FOTOT: Protesta që ka “tronditur” botën

29 Korrik 2019, 11:38Politika TEMA
FOTOT: Protesta që ka “tronditur” botën

Hong Kongu është një nga vendet më të zhvilluara në botë.

Por prej javësh, aty është duke u zhvilluar një protestë e dhunshme, aq sa para pak ditësh, disa pamje shokuan botën, kur udhëtarët në tren goditeshin me shufra hekuri.

Edhe mbrëmjen e djeshme ka pasur një përplasje të dhunshme mes protesuesve, që kryesisht janë moshë e re, dhe policisë, para zyrës ndërlidhëse me Pekinin.

Protestuesit që thonë se kanë dalë në rrugë për të mbrojtur demokracinë kanë hedhur objekte të forta dhe molotov, ndërsa policia iu është përgjigjur me gaz lotësjellës.

Dhjetra protestues janë arrestuar, ndërsa shumë prej tyre kanë përfunduar në spital si pasojë e lëndimeve.

Arsyeja që ngriti në këmbe Hong Kongun është ligji i shumëdiskutuar i ekstradimeve në Kinën kontinentale.

Kritikët thonë se ky ligj mund t’i lejojë Kinës që të targetojë kundërshtarët politik në këtë territor.

Projektligji kundërthënës i ekstradimit, do të lejonte që kriminelët e dyshuar të mund të dërgoheshin në Kinë për gjykim.

Protestat mendohet se janë më të mëdhatë që prej vitit 2014, kur Lëvizja Ombrella organizoi protesta, ku qindra mijëra njerëz morën pjesë.

Protestat masive që drejtohen kundër qeverisë pro-kineze, po vazhdojnë prej shtatë javësh.

Ndonëse kryeministrja Carrie Lam e ka shpallur këtë ligj të “vdekur”, demonstruesit kërkojnë heqjen e plotë të kësaj nisme nga agjenda parlamentare. Por këtë kryeministrja nuk e pranon.

Ndërkohë protetsat po zgjerohen: Demonstruesit kërkojnë reforma demokratike, një të drejtë të përgjithshme vote dhe dorëheqjen e kryeministres besnike ndaj Pekinit, Lam.

Qeveria qendrore në Pekini ka dënuar me tone të ashpra protestat.

(TemA)

1 komente në “FOTOT: Protesta që ka “tronditur” botën”

  1. Olimpia says:

    Nje proteste ,qofte edhe nje milioneshe,nuk mund te trondite nje vend me 1 370 milione banore superfuqine e dyte boterore…Mjaft me me keto idiotizma qe burojne nga injoranca dhe stereotipet e mbas viteve 90.Gjithe bota kerkon investimenti nga miliardat e Kines,politika dhe media shqiptare zvarritet akoma mbas zerave te korbave te zinj te pinjolleve te bashkepuntoreve te pushtuesve dhe tribalo primitiveve te Berishes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje