“U bënë gati të kapeshin me duar", dëshmitari rrëfen sherrin e famshëm Ferguson-Beckham

19 Gusht 2019, 20:58Sport TEMA

Diego Forlan ka dhënë një intervistë për “Mirror”, në të cilën ka treguar disa detaje nga sherri i famshëm midis Alex Ferguson dhe David Beckham.

Asokohe, Beckham mbeti i çarë në vetull nga incidenti, pasi u godit nga legjenda sckoceze e trajningut me një këpucë:

“Incidenti ndodhi pas një ndeshjeje kundër Arsenalit, në “FA Cup”. Ferguson nuk ishte i kënaqur, sepse Robert Pires po na ‘masakronte’. 

Gary Neville ishte jashtë pozicionit, ndërsa Beckham nuk e mbulonte atë.

Në dhomën e zhveshjes, Ferguson dhe Bekham nisën të fyejnë njëri-tjetrin. 

Çdo fyerje ishte më e keqe se e mëparshmja. Të dy donin që të thonin fjalën e fundit. 

Asnjëri nuk donte të hiqte dorë nga e tija. 

Në një moment, Ferguson ktheu shpinën, por Beckham shtoi diçka tjetër. 

Trajneri pa një këpucë në dysheme dhe me të gjuajti Beckham. 

Këpuca e goditi atë në vetull. Ishte si luftë, u bënë gati të kapeshin me duar, por në moment ndërhynë Roy Keane dhe Van Nistelrooy për t’i ndarë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje