Njëzetetre persona, duke përfshirë pesë fëmijë janë dërguar në spital të plagosur, pasi aeroplani i kompanisë ajrore, Ural, ka bërë një ulje urgjente afër Moskës.
Kompania ka thënë të enjten se kryer uljen urgjente afër aeroportit Zhukovsky, pasi zogjtë kanë penguar drejtimin e aeroplanit.
Ministria ruse e Shëndetësisë ka thënë përmes një deklarate se asnjë prej të plagosurve nuk është në rrezik për jetë.