Ministria e Mbrojtjes: 200 trupa të FA dhe bashkia Lezhë mbajnë nën kontroll zjarrin në Shëngjin, asnjë banesë e rrezikuar

23 Gusht 2019, 21:51Kronika TEMA
Ministria e Mbrojtjes: 200 trupa të FA dhe bashkia Lezhë mbajnë

Efektivët e Forcave të Armatosura, në bashkëpunim dhe me bashkinë e Lezhës ia kanë dalë që për dy ditë dhe netë të mbajnë nën kontroll situatën e zjarrit në kuroren e gjelber ne Shëngjin.

Duke evituar përhapjen e mëtejshme dhe shuarjen e zjarrit në kurorën e gjelbër të qytetit bregdetar, Mnistria e Mbrojtjes bën me dije se 200 efektivët e FA nuk kanë lejuar që të rrezikohet asnjë banesë.

Kontribut i përbashkët i trupave dhe mjeteve të MZSH, pushtetit vendor, Forcave të Armatosura dhe banorëve për mbajtjen nën kontroll të zjarrit të rënë në kurorën e gjelbër të Shëngjinit.

Asnjë banesë e rrezikuar, ndërkohë që, prej dy ditësh e netësh, FA me mjete e trupa nga Tirana e Shkodra dhe bashkia Lezhë janë në terren dhe do të jenë në aty deri në shuarjen e flakëve. 

Aktualisht jane 200 efektivë nga strukturat e mësipërme të angazhuar për situatën në Shëngjin”, njofton Ministria e Mbrojtjes.

1 komente në “Ministria e Mbrojtjes: 200 trupa të FA dhe bashkia Lezhë mbajnë nën kontroll zjarrin në Shëngjin, asnjë banesë e rrezikuar”

  1. Studenti 1 says:

    Ah moj Ministria e Mbrojtjes…….po si mund te shuhet zjarri me nje ushtar me lopate apo me nje dege shkurre ne dore.
    Ku i keni helikopteret per shuarjen e zjarrit?
    Ku jane Emergjencat Civile qe i bashkuat me MM, vetem per ti rritur fiktivisht buxhetin MM dhe duke i perdorur forcat dhe mjetet e saj te cilet paguhen si ne asnje vend tjetet anetar i NATO-s?
    Gjithsesi Zoti e shpetofte Shqiperine nga zjarret, permbytjet dhe fatkeqsite natyrore…..se per politikanet tane……..Shqiperine e ka marre lumi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje