Çiçikovi i Ballkanit

6 Gusht 2019, 09:54Rajoni TEMA

ResPublica.al
Ndërkohë që komuniteti ndërkombëtar pretendon se do të vendosë në vijë marrëdhënien ndërshtetërore mes Serbisë dhe Kosovës, hapja e problemeve gjyqësore për ish-kryeministrin Ramush Haradinaj ka krijuar një parantezë përmes së cilës Beogradi zyrtar ka rikonfirmuar politikën e tij të vjetër. Shqiptarët janë kriminelë, ana e ligjshmërisë dhe drejtësisë qëndron nga Serbia.

Në një intervistë televizive, kreu i Këshillit për Kosovën dhe Metohinë, Milovan Drecun, ka listuar shifra dhe të dhëna që sipas tij dëshmojnë se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte thjesht një etapë krimesh që shqiptarët kryen ndaj serbëve.

“Janë identifikuar thuajse 160 kampe burgu ilegal të terroristëve të UÇK-së…Ka deklarime të viktimave dhe dëshmi të krimeve të UÇK-së, harta, fotografi, audioregjistrime të aktiviteteve të saj.  Krimet janë kategorizuar sipas zonave operacionale, territoreve, bashkive dhe akteve kriminale…Ne do të shohim se cilat raste do të procedojnë dhe pastaj do të dorëzojmë dokumentet…Ekipi i Gjykatës së Hagës ka zhvarrosur 4019 trupa në periudhën 1999-2000 nga të cilët 50% u identifikuan, ndërkohë që vetëm një ishte serb. U vlerësua se janë edhe të paktën 1150 trupa në 80 vendndodhje që mungojnë. Si mundet të mos ketë gjurmë të tyre. Mund të ketë viktima serbe”- citohet Drecun.

Ai i mvesh Haradinajt përgjegjësinë për 33 burgje, sa për të tjerat për ato e ka fajin Thaçi dhe miqtë e tij.

Pretendimet e një zyrtari që nuk e ka problem të shpërdorojë imazhin e vet duke spekulluar në këtë formë përvijojnë një kornizë groteske marrëdhëniesh. Është kjo Serbi që ishte e gatshme të ulej me Haradinajn në dialog, mjafton që ai të hiqte taksën. Është po kjo Serbi që pak muaj më parë ra në sy të mediave të huaja sepse përfshiu në ceremonitë e ditës së vet kombëtare njerëz të gjykuar ndërkombëtarisht si kriminelë lufte dhe është po kjo Serbi që ngre zërin kundër kroatëve për krime të kryera prej tyre.

Në Kroaci dhe në Bosnje, Serbia, nën emblemën e Jugosllavisë u përball me trupa të rregullta dhe ka sens të kërkosh krime lufte përkundrejt një trupe të rregullt. Por vetë Serbia nuk pranon asnjë gjë, përveçse kur është nën presion të madh siç është rasti i Srebrenicës. Ajo po negocion me të huajt emra personash dhe kauza të veçanta, por nuk po rinegocion raportin e vet me historinë. Kosovës i kërkohet sot që të firmosë se lufta e saj e vitit 1999 ishte asgjë më shumë sesa një krim, përderisa UÇK-ja trajtohet si organizatë terroriste.

Mirëpo Serbia nuk ka as fuqinë ushtarake, ekonomike dhe politike, por as moralin të pretendojë gjëra të kësaj natyre. Si një vend që ka patur pushtet në Ballkan dhe ka qenë përherë në qendër të lojrave gjeopolitike, ajo ka përgjegjësi të mëdha edhe për keqkuptimin e madh mes popujve të Jugosllavisë dhe nuk ka asnjë shans që ajo të vetëshpallet trashëgimtare e virtyteve historike që rrjedhin nga modeli i bashkëjetesës jugosllave, sepse ajo është shtama kryesore e sëmundjeve të atij modeli. Do të ishte më e pranueshme kjo sjellje nëse Beogradi do t’i përmbahej një politike parimore në raport me Kosovën, por ai thjesht po bën tregëti. Tregëti politike, territoriale dhe historike.

Si mundet që ky lloj vendi të konsiderohet normal sipas standardeve të logjikës me zyrtarë si ky Drecun që thotë se mes të humburve mund të ketë viktima serbe?

Serbia ka autorizuar materiale dokumentare për luftën e Kosovës. Në këtë këtu p.sh https://www.youtube.com/watch?v=UtjXfop64d8&app=desktop, shikohet sesi ushtarë të trupave të rregullta serbe flasin për viktimat e luftës dhe identifikimin e tyre në momentin e vdekjes, tërheqjen e trupave, apo edhe humbjen e tyre. Pra thuajse çdo gjë është e dokumentuar. Si vallë për krimet ngrihen hipoteza? Nuk është çudi që pas zbulimit të ndonjë krimi dhe disa viktimave të pasojë kërkesa për memoriale, njësoj si ato që Serbia kërkon në Maqedoni për heroizma të cilat i përlavdëron vetëm ajo.

Sigurisht që kjo është politikë shtetërore, jo politikë pajtimi siç na thuhet në Tiranë nga miqtë shqiptarë të serbo-jugosllavizmës. Dhe nëse kjo politikë shtetërore do të provonte me fakte se Haradinaj apo Thaçi ka bërë krime, ajo do ndihmonte së pari shqiptarët e Kosovës për të parë ftohtë të shkuarën e tyre, por edhe të ardhmen. Në fund të fundit serbët kanë se çfarë të mësojnë: pas vitit 1999 zgjedhjet në Kosovë i fitoi linja pacifiste e Rugovës, jo heronjtë e luftës, ndërkohë që në Serbi edhe presidenti i tanishëm është një ish-zëdhënës i një politike ultrashoviniste të provuar. Serbia mundet edhe të fitojë me një Europë që ka konvertuar historinë në kapital turistik dhe jo etik e moral, por ajo vetë moral nuk bën dot.

Beogradi është i bukur. Po. Kaq mund të thuhet me realizëm për Serbinë, edhe kjo për të qenë të vërtetë me veten. Asgjë më shumë.

9 komente në “Çiçikovi i Ballkanit”

  1. Orli says:

    Kjo eshte normale! Kur Shqiptaret kudo qe jane rrine duke akuzuar njeri-tjetrin e duke ja fute po njeri-tjetrit(ne menyre te vecante politikaret) e duke harxhuar te gjitha energjite ne funksion te goditjes te armikut kryesor vetvetes atehere serbve u krijohet fusha e lire per tu kthyer nga te akuzuar ne akuzues.Vazhdimisht mendoj,sikur vetem 1% nga keto energji te politikareve dhe mediakareve te ishin harxhuar per te bere te njohura krimet serbe ne Kosove sot Kosova do te ishte ne OKB……

    1. Kalec Dega says:

      Hallin e Serbit qani, ala ne shekullin e 5 do ngeleni….. kur ju morrri Serbi , Bullgari, Malazezi, Turku, Italiani , Gjermani, Maqedon e Grek para.

  2. fantoma says:

    Mos na çani bythën me përralla e agjitacion e propagandë si tek”Zëri i Popullit”…!!! Pranojeni, këto janë fakte dhe janë të vërteta…, bashkësia ndërkombëtare u lodh së mbrojturi “kokëkungujt” (që sigurisht kanë bërë krime) dhe pak nga pak “i lëshon”…

  3. lesh e li says:

    Historia tregon se luften per liri ne e mpleksim me luften per pushtet. Keto dy faza duhen ndare pasi lufta dhe liria Jane faza te ndryshme. Por kosovaret
    qe luftuan duan te Jene dhe pushtetare, bile te perjetshem. Duke mpleksur luften me pasluften ata e ndotin veten me korrupsionin shteteror dhe marin persiper ndertimin e demokacise per te cilin nuk Jane pergatitur. Po te Ishim te afte, duhet te ishte Serbia e akuzuar per genocid e Jo kosova. She po te ishin Haradinaj, Thaci etj jashte politike, kosova nuk do merej me akuzat ndaj kryeministrit por me problemet e vendit.

    1. bureto says:

      ‘Historia tregon se luften per liri ne e pleksim me luften per pushtet’-shkruan komentuesi @lesh e li.. Po sigurisht, fatkeqesisht kjo eshte gjenetike tek ne shqiptaret. Pse a nuk vepruan keshtu, qe gjate luftes komunistet shqiptare (edhe atehere me inspirimin e emisareve jugosllave ne udheheqeje te tyre), duke eliminuar me vrasje shume nga aspirantet per pushtetin e ardhshem si nga brenda formacioneve te tyre, ashtu dhe jashte tyre? Sidomos kjo u manifestua direkt mbas mbarimit te luftes dhe vazhdoi më me egersi mbas saj, ku komunistet shqiptare adoptuan slloganin “pushteti yne ka dale nga gryka e pushkes?”. Dhe kjo fryme u shfaq frikshem gjate ndryshimt te sistemit 1990-1991, kur falangat e regjimit te kaluar bertisnin “Pushtetin me gjak e fituam, me gjak do e mbrojme!”.
      Sigurisht krahasimi vlen vetem si metafore, sepse ne Kosove, (ndryshe nga Shqiperia ku perplasja ishte midis shqiptareve), kemi te bejme me shume me perplasje te dy etnive qe pothuajse historikisht kane qene e jane pothuajse armiq. Padiskutueshmerisht, ne kete perbellje historike e drejta u ka takuar kosovareve. Per kete aspirate per liri kosovaret jane mbeshtetur e po mbeshteten fort, aq sa per askend nuk ka qene kaq e imagjinueshme si nderhyrja e NATO-s, por qe sidomos pas shpalljes se Pavaresise, druaj se ne luften per pushtet do te humbasin shume, nese vazhdojne te mos bejne politike dhe diplomaci te mencur. Kosova nuk e ka luxin e sherreve mes vedi.

  4. Marku says:

    Njohesi I mire I problemit serb ne ballkan ,si dhe gjenerali trim qe u perball me gjenocidialet serbe
    duke I shkelur dhe mposhtur ne cdo front ,heroi Bekim Berisha e kishte nje shprehje te veten qe tekstualisht thote;
    “Jo nuk ikin kta kriminela
    “Pa ja u cue gjamen te dera”.
    Ne vend qe Tirana Zyrtare antishqipetare te mundohet te krijoje dhoma parliamentare miqesie me kete kepurdhe ruse dhe gjenocidiale , ajo duhet te interresohet me teper ne ngritjen e kapaciteteve ushtarake te dy ushtrive shqipetare e jo te krenohet me carmatosjen totale qe I kane bere kombit qeverite antishqipetare te 28 viteve te fundit .
    As me shume e as me pak tirana zyrtare duhet gjithmone te flase “kroatisht ” me gjenocidialet fashiste serbe .

  5. Kra Kra says:

    Çiçikovi, personazhi genjeshtar patologjik i shkrimtarit rus Gogol, mesa duket ska ndonje lidhje domethenese me artikullin!!!

  6. Mendimi jo profesionist says:

    Fajin mos e kerkoni tek Serbet por,tek armiqesia midis vedit.Eshte e turpshme qe ne te dy shtetet shqiptare por edhe ne shtetet ku ka shqiptar rruga per pushtet kalon neper akuzat per krime kunder popullit pa dashur te dine se cfar demi i shkaktojne vendit.Per “POLITIKANET” shqiptar ceshtja kombetare nuk eshte ne platformat e tyre.Shohim ne Shqiperi ku ne 3-dekada degjojme vetem per kriminel,hajdut,drogaxhinj e kriminel. Per ta e rendesishme eshte pushteti dhe jo ATDHEU.Aq e pa skrupullt eshte kjo propagande sa cdo shqiptar ne sy te te huajve duket kriminel.Shohim politikat e Grekut,Serbeve,Kroateve ,Slloveneve e te tjere qe kur vjen fjala per vendin e tyre behen bashke dhe i harojne te gjitha ndasite.Tre dekada zgjati ceshtja e emrit te Maqedonise deri sa e bene emrin si deshen,megjithese ne pushtet u alternuan disa parti politike.Si kjo ceshtje ka plot ne historine e Ballkanit e te rajonit.Pa ndryshuar mentalitetin,ku ATDHEU, eshte mbi te gjitha ku mbrojtja e Shqiperise dhe shqiptareve te jete ceshtje e pa negocueshme ne do te mbetemi “KRIMINELE”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje