Rregulla të reja në BE për identifikimin e fytyrës

23 Gusht 2019, 21:45Hi-Tech TEMA

Bashkimi Europian do të rishikojë legjislacionin për identifikimin dixhital të fytyrës së qytetarëve që qarkullojnë në hapësirën e tij.

Nismat ligjvënëse pasojnë vënien në jetë të Rregullores për Mbrojtjen e Përgjithshme të të Dhënave që u miratua një vit më parë.

Sipas propozimit të bërë në Komisionin Europian, qytetarëve do të t’u njihet e drejta për të kontrolluar të dhënat e mbledhura përmes identifikimit të fytyrës dhe do t’u tregohet se përse përdoren ato.

Rregullorja e sipërcituar ndalon mbledhjen e të dhënave biometrike unike, por me ligjet që pritet të miratohen kjo gjë do të sqarohet më mirë.

Ajo vjen pas disa viteve përballjeje të vendeve anëtare të BE-së me Facebook për facial recognition, ndërkohë që Komisionerja e re, Ursula von der Leyen ka bërë thirrje për miratimin e legjislacionit të ri për inteligjencën artificiale brenda 100 ditëve të para të saj në zyrë.

1 komente në “Rregulla të reja në BE për identifikimin e fytyrës”

  1. Kim été says:

    Është shtrenjtuar gjithçka në BE. Një kuti me 13 manafera kushton 5 euro, ndërsa në Shqipëri i hanë gomerët

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje