Një 41-vjeçare është vrarë mbrëmë në Prizren nga bashkëshorti i saj. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Hysni Morina” pas orës 23:00, ka bërë të ditur policia përmes një njoftimi për media. Viktimë ka mbetur Armenda Velija, e cila është qëlluar me 15 plumba nga bashkëshorti i saj 20 vjet më i madh, i cili më pas ka lajmëruar dhe policinë.
“Njësitë e hetimeve dhe krim teknika në vendin e ngjarjes kanë gjetur viktimën si dhe 15 gëzhoja të kalibrit 9 mm. Me vendim të prokurorit është bastisur shtëpia e personit të dyshuar dhe policia ka arritur të gjejë armën e tipit revole ZIG M1, të kalibrit 9 mm si dhe 42 fishekë të kësaj armë. Dyshohet se me të njëjtën armë i dyshuari ka kryer veprën penale të ‘vrasjes së rëndë’. I dyshuari dhe viktima kanë qenë bashkëshortë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia ka bërë të ditur gjithashtu se lidhur me rastin është ndaluar në afat prej 48 orë personi i dyshimtë Bajram Velija i lindur në vitin 1958.
Ndërkaq me vendim të prokurorit të shtetit trupi i pajetë është dërguar në IML për procedura të mëtejshme hetimore. Me rastin po merren njësitë e hetimeve rajonale në Prizren.
Ndërkaq mediat kosovare shkruajnë se gruaja që u vra në Prizren është nëna e nënkryetares së AAK-së e këshilltare politike e kryeministrit në largim Ramush Haradinaj, Diellza Hotit. Hoti është edhe kryetare e rinisë në këtë parti.
Lajmin për këtë e ka bërë të ditur vetë Hoti përmes një fotografie të cilën e ka shpërndarë në rrjetin social Instagram. “Pusho e qetë në paqe mami jem, engjëlli jem”, ka shkruar vajza e të ndjerës. Mësohet se viktima ishte martuar disa vite më parë me 61-vjeçarin dhe nuk kishin fëmijë, ndërsa ka dy vajza nga martesa e parë.
Për krimin ka reaguar edhe kryeministri ende në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj.“Thellë i prekur nga vdekja tragjike e Armenda Aliut, mikes sonë dhe nënës së koleges nga kabineti Diellza Hoti. Ngushëllime familjes dhe miqve. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës! RH”.
Deri më tani mësohet se 42-vjeçarja u vra pas një mosmarrëveshjeje që pati me burrin e saj 20 vjet më të vjetër, 61-vjeçarin.
Se kuptoj pse vendosni qe ne titull te ketij krimi familjar emrin e kryeministrit te dorehequr.
Ai nuk ka fare te beje me kete krim me te cilin ju kerkoni te njollosni figuren e tij, aq me teper ne kete moment.
Ca do njollosin o Ca, thjesht kjo u be e njojtur ngaqe Ramushi e mbushi plot me pjeshka kryeministrine per ta keshilliuar,ndoshta ATO e keshillonin si ti shpallte lufte Amalerikes, Europes dhe Shqiperise , ngushellime
Pushofte ne paqe.
Grate nuk vrite as me kanun.
Ai mut me pas qene burre do tja kishte fut vedit.
gezuar kurbon bajromin………
Sigurisht “Rambo” ka desht ta emroj “keshilltare” edhe nenen e “keshilltares”. Duhet quar proqeshet perpara!!!
nana 42 vjece. sai bie te jete keshilltarja politike e kryeministrit te dorehequr?