-ja, i nderuar Myqerem, vjen te ekstremi i majtë menjëherë pas partisë komuniste. Pas LSI-së vjen PSD apo PSV, pastaj vjen PD-ja. PS-ja apo Rilindja është tashmë parti e qendrës së djathtë me vepra dhe e qendrës së majtë me fjalë.

  10. asdfg says:

    Mendoj se këtu është e kot të komentosh, pasi nuk i shfaqin komentet. Do të ishte mrekulli nëse kjo vjen si rezultat i neglizhencës së punonjësit në kryerjen e detyrës, por kam frikë se nuk është kështu. Sepse, i njëjti punonjës, çfaq një zell të parrëfyer në çfaqjen e komenteve, ta zëmë, të lexuesit me nickname BRSS. Natyrisht, komentet e tij, me ç’kemi lexuar, kanë një përmbajtje mjaftë domethënëse, por edhe për tonat, me vlerë ku e ku më të papërfillshme se të zotërisë,ju ndoshta duhet të tregoheni altruist dhe vini dorën në zemër për ti shfaqur.

  11. respekt says:

    Vetem nje gje ke harruar zoti Tafaj: Me Lulezim Bashen, Fatmir Mehdiun, Dash Shehin, Vangjel Dulen, Nard Ndoken dhe Monika Kryemadhin a mund te besh qeveri?! Pra a besojne shqiptaret realisht tek keta persona? Jane “non-grata” ne Shqiperi keta persona. Nderro kupolen, riorganizo bazen, hiqi ata karkaleca dashnoresh qe kercejne perdita se nuk behet shtet me kurvare e zagare. Prandaj e djatha shqiptare eshte e majta shqiptare; quaje si ta duah. Shqiperi vuan per nje parti te vertete se keto jane grupime ojq-esh. Do sundoje Edi Rama dhe shume kohe dhe ne do bejme sehir, por me mire nje “diktator” si ai se rrugaçer e kurvaresh idiote si ata.

  12. BK says:

    Z. Tafaj, nje ishstudent.
    Per aq kohe sa partite politike nuk mbledhin nje here strukturat, te marrin te pakten edhe mendimin e antareve te thjeshte , se popullin e kane braktisur me kohe, per mua jane parti pirate, vetem per te perfituar dhe jo per ti sherbyer kombit.
    Ne 2013, Rama fitoi zgjedhjet dhe pas ca javesh, u emruan drejtoret pa u mbledhur strukturat e partise dhe shumica e drejtoreve nuk ishin te karieres dhe as me te arsimuarit.
    Me pas, qeveria socialiste e e vetdijshme per gabimin u mundua te beje disa korigjime.
    Edhe PD, kur te vije ne pushtet, se nje here do te vije, po keto gabime do te beje, te mirit nuk i hapet rruga.
    Me thuaj z. Tafaj, ne keto 30 vjet demokraci, a e kemi pare ne modelin e drejtorit, deputetit, ministrit, kryetarit te bashkise. prokurorit, gjykatesit etj.
    Ne keto 30 vjet, nuk gjen nje drejtor shkolle model, kryetar komune model, deputet model, minister model qe tju tregojme brezave qe do vijne
    si shembull per tu frymezuar. edukuar.
    Modeli qe eshte krijuar, eshte modeli i banditeve, krytare komunash e bashkise qe kane shitur toka, bile vetem per te shitur toka kane luftuar per te marre mandatin.
    Eshte veshtire te gjesh modelin e pedagogut te mire, pedagoge qe ndjejne kenaqesi kur shohin qe studentet po e dorezojne fletoren e provimit te bardhe, pedagoge qe flasin shpejt ne leksion qe studenti te mos kete mundesi ti shkruaj.
    Drejtore shkollash e rektore qe japin diploma false.
    Para ca ditesh, ne SH.B.A, u denua nje mesuese 26 vjecare 28 vjet, se kishte abuzuar me nxenesin e vet 13 vjec. Per mua nje denim shume i rende qe nuk me bind, por ky eshte shteti. Po tek ne?
    Tek ne cdo muaj regjistrohet nje ngjarje ku mesues apo burra 60 vjec auzojne seksualisht me 10 vjecare dhe ndiqen ne gjendje te lire ose lirohen per mungese provash.

    Partia Demokratike, nuk vjen ne pushtet pa aleancen me LSI -ne. Kur Lulzim Basha ne fillimet e tij deklaronte se kurre me koalicion me LSI-ne, anetaret e theshte demokrat, qe e njohin me mire terrenin, deklaronin se ky po kerkon te na mbaj ne opozite te perjetshme.
    Me mire nje parti demokratike ne opozite, se sa nje koalicion numrash.
    Qytetaret nuk besojne me tek politika, majtas apo djathtas. Ne pushtet kushdo qe te jete, problemet ekonomike dhe sociale nuk kane per tu eliminuar.
    Partia Demokratike duhet te ishte futur ne zgjedhje, se me kete koalicion fitonin shumicen e bashkive.
    Ne fund te fundit, zgjedhje lokale ishin dhe jo politike dhe mbi bazen e standartit te zgjedhjeve, athere kishin te drejte te gjykonin mbi fatin e zgjedhjeve te pergjithshme ne Qershor 2021.
    Djegja e mandateve, eshte fyerja me e madhe qe ju eshte bere antareve dhe militanteve te Partise Demokratike, gjithashtu duke sjelle dhe nje iritim tek nderkombetaret.
    A e moret mendimin e antarve te partise per te djegur mandatet dhe per tu futur ne zgjedhje?
    Une gjykoj se ka me shume inteligjence ne mesin e antareve, se sa ne kryesine e Partise Demokratike.

  13. "BOHOTINA" says:

    Punen ne ministrine qe drejtonte ky ia bente e shoqia…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje