FOTOT: E gjeti në vazo të lashta egjiptiane, shkencëtari bën bukë me maja 4.500 vjeçare

12 Gusht 2019, 14:07Lifestyle TEMA
FOTOT: E gjeti në vazo të lashta egjiptiane, shkencëtari bën

Shkencëtari  Seamus Blackley, pati mundësinë të piqte bukë duke përdorur një maja 4.500-vjeçare që u gjet në vazo të lashta egjiptiane.

Sipas Blackley, buka e asaj kohe është shumë më e mirë se sot. “Të përsërisnim të njëjtën bukë që egjiptianët e lashtë e prodhuan mijëra vjet më parë nuk ishte e lehtë”, tha shkencëtari .

Për të prodhuar maja cilësor, është e nevojshme të lihet jashtë një përzierje mielli dhe uji në mënyrë që të mund të mbledhë mikrobe dhe baktere nga ambienti i tij përreth.

Por mjedisi ynë ka pësuar ndryshime të rëndësishme që nga kohërat e lashta; Mikrobet e sotme ajrore janë të ndryshme nga ato të 4500 vjet më parë, që do të thotë se edhe maja moderne është e ndryshme, madje edhe maja natyrale.

“Ideja ishte të krijojmë një brumë me përbërësit e njëjtë të saktë të përdorur 4500 vjet më parë,” shpjegoi Blackley. “Aroma e kësaj majeje është e ndryshme nga çdo gjë që kam provuar ndonjëherë.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje