Protestat e Hong-Kongut: Twitter e Facebook mbyllin llogari false kineze

20 Gusht 2019, 10:24Hi-Tech TEMA

Twitter-i ka mbyllur rreth 396 llogari false të Kinës anti-Hong-Kong: llogari që synojnë të mbjellin “mosmarrëveshje politike” dhe të manipulojnë perspektivën e protestave.

Në njoftimin e bërë, Twitter  nënvizon se hetimet e kryera treguan “prova të besueshme” të faktit se veprimtaria e llogarive ishte rezultat i “një operacioni të koordinuar të mbështetur nga një shtet”.

Edhe Facebook-u gjithashtu hoqi llogaritë e rreme kineze që synonin protestat e Hong-Kongut.

“Edhe pse njerëzit që qëndrojnë pas këtij aktiviteti janë përpjekur të fshehin identitetin e tyre, hetimet tona kanë gjetur se janë të lidhur me qeverinë kineze”, deklaron Facebook.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje