Përfituan 3,7 mln euro, jepet masa për punonjësit e “Besës”, drejtoresha: Isha në delir... Sekserja e fondit: Çova dhe fëmijët e mi aty për kredi

22 Gusht 2019, 15:58Kronika TEMA
Përfituan 3,7 mln euro, jepet masa për punonjësit e

Gjykata e Tiranës la në masën e sigurisë “arrest në burg” 4 nga 6 të arrestuarit për dhënien e kredive fiktive në fondin Besa.

Në burg u la Albana Imami, Blertina Kanani, Mihal Hanxhari dhe Orkida Driza, ndërsa në arrest shtëpie, Matilda Domi dhe Esmeralda Vaso.

Sipas prokurorisë, Albana Imami, në bashkëpunim me sekserë dhe oficerë kredie, jepnin kredi fiktive, shumat e të cilave i përvetësonin vetë.

Gjatë seancës drejtoresha e filialit, Albana Imami pranoi dhënien e këtyre kredive, por tha se nuk ka qenë e vetëdijshme dhe ka qenë në delir.

Diskutime pati mes saj dhe oficerëve të kredisë, të cilët në seancë pranuan firmosjen e një numri të kredive, por që këtë e kishin bërë me kërkesë të drejtoreshës Imami.

Ndërkohë, një prej të arrestuarave, Orkida Driza, që sipas prokurorisë akuzohet si seksere, tha se është përdorur dhe për kredi aty ka cuar edhe fëmijët e saj.

“Jam e gatshme të bashkëpunojë, më kanë përdorur, unë kam cuar edhe fëmijët e mi aty”, tha ajo.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Policinë e Tiranës, pas kallëzimit të bërë nga drejtuesit e “Fondit Besa”, fondacion për dhënie kredie, se një pjesë e stafit kishin dhënë kredi fiktive, me qëllim përfitimin, si dhe kishin marrë me interes shuma të mëdha valute nga persona të ndryshëm, menjëherë kanë referuar materialet në Prokurorinë e Tiranës.

Pas një punë hetimore një-javore, nën drejtimin e Prokurorisë, mbrëmjen e së martës, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar organizuan dhe zhvilluan operacionin policor të koduar “Kredia”, duke e finalizuar me ndalimin e 7 personave dhe konkretisht:

Albana Imami, 48 vjeçe, drejtoreshë në një nga degët e filialit të fondacionit;

Blertina Kanani, 41 vjeçe, oficere kredie;

Matilda Domi, 27 vjeçe, oficere kredie;

Mihal Hanxhari, 41 vjeç, ishoficer kredie;

Esmeralda Vaso, 38 vjeçe, oficere kredie;

Orkida Driza, 41 vjeçe, me rolin ndërmjetësuese për gjetjen e personave për kredi fiktive;

A. A., 32 vjeç, me rolin ndërmjetësues për gjetjen e personave për kredi fiktive.

Gjithashtu, u bë shpallja në kërkim e një shtetasi, pjesëtar i grupit, në rolin e sekserit dhe vijon puna për kapjen e tij.

Shuma e kredive që janë dhëne nga ky staf, deri tani ka shkuar në vlerën e 2 milionë eurove dhe në përditësimin e saj shkon në rritje. Nga drejtoresha e degës, shtetasja Albana Imami, janë marrë shuma të mëdha valute me interes nga persona të ndryshëm për të mbuluar këtë skemë mashtrimi, të cilat kapin vlerën deri në 1,7 milionë euro.

(TemA)

7 komente në “Përfituan 3,7 mln euro, jepet masa për punonjësit e “Besës”, drejtoresha: Isha në delir… Sekserja e fondit: Çova dhe fëmijët e mi aty për kredi”

  1. Patrioti says:

    E njejta hostori ka ndodhur dhe neper rrethe, ku punojsit e fondacionit Besa te kerkonin 10% kesh ne dore parapagim per te aprovuar kredine. Letrat i beni vete, nuk kishte rendesi se kush ishe, cfar kerkoje..

  2. Fatosi says:

    Ooo ENVER cohu nga vari dhe fillo prap internimet e ketyre hajduteve te Kombit dhe te popullit Shqipetare
    Keta nuk marin vesh nga democracia , e kane mare per anarki dhe te vjedhim sa me shume
    Keta dua disiplin dhe diktature
    Ne nje vend kaq te vogel , dhe keta bejne gjera qe edhe ne Amerike,Europe e te tjera vende me shume kujdes behen nga idivid te vecant
    Qe ku jane ata nga numeri I popullsise dhe ku jemi ne Shqipetaret

  3. frida says:

    Keta kane vjedhur me avokatet e tyre, shikojini se kush i perfaqeson, nje koke zbathur qe ka pamjen e manikines , ku i cili do jete gjithmon prane krimeve te bujsheme. Vjedhje ne bashkepunim te paster dhe me te trete. Ti sekuestrohen pasurite nje me nje, ose do jete teater i rradhes me drejtesine.

  4. fondacioni besa banka e lul bashes ! paskan vjedh lulin e shkrete ! sa mire ja keni bo lul bashes mashtrues

  5. Bazarhesap says:

    Fondi Besa(Soros) nje tjeter OJQ,plot me horra dhe legena!!!

  6. BRSS says:

    JEMI VEND QE HAJDUTI NDEROHET DHE KETO KURVAT KAN PER TE DAL PA LAGUR SIÇ DOLI FULLANI KETU ÇDO GJE KA MAR FUND SHTET LESHI SHTET ME KURVA E KURVAR SHTET ME HAJDUT E KRIMINEL

  7. Jimi says:

    Po shkrije more mut shtet te gjithe ate administrate dhe ate organike qe merret me krimin ekonomike ! Keta horra as qe u’a ben syri ter, e as e kane ne rrefene kete mut administrat edhe kete kodosh shtet. Perderisa ky “krimb ekonomik” nuk eshte ne gjendje te parandaloje vjedhje te tilla, perse duhet te paguhet dhe jo pak gjithe kjo armate njerezish? U vodh rezerva e floririt ne Krabe, askush nuk e parandaloje!? U vodh thesari i shtetit nga Fullani, qe per kete akt “heroik” ky mut shtet i akordoje atij edhe nje medalje trimerie, te shoqeruar edhe me nje fature shperblyse prej peseqinmije Euro, pasi ato qe vodhi 7milion Euro nuk i dilnin!? U ben dy vjedhje te bujshme te thesarit te bankave ne aeroportin e RINASIT krimi ekonomike sebashku me te gjithe strukturat e tjera mbrojtesi ishin ne gjume!? Tani se fundi kapakun ja vuri fendacioni “Besa”! Pas gjithe ketyre ngjarjeve, natyrshem lind pyetja! Kur gjithe keto struktura nuk jane te afta te parandalojne krimin e vjedhjes, e perse duhen paguar dhe jo pak tere keta zaberhane !? Keta birbo jane si puna e atij qe tregojne!
    Baba, zura nje hajdut.
    Sille larte, i thote babai!
    Nuk vjen, i thote i biri.
    E po leshoje, i thote i ati!
    Po nuk me leshon ai, i thote i biri!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje