U qëllua me plumb në kokë te “Myslym Shyri”, i riu ndërron jetë në spital: 4 të arrestuar dhe 2 vëllezër në kërkim, si u përpoqën dëshmitarët t’ja ngarkonin 27 vjeçarit vrasjen e Çelajt

23 Gusht 2019, 09:56Kronika TEMA

26-vjeçari Indrit Çelaj, i cili u qëllua me armë zjarri në kokë ditën e djeshme në rrugën “Myslym Shyri”, ka ndërruar jetë ditën e sotme në spital.

Policia ndërkohë ka shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasje me dashje” në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dy vëllezër, djemtë e pronarit të vilës ku punonte 26-vjeçari, si autorë të dyshuar të ngjarjes.

Ndërkohë, janë arrestuar në flagrancë për veprat “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vertetes”, 4 shtetas, mes tyre edhe pronari i vilës.

Sipas policisë, rezulton se në ambientet e katit të parë të godinës trekatëshe, shtetasi G.K., 31 vjeç, në bashkëpunim me vëllain e tij, shtetasin A.K., 28 vjeç, pas një konflikti të çastit me shtetasin I.Ç., teknik kondicionerësh, i cili po kryente kondicionimin e vilës, ka plagosur rëndë me armë zjarrin shtetasin I.Ç., i cili mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spital.

4 të arrestuar dhe 2 vëllezër në kërkim, si u përpoqën dëshmitarët t’ja ngarkonin 27 vjeçarit vrasjen e Çelajt

Pas hetimeve të policisë ka rezultuar se ne ambientet e katit të parë të godinës tre katëshe në rrugën “Muhamet Gjollesha”, shtetasi G.K, 31 vjeç, në bashkëpunim me vëllain e tij, shtetasin A. K, 28 vjeç, pas një konflikti të çastit me shtetasin Indrit Çelaj, teknik kondicionerësh, i cili po kryente kondicionimin e vilës, e kanë plagosur rëndë këtë të fundit.

Dy vëllezërit, djemtë e pronarit (B.K) të vilës, janë shpallur në kërkim nga policia.

Ndërkohë, janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

E.S., 43 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje” në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe e municionit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.

F.B., 41 vjeç, B. K., 54 vjeç dhe L. Ç., 36 vjeç, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vertetës”, pasi dyshohet se kanë qenë prezent ne momentin që ka ndodhur ngjarja dhe nuk kanë njoftuar organet kopetente sipas detyrimit ligjor.

Dje u raportua se autor i dyshuar i ngjarjes ishte shtetasi L.V., 27 vjeç, i cili u arrestua gjatë orëve të vona të natës, por nga hetimet ka rezultuar se ai nuk është autor i plagosjes.

Nga veprimet hetimore, rezultoi se katër dëshmitarët kanë biseduar me shtetasin L.V, me të cilin kishin lidhje shoqërore dhe i kanë kërkuar që të merrte përsipër autorësinë e ngjarjes.

2 komente në “U qëllua me plumb në kokë te “Myslym Shyri”, i riu ndërron jetë në spital: 4 të arrestuar dhe 2 vëllezër në kërkim, si u përpoqën dëshmitarët t’ja ngarkonin 27 vjeçarit vrasjen e Çelajt”

  1. Go west says:

    Shikoni se eshte pa leje e pa burime te justifikuara te finacimit. Matrapikun viles dhe ne burg perjete pronaret bandite.

  2. ronny says:

    Se luan as topi. Vjen ere shpellaresh kjo pune se ata i kurdisin gjerat keshtu,,, te shpetojne 10 vete, ja rrasin nje tjetri barren. As ka dyshim qe ndonje zaptim toke eshte, se ku e gjeten pronen tek Myslym SHyri,,,,epo nese themi se po vjen pak era shtet,,, ja edhe nje rast tjeter ku shteti duhet te shfaqet qe eshte shtet,,, per ndryshe si ky i mjeri me plumb kokes do perfundojme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje