Konstituohet "në paqe" këshilli bashkiak në Peqin, Balla: Qyteti nuk duhet të jetë i ndarë mes partive politike

7 Gusht 2019, 10:28Politika TEMA

U zhvillua sot ceremonia e konstituimit te Keshillit te Bashkise Peqin. Kryetari i Grupit Socialist Taulant Balla në nje fjale pershendetese tha se halli i çdo banori duhet te jete ne zyrat e bashkise per zgjidhje.

“Ju këshilltarët e bashkisë duhet të kujdeseni që të sillni në zyrat e bashkisë dhe në mbledhjet e Këshillit, apo të institucioneve të tjera përkatëse hallin e çdo banori, propozimet e çdo lagje, fshati, komuniteti, sikletet e çdo sipërmarrësi të madh, apo të vogël.

Kryetari i ri Bashkisë Lorenc Tosku është i vetëdijshëm në ushtrimin e këtij mandati të ri për barrën e jashtëzakonshme që ai përfaqëson. 

Peqini nuk duhet të jetë i ndarë në mes partive politike, por i bashkuar në punët e rëndësishme ku patjetër unë gjej rastin të theksoj projektet e mëdha në infrastrukturë e bujqësi, por edhe vijimi i Rilindjes Urbane të qytetit të Peqinit. 

Dua ta falenderoj Kryetarin në largim Saimir Hasalla për punën e tij në katër vitet e shkuara”, tha Balla. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje