Deputeti i Parlamentit të Serbisë, Nenad Canak ka pranuar publikisht pavarësinë e Kosovës. Ai gjithashtu dënoi krimet që serbët kanë kryer ndaj kosovarëve.
Në një intervistë për RTK, ai u shpreh: Kosova është shtet i pavarur dhe unë e pranoj pavarësinë e saj. Në Serbi është një politikë se kurrë nuk do të pranojë Kosovën shtet.
Për fat të keq politika e Beogradit ka mbetur e njëjtë, ekzistojnë disa lëvizje pozitive jo vetëm për ngjarjet në Kosovës, por edhe në Bosnjë, por nuk ekziston një masë kritike që do të kishte pranuar në thelb politikën e gabimeve.
Krimet nuk vjetërsohen kurrë, krimet po fshihen nën tepih, krimet duhet të zbardhen.”
Ndër të tjera, Canak, i cili është edhe kreu i Ligës Socialdemokrate të Vojvodinës, tha se është absurde që edhe 19 vjet pas rënies së Millosheviçit, ende nuk ka lëvizje për të dënuar krimet.
Duke kritikuar me ashpërsi propagandën e Serbisë, ai u shpreh: Mua dikur më hoqën mandatin e deputetit vetëm pse bëra disa pyetje për luftën në Kosovë”
Sipas tij nëse nuk do të arrihet një marrëveshje mes dy vendeve, Serbia nuk mund të ecë përpara. Në vitin 2017, Canak ishte kandidat për President në Serbi.
Thoni që është mysliman ky çanaku se na habitët. Se serbët e tjerët nuk bëjnë deklarata të tilla haptazi.
OOOO ….. i pa transformueshem ! Ne Vojvodine ( krahine e pa varur ne veri te Serbise) jetojne hungareze (shumica)dhe serbe si dhe te perzier! Nga te doli ‘myslimani oooo trim !
Mbiemri I ketij depudetit serb, esht fjale turke
por pamvaresisht ky mund te jete serb, por mbimerin e ka turk
Nuk eshte ashtu si thua ti jo. Eshte Serb 100%. Por e verteta eshte e vertete.
@Fatos
Canak Nenad eshte Hungarez nga kombesia. Lufton per pavarsine e Vojvodines dhe ne baze te kesaj platform ben dhe politiken e tij. Eshte politikan i vjeter dhe me aspak potence ne qarqet Serbe. Ne Vojvodine mbeshtetet kryesish nga Vovodinasit me nacionalitet hungarez por edhe nga shume Serbe te Vojvodines. Arsyeja qe mbeshtetet nga shume Serbe te Vojvodines eshte se kritikon Serbine se shfrytezon Vojvodinen. Nga ana tjeter ty Fatos te eshte bere mendja myslyman dhe kaure. E mjera Shqiperi!
Ky nuk eshte thjesht nje deputet! Mendimi i tij eshte mjaft konstruktiv. Nenad Canak me deklaraten e se vertetes tregon se eshte nje lider me permasa nderkombetare. Ai e shikon ne sy realitetin dhe shikon perpara, drejt se ardhmes, duke marre pergjegjesite e se kaluares. Vetem keshtu mund te ndertohen marredheniet e shendosha dhe te qendrueshme midis kombeve.
Po e gjete Like ! eshte grek!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!1