SYRIZA: Micotaqis po përpiqet të kontrollojë gjithçka

8 Gusht 2019, 12:35Rajoni TEMA

Ne kemi një kontroll të paparë, të plotë, të të gjithë mekanizmave shtetërorë që mund t’u kundërvihen më vonë institucioneve të administratës publike dhe kjo është tejet problematike, tha kryetarja e grupit parlamentar të SYRIZA-s për Çështjet e Punës, Effie Achtsioglou në një intervistë për agjencinë greke të lajmeve, ANA.

Achtsioglou iu referua projektligjit “Për organizimin, funksionimin dhe transparencën e  qeverisë, organizmave qeveritare dhe administratës qendrore publike”, që do të votohet të martën e ardhshme në parlamentin grek.

“Ky projektligj do t’i japë kryeministrit një fuqi të madhe. Ai (Micotaqis) po përpiqet të krijojë një sistem kontrolli total duke përfshirë edhe organizmat e pavarura”, tha Achtsioglou.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje