"S'ka shans që pompat e karburanteve të thithin lekët e konsumatorëve dhe shtetit, çdo trim që do të kapet do ta paguajë shumëfish”

7 Gusht 2019, 18:37Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama vijon të paralajmërojë të gjitha bizneset që abuzojnë se do të ndëshkohen dhe do të përballen me ligjin.

Rama publikon në “Facebook” fotot e një tjetër biznesi të bllokuar.

Ai shkruan se nuk ka asnjë shans që pompat e karburanteve të derdhin naftë, duke thithur lekët që u takojnë konsumatorëve dhe shtetit.

Sipas kreut të qeverisë, çdo “trim” që do tentojnë të abuzojë, do ta paguajë shumëfish.

“Jo jo, s’ka asnjë shans më që pompat e karburanteve të derdhin naftë, duke thithur lekët që u takojnë konsumatorëve dhe shtetit. Çdo “trim” që do të vazhdojë ta bëjë, do kapet dhe do ta paguajë shumëfish. Të gjithë të barabartë para ligjit #ZeroTolerancë ndaj abuzuesve”, shkruan kreu i qeverisë.

4 komente në ““S’ka shans që pompat e karburanteve të thithin lekët e konsumatorëve dhe shtetit, çdo trim që do të kapet do ta paguajë shumëfish””

  1. Mire more trim ,por pse mbas 6 vjetesh….

  2. emigranti says:

    Mire e ben me pompat e karburanteve.
    Po me furnizuesit grosiste te ketyre pompave kur do te merresh.
    Deri tani je marre me biznesin e vogel dhe te mesem.
    Kontrolli dhe rregullsia duhen kerkuar qe ne burim, qe eshte kryesisht biznesi i madh ku behen edhe dallaveret me kosto per ekonomine e vendit, por fitimprurese per keta biznesmene dhe zyrtaret e larte te korruptuar ose te kercenuar nga politikanet tane te korruptuar per shkarkim nga detyra.

  3. P Plazhi says:

    Me urdher te Partise, duhej te kishe shtuar o kaubojs Albanistami….

  4. gloria says:

    Shqiperia ka karburantin me te shtrenjte ne rajon dhe me cilesine me skandaloze…
    Kur do dali ai burr shteti qe do te korigjoje kete mizerabel qe na behet keto 30 vjet…
    Ky eshte nje HAJDUTELLIK QEVERITARESH TE BABZITUR…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje