Në gjysmën e parë të vitit 2019, shumica e veturave u shitën nga Volkswagen Group. Në vendin e dytë është Toyota. Statistikat gjithashtu përfshijnë automjete komerciale – tregtare, shkruan portali AutoRepublika.
Nëse do i referoheshim numrit të automjeteve tregtare të shitura, atëherë grupi Toyota zë në vendin e parë. Japonezët shitën pesë milion e 311.806 automjete të këtij profili.
Ndërsa Grupi Volkswagen shpërndau pesë milion e 365,000 automjete, përfshirë dhe ato komerciale.
Renault-Nissan pati një rënie të shitjeve. Në periudhën në fjalë, ata kanë shitur 5.21 milion automjete. Në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ky numër ishte 5.54 milion.
Arsyeja e rënies së shitjeve është afera që drejtoi një prej drejtuesve të këtij grupi makinash, Carlos Ghosn, sipas AutoRepublika.
Ketu ne Norvegji ku jetoj prej vitesh, marka me e mire e makinave eshte Toyota. Me Tojoten kane ngel te kenaq shumica e konsumatoreve. Eshte marka qe ka me pak probleme teknike e rron me gjate se te tjerat. Nese marrim parasysh kushtet klimaterike te Norvegjise, me bore e akull e kushte ekstreme per gjymen e vitit, atehere vertet qe performanca e makinave ne Norvegji duhet marre si test ekstrem qe nxjerr ne dukje vlerat e verteta te makinave.
Eshte per te vene ne dukje edhe faktin se te gjitha llojet e makinave franceze dhe italiane pothuajse nuk i “mbijetojne” kushteve te Norvegjise. Prandaj s’para sheh pothuasje fare te tilla. Per fuoristradat, SUV sic njihen, makina me e mire eshte HONDA CR-V. Ndoshta kete duhet t’a marrin parasysh edhe konsumatoret shqiptare.