Kryeministrja e Serbisë: Vazhdimi i dialogut varet nga taksa

31 Korrik 2019, 15:04Rajoni TEMA

Vazhdimi i dialogut Beograd-Prishtinë nuk ka asnjë lidhje me zgjedhjet e mundshme në Kosovë, por vetëm me taksën.

Kështu tha sot kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, për TV Prva, duke u përgjigjur në pyetjen se si zgjedhjet në Kosovë do të reflektojnë në dialog të mëtejshëm midis Beogradit dhe Prishtinës dhe kur mund të pritet vazhdimi i tij.

Ajo i quajti zhvillimet aktuale politike, në Kosovë dhe Mal të Zi – një farsë.

“Është qesharake, kjo është një farsë. Imagjinoni që sot të jap dorëheqjen dhe të premten të thërrasë seancën e qeverisë. Çfarë tjetër mund të jetë kjo, përveç një farsë”, tha Brnabiq.

Ajo shtoi se Prishtina mori konfirmimin e së drejtës së shpalljes së pavarësisë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, të cilën pala shqiptare e përdor vazhdimisht si një argument.

“Situata që përfundoi në favor të Prishtinës, me dëmin 100 për qind për Serbinë, është përmbysur, dhe falë Listës Serbe, serbët në Kosovë tani janë bashkuar dhe  më të fortë”, përfundoi kryeministrja Brnabiç.

1 komente në “Kryeministrja e Serbisë: Vazhdimi i dialogut varet nga taksa”

  1. Shqipo says:

    Ti hash ate qe nuk thuhet “njerzve te malit”!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje