Tit Vasili: Shqipëria është si një i sëmurë në agoni dhe opozita ka detyrën ta shpëtoje nga vdekja

21 Gusht 2019, 14:15Politika TEMA

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, thotë se Shqipëria është sot si një i sëmurë në agoni dhe opozita ka detyrën që me çdo çmim ta shpëtoje nga vdekja

Përmes një postimi në facebook, Vasili shkruan se kriza në vend po shkatërron gjithçka dhe zgjedhjet janë i vetmi shpëtim.

Më tej ai shprehet se kriza pa kthim duhet ndalur sot sepse dimensioni i saj është i tillë sa që çdo dritshkurtësi do të ishte vetëvrasëse.

“Kriza në Shqipëri po shkatërron gjithshka.

Krizë shkatërrimtare përfaqësimi, e shtetit ligjor, e besimit, e kredibilitetit, ekonomike dhe sociale është kjo kriza e gjithëanshme dhe më e rënda e pluralizmit, që po torturon vendin.

Çdo lloj hezitimi, takticizmi apo tërheqje përpara sakrificave të domosdoshme e të paevitueshme për zgjidhjen e menjërshme të krizës është asgjë përpara efekteve të saj shkatërrimtare shumëvjecare.

Rreziku i një krize pa kthim është një fakt, është një imperative kritike dhe që kapërcen çdo lloj maxhorance.

Kriza pa kthim duhet ndalur sot sepse dimensioni i saj është i tillë sa që çdo dritshkurtësi do të ishte vetvrasëse.

Rilindja ka gatuar një krizë shumë të rëndë, që i leverdis vetëm asaj dhe qëllimeve të zeza të saj për të mbajtur në këmbë antishtetin, që e pasuron pa fund atë vetë dhe dekurajon një popull të tërë duke i lënë si zgjidhje largimin e deshpëruar jashtë vendit.

Përballja me krizën dhe rilindjen, që e prodhoi krizën është e pashmangshme.

Çdo ditë e humbur do të thotë një ditë më shumë në favor të rilindjes dhe shpopullimit kombëtar duke krijuar përfundimisht Shqipërinë me të keqe, që nuk i duhet me askujt dhe asnjë njeriu normal, por vetëm gangsterëve që kanë pushtuar sot qeverisjen e vendit.

Sot dhe vetëm sot të gjithë shqiptarët, që duan të shpëtojnë vendin, por veçanërisht të gjithë ata, që kanë përgjegjësinë të udhëheqin opozitën politike janë përpara një prove për ndershmërinë e tyre edhe individuale ndaj interesave të vendit.

Asnjë alibi nuk mund të ketë për askënd në rast se nuk e ndalin krizën sot.

Një ditë e humbur sot janë vite të tëra të humbura dhe të parikuperueshme nesër.

Qeverisja e nesërme nuk mund të ndërtohet mbi një shkatërrim pa kthim sot, sepse do bënte të pavlere e paefekt edhe qeverisjen që do të kishte qëllimet më të mira.

Shqipëria është sot si një i sëmurë në agoni dhe opozita ka detyrën që sot, menjëherë dhe me çdo çmim ta shpëtoje nga vdekja dhe jo të qajë e vajtoje mbi kufomën e saj.

Ka vetëm një ilaç, ka vetëm një kurë, ka vetëm një mjekim ai është zgjedhjet e lira dhe të ndershme sa më parë.

Shmangia nga ky mjekim i vetëm shpëtimtar, që janë zgjedhjet, do ta bënte bashkëfajtorë të gjithë…”- shkruan Vasili. (TemA)

14 komente në “Tit Vasili: Shqipëria është si një i sëmurë në agoni dhe opozita ka detyrën ta shpëtoje nga vdekja”

  1. malokëria = qenëria says:

    Ky k e quan veten edhe doktor, shkolleshumi i bythes. Dikush ne agoni ka vetem nje rruge o trap me zile, rrugen e vdekjes dhe nuk ka rob ne bote ta ktheje mbrapsht. Nese Shqiperia do te ishte ne agoni, nuk do kishte robqir ti dilte zot. Por per fatin e keq te shqipfolesve, ajo eshte thjesht me te vjella dhe bark se po nxjerr helmin shumeshekullor qe miza qe ushqehen ne bythen e kalit si ty o Petrit, trim mbi trima, nga ata qe te hane karin, i kane shkaktuar ne cdo ore te qenies se mjere te tyre. Mund te kesh para me thase nga hajduterite qe ke bere o palle, por ne picken e asaj qe te ka permjere do perfundosh. Erdhi SPAK, erdhi daja nga SHBA-ja, ik flini ca kohe me orar se edhe kushtet i keni te mira ne burg tani. Me vjen keq qe kopili i Sheqeres do i shpetoje burgut nga mosha, por mbase nuk i shpeton plumbit te atyre qe ka vrare.

  2. reptutive says:

    hahahahaha tit vasili shpetimtar i shqiperise, haaaaaaaaaa, si. me thene albana vokshi do shpetoje shqiperine, hahahahahahah

    1. vang says:

      nukme thoni ,perse eshte kaq i neveritshem ky TITI,dhe ne kete foto duket i peshtire.

  3. vickëla says:

    Merreni kete te semure dhe flakeni sepse do infektoje vendin halea.

  4. LORA says:

    Lajm i mire,,,,petja shkolle-per-lume paska ra ne koma,,,,prej “lezetit” te SPAK-ut ,8 qe po afron.Duhet me bo sehirin e komes se petja-ve te 29 viteve te fundit,,,kane per t’i nxjerre publikisht tere krimet qe i kane bere Shqiperise dhe njerezise.Uroj qe preludi i ndeshkimit te tyre te mezipritur te jete konfiskimi i cdo pasurie te paligjshme dhe rrasja,pa kthim, tek shtate penxheret.Duhet edhe pak durim.

  5. Labi says:

    Edhe me shpresen qe ngjall oppzita juaj eshte e trishte ta thuash e ta pranosh por kete vend e ka marre lumi.

  6. BLLOKMENI says:

    Tito kur na u bere edhe mendje ndritur apo hajdutet shquhen per kete gje . sepse thone qe hajduti po nuk di te fshehe mallin e vjedhur nuk eshte i zoti. Dhe e heq veten te zote por me duket se po te mbidhet litari , do te te shohim mbas nja 5 muajsh se cfare hajduti ke qene.

  7. pjeter says:

    Ju nuk jeni opozite Vasil,ju jeni canceri ne trupin e shqiperise se gjore,per fat te mire,ju jeni nje kancer qe po te luftohet pushon se egzistuari.Ilaci kryesor qe do te zhduke edhe qelizen e fundit tuajen eshte gati.Perpelitjet tuaja jane asgje tjeter veç,reaksionet e parashikuara,dhe kunderefektet 100 per 100 te perballushme te mjekimit kryesor,qe quhet SPAK.

  8. gjinua says:

    Halucinacione hepatike insuficense. Që do të thotë;marëdhënie ndërpersonale të pa qëndrueshme,ose e thënë shqip,çrregullime të personalitetit në marëdhënie me të tjerët.. Ky ka hyre keq borxh ke Mona, s’ka se si bon ndryshe, eshte i detyruar te beje zografin e Mones, ndryshe ja heq gjenitalet si presidentit. Meshirojeni dhe kuptojeni se sa ne hall eshte, mjer ata ato qe i rrine afer, gjithesesi ky e justifikon se me kane inat se do behem minister kur meta te veje koqet qe ja ka hequr mona.

  9. Lul kamarieri milardieri says:

    O zot sa te duruar paskemi qene !!!!

  10. ceni boston says:

    pirdh o pirdh

  11. blerta says:

    Deri sa ka politikane hajdut e kriminel non grata krshtu do jete, prandaj nuk e do SPAK partia e Ilir FLORIRIT……

  12. Beni says:

    Titi erdhi SPAK-u Titi.Nuk shpeton dot Titi.Te pret burgu i Reçit Titi.Mos vidhje Titi !

  13. Beni says:

    Nuk duhet te quhesh tit por qyple nam he bere si gore, çiftja bam e zagari ham.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje