Policia e Tiranës ka dhënë sot detajet për një video që u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale, ku dukej një person mashkull që dhunonte një femër.
Forcat blu bëjnë me dije se kanë shoqëruar në Komisariat shtetasin R.Rr. 26 vjeç dhe e kanë proceduar penalisht.
Ndërkaq Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka pezulluar nga detyra edhe efektiven e policisë që u pa në video që nuk ndërhynte kur ky person dhunonte gruan.
Njoftimi i Policisë së Tiranës:
Lidhur me videon e publikuar në mediat sociale, ku një i ri shfaqet me pamje duke dhunuar një femër në oborrin e spitalit “Nënë Tereza”, Tiranë, në interes të opinionit publik informojmë se:
Ngjarja në fjalë ka ndodhur në datë 31.07.2019, rreth orës 07:30 minuta.
Shërbimet policore kanë shoqëruar në Komisariat shtetasin R.Rr. 26 vjeç dhe e kanë proceduar penalisht. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme.
Gjithashtu, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, pas pezullimit nga detyra të punonjëses së Policisë që ishte pranë vendit të ngjarjes, ka nisur verifikimet për veprimet apo mos veprimet e saj. (TemA)
Keta familja raja qenkan dhunues,Dhe djali i ketij deputeti u denua per dhune ndaj femrave.I cfare i duhet ky deputet Shqiperise Goja perfaqesues i popullit kur familja e tij eshte dhunuese ndaj femrave
ky qenka trim kruje
apo fushkruje, nga jane keta mo ???
Sa keq po me vjen per ato gra te shkreta qe jetojne me Rrahjat.Ky lloj fisi i rrafka grate prandaj paskan dhe at mbiemer.
Plehra njerez…police pleher!