“Qeveria “Haradinaj” nuk bëri diçka të jashtëzakonshme gjatë mandatit të saj, përveç problemeve që kanë qenë sheshazi politike, të cilat kanë pasur të bëjnë me çështjen e bisedimeve me Serbinë”. Kështu ka deklaruar nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, për gati dy vjet qeverisje të Ramush Haradinajt, shkruan gazeta “Zëri”.
Zyrtari i lartë i Partisë Demokratike të Kosovës nuk e kursen nga kritikat Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, e cila udhëhiqet nga Haradinaj, duke ia përmendur atij kundërshtimin që ia kishte bërë Marrëveshjes për Demarkacion me Malin e Zi sa ishte në opozitë, përderisa kur erdhi në pushtet e votoi po atë marrëveshje. Ai po ashtu kritikon Haradinajn për taksën 100 për qind ndaj mallrave serbe, duke thënë se askush nuk mund të qeverisë me forcë brenda Evropës.
“Secila qeverisje duhet t’i ndjekë rregullat evropiane dhe duhet të funksionojë mbi bazën e marrëveshjeve ndërkombëtare, të cilat janë arritur. Unë e kam kundërshtuar në fillim taksën dhe mendoj se nuk kam qenë gabim për shkak të bindjeve të mia”, ka theksuar Haliti.
O Xhovit me ato leke Serbia blen arme ne Rusi e vjen te pushton. Po ti me hallin e kola kulles serve…
Eshte per te ardhur keq qe edhe PDK-ja ka rene ne pozitat e puthadoreve dhe servileve pa dinjitet. Heqja e takses dhe kundershtimi i ndryshimit te kufijve jane guret e proves qe ndajne patriotet e vertete dhe qendrestaret nga bythelepiresit dhe njerezit pa shtylle kurrizore. Venia e takses ishte vendimi me i mençur dhe trim qe ka marre Kosova qe nga viti 1999. Me Serbine duhet te sillesh si i barabarte. Sepse ajo njeh vetem gjuhen e forces. Cdo lloj dialogu me Serbine veçse e ndihmon kete te fundit te forcohet me shume. Para dialogut duhet kerkuar njohja. Si mund te dialogosh me dike qe nuk te njeh?! Madje kujton se je prone e tij?!