Futbolli shqiptar po kalon në momentet më të errëta dhe pavarësisht se në studiot televizive flitet gjithmonë e më shumë për zhvillime dhe rritje të nivelit, në zyrat e UEFA-s thuhet e kundërta.
Trukimet, aleancat dhe kompromiset duket se janë një pjesë e pandashme e futbollit në Shqipëri dhe të shumta janë akuzat që klubet ngrenë karshi njëri-tjetrit, apo edhe vetë UEFA karshi klubeve.
Sot është publikuar një dokument ku UEFA akuzon Kukësin dhe Kastriotin për trukimin e ndeshjes mes tyre, e luajtur në fundin e muajit maj dhe e mbyllur me fitoren e verilindorëve 3-1.
UEFA pretendon se ka prova të mjaftueshme për të vërtetuar që ajo ndeshje ka qenë e trukuar dhe shton e gjithçka do të zbulohet.
Dënimi i Skënderbeut, akuzat ndaj Kukësit dhe Kastriotit janë një fakt që futbolli në Shqipëri ka ngatërruar rrugë dhe po ecën për poshtë. Por, çfarë thoshte presidenti i FSHF-së, Armando Duka pak javë më parë në emisionin “Zona Gol”? Numri një i Federatës, pranonte se Kategoria Superiore është një kampionat me garë dhe i luftuar e me cilësi, arsye këto që e kanë shtyrë FSHF-në të mos mendojë për ndryshimin e formatit.
Sakaq, Duka shprehej se duhet ndryshuar diçka në Kupë duke qenë se aty ka dyshime për trukim ndeshjesh, por duket se stafetën e Kupës e ka marrë kampionati dhe madje, në ndeshjen më të rëndëishme, aty ku do të njihej skuadra që bie nga Kategoria.
“Sa i përket kampionatit, unë mendoj se kemi gjetur një skemë optimale, që garanton më shumë garë, më shumë rivalitet, më shumë cilësi, më shumë të ardhura, etj., ndaj nuk mendoj se ka nevojë të ndryshojmë. Sa i përket Kupës, ka vend për përmirësime, pasi është ky kompeticion që ngjall më shumë dyshime për fiksime rezultatesh”, shprehej Duka pak javë më parë në emision.
Ca eshte ky debil, te shkerdhefsha gjith pragun. Kriminel , hajdut deri kur do rrij ne ate post ky ro….. ire….