Gjatë orëve të mesditës në një nga rrugët e Prishtinës ka ndodhur një aksident, ku shkaktar ka qenë një kamion i mbeturinave.
Siç edhe është raportuar më herët, një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani”, në Prishtinë.
Aksidenti ka ndodhur mes një kamioni për mbledhjen e mbeturinave dhe disa veturave.
Ndonëse ende nuk dihet shkaku, supozohet se shoferi ka humbur kontrollin mbi kamionin.
Kjo është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, e cila ka thënë se aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.
Zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti ka thënë për Telegrafin se në aksident kanë qenë të përfshira 9 vetura dhe një kamion, dhe janë lënduar tre persona.