“Arena Kombëtare” nuk është gati as në shtator, ja njoftimi i UEFA-s

19 Gusht 2019, 17:33Sport TEMA

Federata Shqiptare e Futbollit, kërkonte me çdo kusht që inaugurimi i “Arenës Kombëtare” në Tiranë, të bëhej në muajin shtator, pasi më datë 10 të muajit shtator do të zhvillohet sfida Shqipëri-Islandë.

Përkatësisht, ndeshja e raundit të pestë në grupin H, luhet në transfertë ndaj Francës, më 7 shtator, ndërkohë që ndeshja e gjashtë, luhet brenda, më datë 10 shtator ndaj Islandës.

Por, mesa duket edhe shtatori nuk është një mundësi reale. Diçka të tillë e konfirmon edhe vetë UEFA, ku në faqen e saj zyrtare në internet, është caktuar “Elbasan Arena”, si stadiumi ku Shqipëria do të presë Islandën në takimin e datës 10 shtator, që nis nga ora 20:45.

 

4 komente në ““Arena Kombëtare” nuk është gati as në shtator, ja njoftimi i UEFA-s”

  1. zambi says:

    cudi. kulla ka mbaruar dhe do vihet ne pune ne shtator ndersa stadiumi jo.

  2. Vito mashtruesi, shoku i Nikos says:

    Stadiumi behet gati ne pranveren e ardhshme. Jo perpara Prillit.

  3. pssst says:

    Keshtu ndodh kur kompania e ndertimit nuk ka asnje lloj presioni nga qeveria per perfundimin e punimeve ne kohe. Stadiumi duhet te kishte perfunduar vjet ne kete kohe.

  4. Zzz says:

    Arena mbaron kur te vije viti 2021

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje