“Pse paratë janë me prerje 50 euro dhe jo më shumë?”, publikohet video e dytë që po trondit politikën në Maqedoninë e Veriut

9 Gusht 2019, 09:52Rajoni TEMA

Një ditë pasi u publikua video që po trondit Maqedoninë e Veriut, ku tregohej skema e zhvatje së miliona eurove, gzeta italiane “La Verita” ka publikuar sot, 9 gusht, një tjetër video.

Me titullin “Rasti trondit qeverinë në Shkup” sot në mëngjes në faqet e gazetës italiane “La Verita” është publikuar materiali i ri në lidhje me rastin “Reket”.

Në të fillimisht dëgjohet biseda mes Boki 13 dhe Orce Kamçev në të cilin Bojan kërkon shpjegim pse paratë janë me prerje 50 eurove dhe jo më shumë, duke shprehur dyshimin se bëhet fjalë për ndonjë mashtrim. Aty Kamçev përgjigjet se në bankë nuk ka mundur të gjejë kartemonedha më të mëdha, raporton Tetova.

Boki gjatë bisedës me Kamçev kërkon edhe një takim, ndërsa gjatë asaj bisede dëgjohet edhe një zë gruaje, e cila i thotë Kamçevit “mos u brengos, çdo gjë do të jetë në rregull!”.

 

1 komente në ““Pse paratë janë me prerje 50 euro dhe jo më shumë?”, publikohet video e dytë që po trondit politikën në Maqedoninë e Veriut”

  1. juristi says:

    Uau sa i ngjaka atij ish deputetit te Pd-s qe eshte nga Vlora dhe e ka bere pasuriner marramendese me kollcenter

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje